albaniana

Kolumne

Dhjetë mëkatet mortore të Dobrica Qosiqit

"Deri në gjysmën e viteve ’60, Qosiqi ka qenë “Jugosllav fanatik”. Pastaj nisi të ndërgjegjësohet shpejt. Nga mbarimi i majit 1968, në seancën aq të përmendur më vonë, të 14-të, të KQ të LK të Serbisë Qosiqi shprehu vërejtjen profetike: "Barbarësia e Shqiptarëve në Serbi dhe…

Dhjetë mëkatet mortore të Dobrica Qosiqit

(20 dhjetor 1930 - 12 janar 2017)

"Një popull i mjerë! Ta urresh për shkak të mendjelehtësisë dhe iluzioneve nuk është e njerëzishme; të të dhimbset - vetëm ia cyt dobësitë". Dobrica Qosiq

Më ne fund u bë nervoz, doli lëkure të vet: "Unë, babai shpirtëror i Milllosheviqit?!" u shkrua në "Nin" të 30 tetorit 1992. Nuk e bëri nervoz dhe të dalë lëkure të vet as lordi Ouen, as Alija Izetbegoviqi, as vojvoda Shesheli, as kryetari Millosheviq, as ish miku dhe bashkëpunëtori i tij i ngushtë Vuçeliqi... Në tërë botën i njohur si i prajshëm dhe i matur, kryetari i Republikës Federative të Jugosllavisë" nuk mundi të duronte konstatimin e dy gazetarëve të huaj, Qosiqi të jetë "babai shpirtëror" i Millosheviqit?! Jo, mbase jeni informuar gabim, u gjegjet ky. Kjo është e pamundur, meqë Qosiqi "gjatë gjithë jetës së vet ka luftuar nacionalizmin"!

Po: e nis (më 29 maj 1968 në Seancën e 14-tëtë KQ të LK të Serbisë) dhe e mbyll (nga mbarimi i dhjetorit ‘92, kur priti shkrimtarët serbë të Kosovës), e nis dhe e mbyll me nacionalizmin "shqiptaromadh"!

Ndërhyn gazetari Jozef Rydmyier i "Zidojce cajtung" pikërisht tek e sheh aq nervoz për shkak të konstatimit që i bëri kolegu se Millosheviqi s’është tjetër pos pjellë e tij, se ai ka dalë jo prej palltos, po prej barkut të tij, ndërhyn dhe konstaton: "Po juve ju njeh tërë Perëndimi si baba të nacionalizmit postkomunist serb, apo jo?" "Kjo është shpifje", bërtet Qosiqi i urtë, "një shpifje ordinere ideologjike! Unë nuk jam nacionalist. Unë jam demokrat dhe humanist. Dhe sakaq u bëri thirrje gjithë atyre që e akuzojnë për të dhjetë mëkatet e tij mortore: "Shkrova 18 a 19 libra dhe vë bast dhjetë apo edhe njëqind mijë dollarë me çdo të huaj po gjeti në to qoftë edhe vetëm një fjalë nacionaliste".

(Të ishte tema tjetër, qoftë edhe në paranteza, do të mjaftonte të citonim të paktën njëqind e një fjali kundër Shqiptarëve!)

Mirëpo, edhe pa asnjë hamendje e, madje, thuaj edhe pa asnjë konsideratë për "babain e kombit", për "babain e serbizimit”, për "Më të madhin Serb” "Nin"-i vetë, sapo citon bastin e Qosiqit, shpreh dyshimin: "Vërtet, a mund të fitohet ky bast? Po qe Dobrica i detyruar të mbrohet kaq me shpirt, ç’kërkon pra fare ky epitet me emrin e tij? Po ama, të jemi realë, këtij stereotipi nuk i besojnë jo vetëm në Perëndim. Vetëm ndonjë natë më parë (më 28 tetor ‘92, ne Studio B ) Dushan Miteviq pohoi plot mburrje se jo veç ai po edhe shumë të tjerë nacionalizmin e kemi mësuar nga Dobrica. Mund t’i bësh Miteviqit gjithfarë vërejtjesh, po asesi jo se nuk di ç’flet".

