“Libri i autores Lea Ypi, “Të lirë – të rritesh në fund të historisë” nis me kapitullin e Stalinit dhe mbaron me kapitullin “Filozofët deri më sot vetëm e kanë interpretuar botën, tani ajo duhet ndryshuar”, që ësht teza e njëmbëdhjetë, e fundit, mbi Feuerbachun e shkruar prej Marxit në vitin 1845, si një skicim i veprës “Ideologjia gjermane”. Ndërmjet këtyre dy kapitujve janë bë bashkë kapitujt që, me sytë e një fëmije, vështrojnë dhe rrëfejnë, jo më botën e çudirave të Lizës, por botën e skaçudirave të Leas. Kapitulli Epilogu, në fund, ësht një rivështrim i Leas së rritur për krejt kapitujt…