Ajo shkon prapa ndoshta me mija vjet. Asht përshkru në shumë e shumë mënyra. Si shembull, në një familje pata dëgju: në shtëpinë e tyne së pari asht Perëndia, së dyti asht mysafiri dhe së treti vjen familja e tyne. Ka pasë njerëz që më thoshin: "Ma parë i kisha ra allti djalin tem, se me thy Besën teme.” Asht një foto këtu që paraqet dikë që duket mjaft i hutuem në shikimin e tij e diqysh si i zemëruem thotë:
- "Çka po lypë këtu?"
Unë i thom:
- “Yt atë shpëtoi familje hebreje...”
- “S’asht gja kjo punë. Çdo shqiptar do ta kishte ba të njëjtën gja. Nuk kemi ba asgja të veçantë.”
Po jua jap një shembull të Besës.
Ishte një familje në Shkodër. Familje mjaft e pasun. Një anëtar i familjes tjetër e kishte vra një anëtar të familjes së tyne. Për këtë arsye ata ishin të detyruem me la gjakun, me vra dikend në familjen e gjakësit. Dhe, një natë, gjatë pushtimit nazist, një anëtar i kësaj familje trokiti në derën e tyne dhe tha: "Ndihmomëmi! Nazistët janë tue kërku një komunist. Po dojnë me më vra." Ata e morën atë person në shtëpinë e tyne, e strehuen atë. Në fund, e përcollën deri në kufijtë e Shqipnisë, dhe i thanë: "Të vrasim, po u ndeshëm prapë!'
Kjo është Besa.
Njëni më tha: - "A e din se ç’asht Besa?"
I thashë: "Ma merr mendja që e dij se ç’asht Besa ..."
- "Më lejo me të thanë se ç’asht Besa." – më tha. Na ishim të ulun në restorant në ato çaste. - “Në rast se një terrorist kish me hy në këtë lokal, unë do të kisha hedhë krahët e mi përreth teje, për me të mbrojtë. Lë të më vrasin mue."
Kjo ishte kulturë kolektive e një populli. "
By Norman Gershmani