Argumenti tjetër, aty për aty: shkrimtari i ikur serb, Millo Dor, që tashti jeton dhe boton në Austri, fjalët e Dobricës sesi tashti ”në anën e armiqve tanë gjenden aletatët tanë të vjetër Bntania e Madhe, Franca, Rusia dhe Amerika... Po i shqetësojmë me dëshirën tonë që të mbrojmë të drejtat tona nacionale dhe entitetin tonë. Po u pengon pikërisht ajo që në Luftën e Parë dhe te Dytë e kanë çmuar dhe ngritur në ne", e komentoi kështu sipas pohimit në ''Nin”: "U habita pa masë me këto farë tone nacionaliste, meqë nuk i pritja nga një njeri që duket aq i qetë dhe aq i përmbajtur".

Një dashamirës i Qosiqit, ndërkaq, deklaroi se është zor t’i gjegjesh pyetjes: a është Qosiqi nacionalist? Për mendimin e tij Qosiqi mbase me parë do të mund të pagëzohej "tradicionalist serb", sesa "nacionalist i vjetëruar", apo, siç e pagëzoi dikush "nacionalist me fytyrë njeriu".

Dhe, mu në mbyllje të kësaj "hyrje” jo fort të shkurtër, edhe një citat i fjalëpërfjalshëm nga numri i referuar i “Nin”-it, që bën fjalë pë prova të gjalla nacionalizmi të Qosiqit, madje më së shumti e në radhë të parë kundër Shqiptarëve dhe përpjekjeve të tyre të përhershme për të qenë të lirë, të pavarur:

"Deri në gjysmën e viteve ’60, Qosiqi ka qenë “Jugosllav fanatik”. Pastaj nisi të ndërgjegjësohet shpejt. Nga mbarimi i majit 1968, në seancën aq të përmendur më vonë, të 14-të, të KQ të LK të Serbisë Qosiqi shprehu vërejtjen profetike: "Barbarësia e Shqiptarëve në Serbi dhe Jugosllavi, e kuptuar në mënyrë burokratiko-estetike si dhe zhvillimi i sovranitetit të tyre, është e pamundur të mos përfundojë në irredentizëm, në thellimin e dallimeve politike midis popujve të Kosovës e Metohisë dhe Shqipërisë e Jugosllavisë, në një konflikt permanent dhe të hapur. Dhe: "Funksionarët kryesorë politikë të RS të Serbisë dhe gjithë oratorët në këtë seancë e sulmuan dhe e gjykuan rreptë këtë paraqitje si një delikt të rëndë nacionalist, si papërgjegjësi shoqërore dhe si gënjeshtër politike", kështu që Dobricës, që atë ditë, iu ngjit etiketa e "nxitësit të nacionalizmit dhe mbjellësit të urrejtjes".

"DIELLI ËSHTË LARG"

Nuk e vura këtë mestitull me ndonjë paramendim cinik e qëllimkeq për vetveten tonë, ku qemë, edhe pse më te varfërit dhe më të pazhviluarit, nxituam dhe, këtu të paktën, dolëm të parët ne Jugosllavi: ia përkthyem romanin e parë "shkrimtarit shtetëror dhe ideologut partiak" (Branisllav Miliosheviq) Dobrica Qosiqit, "Dielli është larg”. Jo. E mora të thuash si një fatalizëm të tij, që e ndoqi në të gjitha synimet e jetës, në të gjitha lakmitë, ambiciet, planet, gjithë ç’bëri jashtë letërsie, le që edhe ajo "s’është pa gjë” për vete e për kombin e vet: dielii, vërtet, mbeti larg.

E pyeti gazetari vetëm ndonjë ditë para se ta "shfronësonin" në mënyrën më rrugaçërore e të panjerëzishme nga kryetarllëku i “Shtetit jugosllav": me gjasë ju po hiqni dorë nga angazhimi që keni ndjekur me dekada? Jo, tha Qosiqi. Unë nuk heq dorë nga e kaluara ime, as nga përgjegjësia letrare për jetën dhe fatin e shoqërisë dhe te kombit të cilit i përkas.

Më poshtë, shtoi: "Unë kam drojë nga fjalët e mia"!

Pa koment.

Ndërsa në Tribunë në Budva bëri edhe një tjetër pohim indikativ, që flet vetvetiu. Tha: "Kam drojë të gënjej përsëri" ("Borba", 12 qershor 1989).

