“Takim në Bari Në verën e vitit 2006 pata vendosë me shku nga Bari në Tivar. As sot nuk e dij pse. Përqafimi i Durrësit, mbas një nate lundrimi, asht ma i ambli përjetim. Por Tivarin gjithmonë e kam ndi si qytetin ma fatkeq shqiptar. Dhe kalimi ngat tij më jep një ngushëllim, më ban me u ndi ma lehtë, si me kalu ngat vorrit të një miku që e kam dashë shumë, por që kurrë nuk ia kam thanë këtë. Asht si një pendesë e përjetshme që asht strukë në një vend të thellë të qenies teme dhe si një bimë e çuditshme, as nuk rritet, as nuk thahet. Edhe ma keq e kam përjetu këtë kur i kam lexu dokumentet e…