albaniana

Poezi

Aga Ymeri

Aga Ymeri na u martue, Sall nji natë mâ s’ndêi me grue, Kan ardhë letrat për me shkue, Për me shkue n’at t’zezë ushtrí, Për me shkue e mos me ardhë, Për me mbetë nâna pá djalë ; Për me mbetë gjogu pá zot, Për me mbetë sarajet shkret. – Lamtumirë, o nânë e babë Lumtumirë…

Aga Ymeri

Aga Ymeri na u martue,

Sall nji natë mâ s’ndêi me grue,

Kan ardhë letrat për me shkue,

Për me shkue n’at t’zezë ushtrí,

Për me shkue e mos me ardhë,

Për me mbetë nâna pá djalë ;

Për me mbetë gjogu pá zot,

Për me mbetë sarajet shkret.

– Lamtumirë, o nânë e babë !

Lumtumirë, shokë e kumbarë !

Lamtumirë, ti vasha e ime !

A m’ep besë, vashë, sá po m’pret ?

– Un po t’pres-o për nândë dit.

– T’u thaftë goja ! shka po flet ?

Se s’kam rrugë veç për nândë dit ;

Por kam rrugë-o për nândë vjetë.

– Eh ! nândë vjet – tha – un të pritsha

E fat vedit mos i qitsha.

Atëherë Aga u nis me shkue.

Vrep po shkon e tym po çon,

Në luftë Aga kúr âsht rá,

Vetë u xû, e gjogu i mbet vrá.

Ç’po shkon Aga n’at robní,

Mirë tuj hângër e tuj pí,

Mirë tuj kndue me qiftelí,

Po e ndien e bija e Krajlit.

Si u mbushen, tha, nândë vjet,

Aga me gojë mâ nuk po flet,

As s’po han mâ as s’po pin,

Qiftelís mâ nuk po i bjen.

Po pëvetë e bija e Krajlit :

– Çká ké aga i Ymer Agës,

Bukë s’po han as uj s’po pin,

Qiftelís mâ nuk po i bjen ?

– Un kan pá nji ândërr t’keqe :

Shpija kalbë edhe rrëxue.

Plaku dekë edhe harrue,

Plaka gjallë por sýsh verbue,

Vashë dalë-o m’u martue.

Amanet, e bija e Krajlit,

As s’m’ i hîn-o rixhá Krajlit

T’m’lshojë nji herë e të kthej n’shpí ?

– M’ep nândë qese, se t’lshoj vetë.

– Un nândë qese ku me i marrë ?

Tash nândë vjet-o rob i xânë,

Po t’a qes-o nji dorzânë,

Po t’qes Zotin, qi m’ká dhânë,

Se shkoj n’shpí edhe kthej prap.

– Çou ti Agë e zgidh dorín,

Për trí dít t’a kapsh Ulqi’n.

Shokët e Agës kan nisë po kjajnë

Tânë po kjajshin o me lot

Si na shkoi Ymeri sot.

– Ç’kini shokë o qi po kjani

Pse po kjani shokët e mij

Se për n’mrrîshe gjallë në shpí

Se në gjetsha babë e nânë

Besën e Zotit jau kam dhân

Në hapsane kam me u xânë.

Aga Ymeri kqyr sahatin,

Thotë hanxhís shiloma atin,

I a ká dhanë podrum sokakun

Vrap tuj shkue e tim tuj çue

Për trí dit e për trí net

Mrini Aga n’vend të vet

E kur shkon tu ‘i mriz e ‘i krue,

Po gjên t’amën tuj vajtue.

– Mirë se t’gjejë mori ti plakë,

– Mirë se vjen, mor djali i rí.

– Kah po vjen mor rob i xânë ?

– Prej së zezës qasaj Spâjë,

– Ká ndoi fjalë për Aga Ymerin ?

– Aga Ymerin e kan vrá

Ká trí javë qi e kam pá.

Vetë e lava e vetë e kjava,

Vetë me dorë në dhé o mblova

E merr vaji e shkon tuj kjá.

– Amanet mori baxhí,

Ç’âsht n’at fushë qi duket zí ?

Ç’janë topanat qi po bijnë ?

C’janë kta krushq, – i ka thânë plakës ?

– Krushqt e qênit Jasman Dakës

– T’kujen nuse paskan marrë ?

– Nuse zezën t’Aga Ymerit.

– Kah âsht rruga për me dalë ?

– Hajt o del te njajo dardhë.

Aga Ymeri thekë dorín

Me m’zí n’rrugë m’a xên krushqín :

– Mirë se u gjejë, o krushq dasmorë !

– Mirë se vjen ti rob i xânë.

Kah po vjen ti rob i xânë ?

– Prej së zezës qasaj Spajë.

– Ke ndie fjalë për Aga Ymerin ?

– Aga Ymerin e kan vrá,

Ká tri javë, qi kam pá

‘I amanet qi m’a ká lânë,

Sall trí fjalë nuses me i thanë,

– Për trí fjalë e për sá t’duesh,

Hajt e fol more jabanxhí.

Ká nisë nusen me e zhgjertue :

– A ké kênë kurr e martuet ?

– E martuet, thotë, un jam kânë

Veç nji natë me burrë m’kan lânë

Krajli rob ai m’a ká xânë.

– Si s’ké mbajtë-o zí për Agën ?

Shum e letrat t’i ká çue

Letrat ti a m’i ké kndue ?

– Letrat vetë, tha, s’i kam kndue,

Por u mbushen qe nândë vjet,

Aga dekë m’thanë, e vorrue

Shpije kalbë edhe rrenue,

Plaku diq edhe harrue

E baxhija m’u verbue,

Sot kam dalë o m’u martue.

– Amanet o mori nuse,

Për me e pá Agën me sý

A thue e njef ti ndonji grimë ?

– Ku ta njof o djalë i shkretë,

Sall nji natë me të kam ndêjë.

– M’ká pasë thânë e zeza nânë,

Se e ká pasë nji shêj në llânë

Ku e ká ngrânë gjogu me dhâmbë,

Shpervol lla’n kallzoi nisha’n.

Zdrypi vasha prej koçís

Kcei a rá n’vithe t’dorís ;

– Hajtni krushq – thotë – udha mbarë,

M’ká prû Zoti prap n’burrë t’parë.

Jasman Dakës o falë me shndet

Erdh i zoti n’gjâ të vet.

N’kjoftë kysmet me m’lé nji djalë,

Tý mâ t’parin t’xâ kumbar

N’kjoftë kysmet me m’lé nji çikë,

Tý mâ t’parin të xâ mik.

Ká thirrë krajli t’bijne e pvetka :

– Aga Ymerin kush e lshoi ?

– Me qefil e lshova vetë,

Për trí dit e për trí net,

Aga Ymeri vjen opet.

Krali i zí thrret gjelatçín,

N’krye të shkallve me pré t’bín.

– Prit, or babë, për dy sahat

Ymer Agu vjen me at.

Kúr ata duelen me pá :

– Aman bij a pave gjâ ?

Ymer Aga, djalë i rí

Me nji herë aty ká mrrî,

Çika krajlit i del para.

– Mirë se erdhe Ymer Aga !

Se mue krajli kje tue m’pré.

– Ju devrije po ndigjoni :

Ymer Agën t’a lironi,

T’a lironi me nândë shokë

Kênka burrë e gjithmonë kjoftë !

By Popullore