U tha atëbotë se kjo është e para herë, pas njëzet vjetësh, që Qosiqi flet me lexuesit e vet. Mirëpo, edhe para Budvës, ne ato dhjetë mbrëmjet me radhë, nga 15 deri 23 maj 1987, në ato mbrëmjet letrare të Shoqatës së Letrarëve të Serbisë për zgjidhjen e "më të madhit problem të Jugosllavisë - Kosovës", foli, po, po ashtu, Qosiqi:

"Nuk e kam ndërmend që në këtë mbrëmjen e nëntë letrare të Shoqatës së Letrarëve të Serbisë "Mbi Kosovën për Kosovën”, shfrytëzoj rastin për eksplikimin e një pasqyre të përgjithshme për këtë çështje vitale të popullit serb dhe këte çështje vendimtare të Jugosllavisë".

Nën titullin "Sa e kemi vetë fajin?”, në "Knjizevne novine", ja ç’veçova si të domosdoshme për t’u vënë në pah nga kjo fjalë e tij:

  • Po i bëj vetes dhe juve disa pyetje pa të cilat, ma merr mendja, nuk mund t’i qasemi gjetjes së zgjidhjeve të logjikshme të dramës kosovare, pyetje të cilave duhet t’u gjegjemi me ndërgjegje, vërtetësisht dhe me kurajo, pikërisht ashtu siç e kërkon tragjedia e popullit serb në Kosovë e Metohi, kjo, përkah të qenët pa shpresë, disfata jonë më e rëndë nacionale pas 1813-tës.
  • Zgjidhja e problemit të Kosovës është sfidë e rë vendimtare e popullit serb, e cila, përkah pesha, kompleksiteti dhe rrjedhojat, mbase mund të krahasohet me sfidat tona të viteve 1914,1915 dhe 1941..
  • Kosova është sfidë në të cilën populli serb para Evropës dhe para botës do ta dëshmojë sërish pjekurinë e vet historike, shkallën e qytetërimit, potencialin demokratik, vizionin e saj politik të ardhmërisë së hapësirës ballkanike. Ja që koha na është tretur përgjithmonë dhe ndoshta na ka shteruar tërësisht.
  • Gjithë ajo që ndodhi me popullin serb në Kosovë e Metohi dekadave të fundit është bërë në saje të përçarjes shptrtërore e morale që përshkon shumë thellë gjeneratat e sotme, përçarje e blerë për pushtet, për emancipim të rremë dhe prosperitet sa për sy e faqe, përçarje e mbështetur mbi traditën e mashtrimit e të tradhëtisë tradicionale, ndryshe traditë kjo shumë e fuqishme e truallit tonë.
  • Ne jerni popull i cili, për të ekzistuar, ia ka dalë të mundë të mëdhenjtë, por të cilin e shkelin lehtë të vegjëlit. Për të tilla disfata dhe fatkeqësi të mëdha, e kemi ne vetë fajin më të madh (...) me atë pasionin për vetëshkatërrim dhe vetëçhistorizim.
  • Më i madhi armik ynë gjendet në ne.
  • Na nevojitet medoemos një kritikë e pakursyer e gabimeve tona, i kemi më se të domosdoshme të vërtetën për vetveten, sepse pa këto nuk mund ta ndërtojmë assesi ndërgjegjen, që nuk e kemi, për të nisur rindërtimin tonë shpirtëror e moral, pa ç'gjë nuk ta zgjidhim asnjë nga çështjet tona nacionale e shoqërore.
  • Sado e vështirë të jetë kjo për ne, do dalluar mitet nga realiteti; pasionet nacionale, po i patëm ende, duhet t’i harmonizojmë me fuqitë dhe kushtet tona; të kaluarën për hir të së tashmes nuk guxojmë ta harrojmë, mirëpo ardhmërinë nuk guxojmë ta kushtëzojmë me të kaluarën etj. etj.

Dhjetë mbrëmje "letrare" të shkrimtarëve serbë "Mbi Kosovën” dhe "për fatin e Serbëve në të, me nga dhjetë shkrimtarë dhe, për çdo mbrëmje, nga një që i hapi dhe i priu, me këtë radhë, deri te i nënti, Qosiqi: Aleksandër Petrov (ato ditë kryetar i Shoqatës), Millan Komneniq, Adam Pusllojiq, Dragomir Brajkoviq, Sllobodan Rakitiq, Lubomir Simoviq, Rajko Petrov Nogo, Matija Beçkoviq. Dhe, si majë, për fund, pas Qosiqi - tash i ndjeri Miodrag Bullaloviq.

