albaniana

Artikuj

E Drejta e Kanunit Shqiptar dhe e Drejta Romake

E páshprehme e pothue gadi e lânun pá nji emën të vet (si kuptim fare paranik) mbet ndjesija e liris personale në shkallë të ndryshme (gmeja, djali, burri i martuem, i zoti i shtëpís): por gjithmonë në mënyrë qi kurr mos të pranohet ndonji trajtë sklaverije, ose robnimi të…

E Drejta e Kanunit Shqiptar dhe e Drejta Romake

Lekcion i mbajtun përânë Institutit Mbretnuer të Studimeve Romake në Romë me 27 marc 1942.

Kúr vjetën qi shkoi, 1941, tue u hapë epopéja e prendëverës fitimtare, mbi rrethin vigan të Alpevet Shqiptare, u grumbulluen kërcnuesa dhe mirë t'armatosuna, e sidomos plot sigurí për pozitat e veta pá krahazim mâ të forta ushtrít Serbe, divizjone të pakëta por të pà tranduna t'ushtrís s'onë, tue bâ qëndrésë në fushën e vogël mes Shkodre, malevet e lugut të Drinít, u a ndalën hovin edhe i shpartalluen.

Porse balli ishte i pá masë, pusít mund të mbësheheshin kumos, çetat tue u përshkue mund të baheshin të rrezikshme.

Atëherë te e vona u mbush dishiri i fisevet të malit, e çdo nieriu ju dha nji bukë e nji pushkë. Mrekulli, për tri ditë, nji popullsí parake qi s'ka telegrafë, radio, hekumdhë, automjete, rmgë, qi kurr s'bani provë mobilitimi, u gjet n'armë mbas prijes së krenvet të fisit, gadi me luftue për kufijt e vet; xuni qafat, i mbajti guximshim, i lau edhè nji herë me gjak të vetin, por shum mâ tepër me atë t'anmikut të motit.

Çudí? Mrekulli? —  Aspak, për ata qi e njofin organimin e fort të fisevet malsore shqiptare, dishiplinën e mrekullueshme qi i drejton në rasë rreziku, shpirtin heroik qi frymzon psikologjín e këtij populli.

Ky organim, kjo dishiplinë, ky shpirt heroik, me të gjitha parimet qi janë porsi ligjët e tyne, me të gjithë rregullat praktike qi drejtojnë zbatimin e tyne, në gjuhë lakonike shqiptare përfshihen në nji fjalë të vetme: Kanuni, ligja e të parvet.

Mikpritja e përmallshme e malsorit shqiptár, tip i vërtétë "bujari të vorfén", i cili kishte me u a hjekë vethes, gravet e fëmijëvet të vet, edhè mâ të mbrâmën kashatë bukë për të ja shtrue "me krypë e me zemër" mikut të shtëpís, e kishte me e lânë shtëpín të shuhet prej pushke, edhè t'i vêhet ferra prej praku e nd'oxhak, përpara se me e lëshue mikun ndorje s'âsht tjetër veç se nji nye e këtij Kanuni.

Prej si frymzue, besnikija shekullore e "kafazavet" shqipëtarë, të njoftun ânë e mb'ânë Lindjeje: prej si, gojtarija e rrebtë e e fuqíshme e pleqvet e e krenvet, të mbledhun okoll në kuvend, tue i lânun armët kryq\ prei si ceremoniali i imët e poetik i darsmavet, gjith i përshkuem në veshtrime të mistershme.

Gjith jeta e malsorit shqiptár, mendesíja, gatshmenija për flijim të jetës pá ngurrue kúr âsht punë ndere e detyre, marrëdhân'jet e tija familiare, kontratat, grindjet, gjakmarrjet, pjesëmarrjet e tij në politikë të mbrendëshme e të jâshtme —  të gjitha janë rregullue prej këso ligje: gjithshka âsht Kanû, i trashiguem prej të Parvet, mâ i páshlyeshëm se po t'ishte i shkrîm në dymbëdhetë pafta prej brunxi; kurrkush nuk e ká shkrue, por kurrkush s'ká për t'a shlye kurr nga shpirti i Shqiptarit gjersá nji popull shqiptár të jétë, si qè qysh tash tridhetë qindvjeta n'atë breg t'Adriatikut.

Kuptimi i naltë moral e qytetár, shpirti heroik qi e frymëzon ketë ligjë gojdhânore, e vetmja qi u ruejt gjer sot n'Europë, na kujton vetvetiu vjetërsín klasike, e sidomos ata "antiqui mores" romakë e ato ligjë qi prej sish u lindën, e na fton me studjue, ç'ndikime mund të jénë mes tyne.

