albaniana

Poezi

Dashuni shputash

Qiell ba liqen. Mali i vetmisë teme Me fytyrën plot shkumë, Tue u ba gati me i ra brisk prej fraqi. Kunora lisash ba tashma rranjë. E unë tue ecë me maja flokësh. Gjithçka po andrron përmbys. Vetëm shputa me shputën, në vrap e sipër, puthen pandalshëm. Veç për këtë dashuni ia…

Dashuni shputash

Qiell ba liqen.

Mali i vetmisë teme Me fytyrën plot shkumë, Tue u ba gati me i ra brisk prej fraqi.

Kunora lisash ba tashma rranjë. E unë tue ecë me maja flokësh.

Gjithçka po andrron përmbys.

Vetëm shputa me shputën, në vrap e sipër, puthen pandalshëm. Veç për këtë dashuni ia vlen me ecë bregut të liqenit Deri në amshim.

(2017)

By Agim Morina