TË GJITHA TË METAT E QOSIQIT

Çfarë s’u tha e s’u shkrua për Qosiqin në periodikun serb nga Serbët! Tavolinën e -'i plot e përplot me artikujt kundër tij (si shkrimtar, që nuk i mohohet!)... deri te numri 519 i "Dugës" (22 janar 4 shkurt 1994), me titull bombastik në mbulesën e ilustruar: "SMRTNI GRESI DOBRICE COSICA" (Mëkatet mortore të Dobrica Qosiqit) dhe titullin e madh mbi portretin e tij me sy që shikojnë diku askund larg: "Deset Cosicevih smrtnih grehova" (Dhjetë mëkatet mortore të Qosiqjt), frymëzuar nga "Bibla".

Ja vetëm ca nga mëkatet e të metat që ia shohin Serbët Qosiqit: Millenko Vuçetiq në "Srpska rec" (13 prill 1992): "Autor i librave mbi kohët e vdekjes, po hartues i programit për kohën e së keqes, njeriu më përgjegjës për shfaqjen dhe ekzistencën e kobshme të Sllobodan Millosheviqit, si dhe për terrin që bashkë me Sllobodan Millosheviqin e ka rënduar popullin serb.

Po ai dhe po aty: "Marrëzia, absurditeti se Serbët fitojnë në luftë e humbin në paqe (thënia e njohur e Qosiqit R.K) ndihmoi që serbët të humbasin edhe në luftë.

Po ai dhe po aty, edhe njëherë: “Politika të cilën ky besnik, bastard dhe mekatar (tre romanet e tij të ciklit "Kohë e vdekjes" mbajnë titujt: "Vernik" Besniku, "Otpadnik" Bastardi dhe "Gresnik" Mëkatari R.K.) e ka ndërtuar dhe ua ka imponuar të tjerëve me dekada, së pari policit stalinist Aleksandër Rankoviqit, e pastaj pionierit neostalinist Sllobodan Millosheviqit, përjetoi disfatë të përgjakshme dhe perfundimtare.

Dhe, fare në fund, pasi ia konteston deri edhe opusin letrar tek e vë në parter, në përdhesë të letërsisë se popullarizuar, duke ia numëruar dështimet e shumta, shkrimtari i ri Milenko Vuçetiq bën "bilansin" e kontributit të Qosiqit për serbizmin: "Nga gjithë ç’i solli Qosiqi serbizmit, më së shumti do të qëndrojnë varret e panevojshme serbe (... Mëkatari i madh nuk mund të lahet me një gjest të vockël").

E shkrimtari tjetër, jo veç miku më i madh po edhe "rivali" më dinjitoz i Danillo Kishit, Mirko Kovaçi, i mërguar nga "parajsa e re serbe", në intervistën e tij për "Borba''-n (12-13 shtator 1992), tek u pyet ta vlerësonte rolin e ri të Qosiqit, u gjegj: "Mendoj se ai është njeri që gjithmonë ka gabuar dhe gjithmonë ka mbajtur anën e shtrembër. Nuk ka pasur të drejtë as atëherë kur e ka dashur Titon, kur ka lundruar me të, as atëherë kur është bërë antititist. Nuk ka pasur të drejtë kur është përpjekur për policinë e Rankoviqit e të Peneziqit dhe kur shkroi tekstin "Vdekja mbi kalin e hekurt” me rastin e vdekjes së Peneziqit. Deri ke ajo se është shprehur s’ka si bën më mirë për Millosheviqin. Tregimi për Qosiqin është tregim tragjik mbi një politikan të dështuar e shkrimtar me prirje".

Momçillo Gjorgoviq në "Borba" shkruan se rrallëkush në Ballkan ka thënë fjalë më të rënda për populim e vet seç ka thënë Qosiqi: "Ç’është Serbi sot? Bahati rajetin! (një "rajë" fodull, hundëmadh, arrogant, kryelartë, mendjemadh, krenar, madhështor R.K.) Njeri që harron turpin. Në këtë vend, liria e ka gjetur dëshminë e vet dhe shprehjen e vet spontane në batakçillëk. "Kombet historike" janë fatzeza dhe nuk durohen. Ato edhe disfatat e veta i shndërrojne në lavd. Sedra historike është cilësi e çdo Serbi me mend e pa mend".