Kúr fuqís së Romës, së shtrîme nji herë e mirë në breg linduer f Adriatikut, ju desht me organizue popullsít e ndryshme Illyrike qi përbâjshin kolektivitete individuale —  të dallueme mâ fort si grupe etnike me banesa jo gjithherë të pá luejshme, se sá porsi krahina me kufîj të caktuem —  shtini në punë edhè këtû, me atë urtí të vetë praktike, nji sistemë administrore si e lypte natyra e kombit tashmâ të bashkuem me fatet e Perandorís.

U vendosen nji Prefekt për Illyrikun, koloní romake e kështjelle qytetarësh romakë, legjone, kohorte, "alae", me selí të caktueme; por aj organizim qi na sot kishim për t'a quejtë komunal e gjygjsuer, qè aj qi urtija e ekuiteti romak kishte sendërgjue së paku qyshë ndë kohë të para të Republikës për provincet e Siqilís, t'Afrikës, të Spâjës, të Galís, me shteg të hapun mâ së miri për bashkëpunim mes auktoritetevet prokonsullare e auktoritetevet vêndse për dobí të përbashkët, për sigurí mâ të plotë të të drejtavet të vêndasvet.

Çdo krahinë e kishte qândrén e vetë tregtare në kryevêndin e parë o në të dytin, ishte organizue në nji "conventus juridicus", të përbâm nga fisnikët, nga nierzit me rândësí e nga gjygjtarët vendas, e ndër koloní o gadi-koloní, kû elementi romak ja kishte xânë vêndin për nji pjesë të madhe të përparshmit, në "conventus civium romanorum".

Prefekti metodikisht e shetitte dhén, e me u ndalë për inspektim ndër kryevênde të ndryshme, e mblidhte " të vendit me të cilin mirrte në shqyrtim çâshtjet, sidomos të së drejtës civile, mbas rregullavet qi aj kishte paracaktue me nji "edictum", por qi temeloheshin mbi të drejtën romake, mbi kuptime juridike vêndse e mbi "jus gentium”', veçanisht për procedurën, punonte gjânas, nemos ndoshta vetun, instituti i "recuperatio çdo qytetár vêndas qi paditej në gjygjq jus) nga nji romak, e anasjelltas, kishte të drejtë me zgjedhë nji farë xhurije mprojsash, të quejtun " qi kujdeseshin për zgjidhje të drejtë të gjygjit n'interesë të të paditunit.

Ma vonë, d.m.th. që nga periudha e perandorvet Illyrikë e tektej, e sidomos që prej kohe së Konstantinit, "conventus" shkoi tue fitue randsí gjithmonë mâ të madhe sá me i gjá nji farë parlamenti provincjal, me të drejtë t'i paraqesë qeverrís perandorake ankime e përmirsime për t'u bâ.

Kësi "conventus", historíkisht na njofim tre juridikë (Salona, Narona, Scardona)e nji "civium romanorum" (Lissus, Lezhja e soçme), por mund të xâmë se edhè tjerë kanë qênë në qândrra tjera.

Dekadenca e Perandorisë Romake-Bizantine njimend pruni me vedi nji regjim qi shkonte tue marrë përherë e mâ nji fizjonomí feudale, natyrisht vetëm ndër qândra, ndërsá popullsija illyrike gjithnji e organizueme në fise, mund të besojmë se shkonte tue fítue autonomí për herë e mâ të madhe kaq sá me mbërrijtë m'u qeverisë në vedi mbas traditavet ethnike, ndoshta pjesnisht të ndryshueme prej zakonevet të prûme prej Romakvet.

Fjala "tribú" shepsh e përdorun nga albanologjt, vret pak si keq, dhe nuk e paraqet mirë kuptimin e "fisit" qi âsht nji tok familjesh prej nji rrâjet. Fisi i përgjet gjithsesi asajë qi Romakët e quejshin " gens", si mirë e difton Prof. Carlo Tagliavini në veprën e vet të çmueshme "L'Albanese di Dalmazia".1Fireuze, Olski, 1937.

Vershimet barbare, sidomos slave, n'ânë tjetër, i zhdukne popullsít illyrike nga fushat, nga lugjet e nga bregoret, që prej veriu e deri në Grykat e Kotorrit, edhè ushtruene nji ndikim në konstitucjon të fiseve illyrike, tue shtî në tê, me shum gjasë, dishka prej konstitucjonit të vet qi nuk ishte fort i ndryshëshëm; por nuk mund të mohohet gjithsesi, se edhe konstitucjonet slave mund të kenë ndie nji ndikim të fort nga konstitucjoni illyrik, e, me ânë të këtij, ndoshta edhè nga kuptimet juridike romake.

