“Ja dhe nji fytyre tjeter e ndritur atdhetari te flaket dhe shqiptari te paster, qi - si shoqi i tij i jugut Negovani – ra deshmuer i cashtjes shqiptare nga dora e anmiqvet te shqipnis. At Shtjefni lindi ne Janjeve te Kosoves me 12 Korrik 1873 dhe mesimet fillore i kreun e vendlindjen e vet, kurse ato gjymnazjare i bani ne Kolegjen Franceskane te Troshanit. Ne 1888 Gjecovi shkroi ne Boshnje ku muer udhen e meshtaris n’Urdhnin franceskan. Mesimet lyceale dhe te filozofise i kreun e Banjaluke dhe ato te teologjise ne Kresheve, ku n’ate kohe i kryejshin studimet franceskanet e rij shqiptare, e ku…