albaniana

Poezi

Ajkuna kjan Omerin

Lum për tý, o i Madhi Zot, Qi s’jém kânë e Zoti na ká dhânë Drita â dalë e dritë s’po bân, Ká lé dielli e nu’ po xé Ça ká bâ Zot Gjeto Basho Muji ? Dymbdhetë shokë trimi i ká marrë, N’Lugje t’Verdha kúr ká dale, Djalin Shkjét i a paskan vrá. Djalin n’dhé Muja e ká shtî…

Ajkuna kjan Omerin

Lum për tý, o i Madhi Zot,

Qi s’jém kânë e Zoti na ká dhânë

Drita â dalë e dritë s’po bân,

Ká lé dielli e nu’ po xé

Ça ká bâ Zot Gjeto Basho Muji ?

Dymbdhetë shokë trimi i ká marrë,

N’Lugje t’Verdha kúr ká dale,

Djalin Shkjét i a paskan vrá.

Djalin n’dhé Muja e ká shtî

Kurrkush ngjat nuk ká qillue,

Muji vorrin tue e rmue,

Veç se zânat tue lotue,

Veç se shokët, qi po e gjâmojnë,

Veç se gurt qi po e mbulojnë,

Edhe ahat, qi e rrethojnë,

Mirë bylbylat djalin po e vajtojnë.

 dredhë Muja e n’shpí ká shkue

Nâna e djalit p’e pëvetë :

– Mujo djalin ç’m’a ká gjetë,

N’Lugje t’Verdha a thue ká mbetë ?

– N’Lugje t’Verdha nuk t’ká mbetë ;

Por ká shkue me bûjtë tu dajat. –

Bé në Zotin Mujit m’i ká bâ :

– Aman, Mujo, djalin ç’m’a ké bâ ?

Atëherë trimi ká qitë e i ká thânë :

– Me e vajtue kúr t’shkojsh për drû,

Zhurmë n’konak nuk due me m’bâ,

Se shkjét djalin t’a kan vrá.

N’Lugje t’Verdha n’daç me e pá,

Aty djalin n’dhé t’a kena shtî.

– Qyqja nâna e pá djalë ! –

Ká nisë grueja me bërtitë,

Sá shpejt jashta Muji e paska qitë.

Qyqe vetëm rrugën m’a paska marrë,

Kan xânë vend hyjt vajin për me e ndie,

Kur ká dalë ndër Lugje t’Verdha,

Atëherë hânën nâna ká mallkue :

– T’u shkimtë drita tý, o mori hânë – é

Qi s’m’a çove at natë nji fjalë,

N’Lugje t’Verdha shpejt me dalë

Bashkë me hî n’nji vorr me djalë !

Ndoshta vorri t’dyve s’na kish xânë,

Ndoshta djali ngjat nuk m’kishte lânë,

Nji vorr t’rí – por kishe cilë për brî.

Ahit t’malit rixhá i kishe bâ,

Gurit t’malit rixhá i kishe bâ,

Rrahit t’zí ndër kâmbë i kishe rá :

– Ká qillue bjeshka e gjânë

Gjith ku t’dueni vend me xânë

Por mue gropën me m’a lânë –

Se aq-e vend m’a kishin falë.

Mallkue kjosh, o mori hânë

Qysh me e lânë nânën t’pá djalë !

Kúr ká shkue te vorri i djalit

Ká pá ahin treqind vjeç,

Ahi ishte rrêma rrêma

Nja mâ t’bukrin mbí vorr qi p’e shtrî,

Mirë po pshtetet për degë t’ahit,

Pikon lodja mbí vorr t’djalit

Kan lânë kângën zogjt e malit,

Kan lânë kângën me veshtrue !

– Po a s’e din se kush ká ardhe,

Qi nuk çohesh për m’u falë,

More i miri i nânës-ooo !

Amanet, o more bír,

Del nji herë ksi burgut t’errët,

Fol me nânën qi t’ká rritë,

S’m’ké lânë kurr kaq shum me pritë ! –

Ká lshue hâna rrezet n’pyllë

Kan shkepë hyjzit nëpër qiellë,

Pvesin diellin – A e ké pá ?

– Nuk po m’lên nji ah m’a pá.

Amanet pse i lae m’u djerrë ?

Thuej m’kan mblue me dhé të zí

Drita e juej mbrendë mos me hî,

Vaji i nânës o mos m’u ndie,

Lodja e nânës o veç me m’mrî,

Mor Homeri i nânës-ooo !

A thue gjogun me t’a prû,

Del ndo ‘i herë për me lodrue,

Bjen ndër gurra me u freskue

Kërkon majet bashkë me zâna

Se tý vorrin t’a rue nâna

More i miri i nânës-ooo !

Orët e bjeshkës mâ s’und p’e ndiejnë,

Fjalën n’gojë po i a këthejnë dalë,

Zêmrën s’rrahmi i a kan ndalë,

Lott ndër sý mirë po i a krîjnë,

Ftyrën lotsh mirë po i a ‘shîjnë

Vetë e bajnë e e çojnë n’Jutbinë.

By Popullore