Venediku, tue xânë vênd ndër bregore që prej Kotorri e në Vonice, gjet aty qytete mâ së forti të latinizueme, shum a pak si ato të Dalmatís, do qytete shqiptare mâ mbrendë e do kështjelle me rrethe të veta të qeverrisuna feudalisht nên zotní bizantinë, slavë o napoletâj të shqiptarizuem fare o gadi, ose edhè shqiptarë prej fisi.

Vetëm aty këtu, ndër dokumentime të kësajë kohe o t'asajë fillë para kësoje, na dalin do lajmime si në mjegull mbi disá físe baritore o luftarake qi qeverrisen në vedi po n'atë mënyrë të kompanjivet "di ventura" të cillat n'atë kohë n'Italí përbâjshin komunitete fare të pavaruna e endacake qi hîjshin lirisht në shërbim të njenit o të tjetrit zotní: kështu edhè këto físe, transumante për nevojë ushqimi, i shpëtojshin çdo sundimi qeverritár, e, të mësueme si ishin në nji jetë t'ashpër e luftarake barish të lirshëm, i paraqitshin shërbimin e vet ushtarak njenës o tjetrës qeverrí.

Për këto, kurrgjâ s'diejmë me të sakt nga pikëpamja konstimcjonale e juridike, por ká shum gjasë qi të jénë qeverrisë me nji statut e nji kod gojdhânuer jo të shkruem e gjithnji i lidhun, me njën' ânë me psikologjí të fisit, e n'ânë tjetër me konstitucjonin qi i pat pasë dhânë Roma it.

Kësi lloji ishin físet e Hotit, të Kastratit, të Kurbinit (nji ndër ma të moçmet qi njifen qyshë në kohë illyrike e romake), të Redonit.

T'u zhdukmen me pushtimin tyrk popullsít qytetare latineshqiptare edhè zotnít vêndas, krahina malsore e páshtegtë mbet plang pothue i pávarun i këtyne fiseve, të cilat medje u hapne dhe në krahinat qi përpara sundoheshin me dynastí feudale, si ato të Zotnivet të Pulëtit, të Spâjvet, të Dushmanvet, të Dukagjinvet e të Kastriotvet.

U trajtue kështu nji krahinë e haptë nên zotnimin e naltë të Stambollit, pothue zyrtarisht e pávarun prej Kanunit të Sultan Sylejamnit, e e rregullueme me nji kanû të vetin gojëdhânuer, qi njifet me emnin, tashmâ të famshëm, të "Kanunit të Lekë Dukagjinit". Por do t'ishte shum mâ e përshtatun me e quejtë "Kanuni i Malsivet Shqiptare".

Në shka ká të njinjishme ndër fise të ndryshme, ky kanû përmbahet sidomos në nji systhem parimesh morali qytetár e së drejte konstitucjonale të shprehun në nji trajtë edhè mâ të përmbledhtë se ligjët lakonike të XII dërrasavet, e kaq të gjalla n'atë stilin e tyne metaforik por të téjpashëm, sá me mujtë m'u vû krahas me ligjët metrike të sá vendeve tjera.

Kanuni jo vetëm mund u shpëtoi përpjekjevet t'unjisimit administruer e ligjuer të perandorís turke në qindvjetën e mbrâmë të jetës së kësajë, ndihmue nga interesimi i fuqívet europjane qi e mbajshin porsi nji mjet për të ruejtë autnomin vêndse shqiptare, e sidomos prej lidhjes qi kishte me psikologjí të popullit: por edhè mbassi u ngreh nji shtet shqiptár e u pajís me kode e me ligjë, físet e malevet vazhduen praktikisht tue u qeverrisë mbas rregullavet të Kanunit, në kundërshtim me ligjët.

Mjerisht studjuesat vetëm prej fundit të shekullit të kaluem fílluene m'u interesue për tê më nji mënyrë pak systematike, prandej pak njoftime kemi qi të na mbushin gollën qi mbet në periudha të plota shekullore të historís së Kanunit.

Âsht mandej punë mjaft e dyshimtë se u bâ nji përpilim zyrtár në mënyrë kodifikimi në kohë të Lekë Dukagjinit, si mendojnë disá, tue u pshtetë n'atë emën të rendomshëm të "Kanunit të Lekë Dukagjinif; përpilime përmbledhsash privatë u bânë aty këtu, por, natyrisht, asnji e plotë, as ajo, ma e gjâna ndër të gjitha, e Atë Gjeçovit.