"MENTORI I POPULLUSIT KONSERVATIV”

E kani të vështirë, vërtet, të sistemoj gjithë ato opinione aq të skajshme për Qosiqin nga burime e autorë nga më të ndryshmit. Deri ke, fjala vjen, kolumnisti i njohur serb Milio Gligorijeviq, i cili regjistron deri mallkimet më të reja dhe më aktuale që dëgjohen këtyre ditëve në popull, duke u "fërkuar", domosdo, edhe me Qosiqin.

Mallkimet më të reja (të vjetra) serbe, sipas Gligorijeviqit, janë:

  • Të ndjektë Slloba, e të hedhtë Vuku!
  • Vafsh i çakërdisur nëpër mitingje!
  • Të marrtë politika e turbullt!
  • Dhashtë Zoti e të mbroftë Dobrica Qosiqi!

Branisllav Millosheviqi, publicist që arriti deri postin e ministrit për kulturë në Serbi, një shenjë kohe, botoi nëpër organe të ndryshme një shkrim mjaft të gjaië, dalë nga analiza e përkorë që u bëri paraqitjeve dhe qëndrimeve të Qosiqit brenda njëzet vjetëve të fundit. I quajti këto "Batica dhe zbatica" të Qosiqit dhe tërë këtë e pagëzoi si "Rasti Qosiq", apo "Fenomeni Qosiq", njeri që nga posti i shkrimtarit më të përkëdhelur të "oborrit", domethënë të shtetit e të Titos, nga ideologu më i çmuar i Partisë/Lidhjes Komuniste, kaloi e u bë disident dhe viceversa. Edhe njëherë, këto vitet e fundit, thotë, bëri një "mbrapa-ktheu!"

Kritikët e Qosiqit, pohon, e akuzojnë me të drejtë se ka tradhtuar gjeneratën e vet dhe vizionet e saj. E akuzojnë se është politikan hipokrit dhe doktrinar i kulluar. Pastaj; "Angazhimi i Qosiqit pë "kauzën serbe", objektivisht më shumë ka dëmtuar se ndihmuar zgjidhjen e problemeve autentike të popullit serb. Kjo është saldoja e gjorë e retorikës së tij të flaktë”.

B. Miliosheviqi këto batica e zbatica të Qosiqit, dështimet dhe disfatat e tij në jetë, i shpjegon duke cituar vetë fjalët e Qosiqit, me të cilat ai orvatet të "arsyetojë", si Pilati, dështimet e tij:

"Po mirë, pa të shikojmë tashti nga fundi i ardhmërisë sonë të lumtur, çfarë jemi ne sot, ne themeluesit e saj, besnikët, ithtarët, bastardët, përcjellësit, shfiytëzuesit?", pyet Qosiqi dhe përgjigjet: "Vetëbesimin e kemi pasur më të madh se dijen, egoizmin më të madh se idealin e moralin, qyqarinë qytetare më të madhe se dinjitetin kombëtar".

Dhe, më një vend tjetër: "Ndër Serbët edhe në të kaluarëa më shumë ka pasur gjeneralë se ushtarë, më shumë kryetarë partish se anëtarë, mirëpo sot ka strategë, shpëtimtarë dhe prijësa të komibit, të cilët në çdo konferencë shtypi krijojnë nga një shtet, më shumë se ç’ka pasur kurrë ndonjëherë. Dikur kemi pasur më pak armë e më shumë shpresë, më pak dije e më shumë moral, më pak të shkolluar e më shumë të punës, më pak të pasur e më shumë trima, më pak armiq e më shumë miq. E sidomos më pak iluzione!"

Po portreti i Qosiqit?

Telegrafikisht: Njëherë komisar partizan. Pastaj ushtar i Revolucionit. Mandej bastard i tij. Me jo pak epitete që e shoqëruan deri këto ditë, kur ka rënë në heshtje e nuk ndihet më gjallë: "gjithë jetën ka plasur për pushtet", "ka bërë çmos për të", "shpif kundër popullit të vet se nuk ka vetëdije civilizuese", "e shpall veten shpëtimtar të turmës së retarduar serbe", "arsimues të këtij mileti primitiv", "joshës të kohës së vdekjes", "mentor të popullit konservativ serb".

(Revista "Forumi", 1994)

By Ramiz Kelmendi