Diehet se, kúr na bje në sy nji analogji mes Kanunit të Malevet shqiptare e së drejtës së njij populli qi u përpoq me to, do të dyshojmë gjithmonë mos âsht nji analogjí e përftueme ndër dy qarket pávarsisht pse ndër të dyja e lypte gjendja e punvet, pse ndër të dyja ishte kultura në nji shkallë, ndër të dyja mënyra e të jetuemit ishte e njillojshme.

Por mbetë gjithnji studim i interesantshëm jo vetëm aj i varunivet mes njenitjetrit, por edhe aj i gjasimevet psikologjike; mun ndoshta, për do rrjedhime shpirtnore, gjasimet janë mâ t'interesantshme e të randsishme se vetë varunit.

Jurisprudenca e Kanunit temelohet mbi nji kuptim moral krejt të veçanët të njij populli, më si duket, fisnik e krénár, qi si dritën e syvet i këqyrë dinjitetin, pávarsín e nderën personale —  vetí këto qi ky popull nuk i merr n'atë kuptimin e tyne të dukshëm e të jâshtëm aspak mâ tepër se në përmbajtjen e tyne rrajësore, si virtyte të vërtéta.

Mrekullohet djali shqiptár, tue gjetë gjith atë gjasim me psikologjín e trashigueme prej së parësh kúr hîn me studjue, mes shkrimevet të përpunueme t'atij përfaqsuesi mâ fisnik të ndershmenís romake qi âsht Ciceroni, po e xâmë traktatin "De Officiis”, kû në librin e parë gjêjmë si nji vizatim të bukur qi na përmbledhë idealin e virtytevet të moçme romake.

Thotë, ndër tjera, Ciceroni se, "rreth detyrvet, nuk mund t'ipen rregulla të qindrueshëme, të pándrrueshme, të përshtatuna me drejtimet e natyrës, veçse nga âna e atyne qi mësojnë se vetëm ndershmenín do të kétë njeriu parasysh". "Me ketë dëshir qi të njofim të vërtétën, bashkohet nji lakmí e fórtë pávarsije, kaq sá nji shpirt të cillit natyra t'i kétë falë shka i ká hije, s'ndigjon t'i shtrohet kurrkuj përveç atij qi e mëson e atij qi ká auktoritet të përshtatun e të ligjshëm: docenti aut utilitatis causa iuste et legitime imperanti". "Arësyeja e natyrëshme na thotë se mâ së forti do të këqyret hijeshija e rendi ndër ijalë e ndër të bâme e se do t'u ruhemi vepravet të págjashme e të zburmueme; e për mâ tepër në çdo të menduem e të bâm, kurrgjâ nuk do bâ tue shkue mbas epshi: tum in omnibus et opinionibus et factis nequid libidinose aut faciat aut cogitet".

Le të krahasohet tash ky kuptim i ndershmenís romake me atë ndjesin e nderës kaq të gjallë në shpirt të çdo malsori shqiptár, qoftë edhè mâ i vorfni e mâ i panjoftuni. Pá dyshim, për tê ndera do me thânë qi edhe atij gjithkushi do të ja këqyrë njâshtu si i përket mbas zakoni, edhè kësaj së drejte ai din me i dalë zot tue i shkrî pasuní, familje e jetë. Por në kërkofshim cilla âsht konkretisht ndera në kuptimin e tij, tue e pëvetë kê aj njeh për nieri i ndershëm, sigurisht, si të mendohet paksá, aj do të dijë me përgjegjun: i ndershëm âsht aq sá trimi në zâ kah pushka mizore, njaj burr i matun e i urtë, njaj qi s'i hin kuj në hak, qi kurr e për jetë íjalën e dhânme nuk e ha, besën e ndorën nuk e çartë, mikun nuk e lëshon; njaj qi âsht gjithmon gadi për detyrët e veta qoftë për në kuvend, qoftë për në luftë: njaj qi pá çue forta, pá marrina e pá ndrrue si hâna, difton drejtpeshimin e atij qi vendin e zapton, e âsht përâshtû i dêj për atë dinjitet e pávarsí qi i përket burrit; ndërsá njaj qi këtyne detyrave nuk u rrin, njehet i zburmuem, me njeshë xhubletën e m'u sjellë nëpër furka e enemija.

Shqiptarin, për t'a ftue për çdo trimní mâ të madhe, për çdo therorí mâ të randë, për hatër t'atyne vëlerave qi në mendesí të tijën përbâjnë ndërshmenin e nderën, mjefton ta pëvetish: a jé burrë?

Prandej në temel të mbarë etikës të Kanunit na gjêjmë Burmín, e cilla përfshin gjithshka kapërcen dukën dhe sjelljen e jâshtme, edhè detyrët e drejtësís së fjeshtë, për të hypë në shkallë të shpirtit e të ndërgjegjës së shëndritun.

Dy virtyte temelore na gjejmë të shkrîme në burmí, në ketë kuptim të fortë të jetës: urtínqi âsht drejtpeshim menduer, sjellje e matun e përshtatun ndër marrëdhân'je të nieriut me nierí, edhe trimnín qi âsht zemër e guxim, por jo mârri.

Në nji shoqëní qi qeverrim të vërtétë nuk pat, për nevojët mâ paranike të marrëdhân'jevet nierzore, nji rândësi kryekëput shoqnore ká fjala e dhânun, premtimi. Kah del shpirti del fjala. Këndej në botën shqiptare institucjoni temeltár i Besës, qi âsht pëmjiherë premtim, fjalë e dhânme, bé, ku shtohet edhè kuptimi i nderës së vet të vûme si peng sigurimi, e shpesh herë kuptimi i armë-pushimit e i besëlidhjes.

E páshprehme e pothue gadi e lânun pá nji emën të vet (si kuptim fare paranik) mbet ndjesija e liris personale në shkallë të ndryshme (gmeja, djali, burri i martuem, i zoti i shtëpís): por gjithmonë në mënyrë qi kurr mos të pranohet ndonji trajtë sklaverije, ose robnimi të njij nieriu për shërbim të njij tjetri pá ndonji dobí të vetën. I vorfën o i pasun, sherbtuer, shegert, barí, puntuer, zot shtëpíje, çdo shqipëtár âsht pikë mâ së pari nieri i lirshëm si çdo shqiptár tjetër.

Ky përplotsim virtytesh civile të nalta e bujare qi, si nji atmosferë kreshnike, âsht mejtë ndër streha të malevet t'ona, e përbân gjith idealin e burmís shqiptare. Kështu shejtnija e fjalës së dhânun, e besës shqiptare, vetvetiu i mveshë ndër sy t'onë malsorët e rrebtë po me atë shkelqim të fatosavet të Romës.

Për nji krahasim mâ t'imtë, do të kujtojmë se romakët, posë ndjesís së veçantë të së drejtës e të drejtsís qi kishin, tue vërejtë se "summum jus summa iniuria", randsí të madhe në jetë shoqnore i ipshin "ekuitetit" qi përmbante gjith shka âsht virtyt nierzuer posë e përmbi të drejtën ngushtësisht të kuptueme.

Nji shfaqje e veçantë e besnikís, bashkue me nji farë madhnije shpirtnore, âsht mproja qi cillido shqiptár, i vorfën o i pasun, i vogël o i fortë, e njeh vedin të ndemem me mujtë me ja dhânë atij qi bërtet "ndore t’ande". Edhè romakët këtê e kishin bâ si nji institucjon të veçantë, "klientela" në të cillën " patroni"do t'i ipte klientit mproje, pështetje, këshill.

Interesant me vërejtë kufijt mbrenda të cillvet përmbahet kjo detyrë, krejt njinji në të drejtën romake e në të drejtën kanunore shqiptare: marrëdhân'jet mes patronit e klientit romak ishin shêjte e ja kalojshin edhè lidhjes qi shtrëngon farefisin edhè qi bashkon miqt; i lëshonte rrugë vetëm detyrës së mprojtjes së të mitunit e të mikut të shtëpís. Kështu në Kanû gjaku i babës, i vëllaut e deri i mbarë njij kushriníje, gjâ e randë te s've, mund të falet, por miku i vrám s'falet kurr.

Kuptimi i fortësís romake përmbante, si dihet, "et agere et pati fortia"\ i tillë âsht edhè për Shqiptarët, të cillët njaq e nderojnë trimin e vrám sá trimin vrastár; mjeft me u a vû veshin thân'jevet të prekshme të gjamvet e të vajtimevet mbi të vrámin " qidiq si burrat".

Ajo "gravitas” e Kuiritvet kaq në kundërshtim me "levitas” të Grekvet, nderimi për trashigimet e të parvet, ajo "constantia'' qi u qindron rrymvet përtrise, bindja ndaj "antiqui mores”, ndaj " instituta" të gjyshavet, kanë nji randsí tepër të madhe në letrësín romake, dhe shfaqen tepër qartas në nji varg të gjatë episodesh, për të mujtë m'u mohue se edhe në Romë kishte nji prirje për t'i ndejë zakonit. Po kjo prirje e fortë ndër fiset e vjetra shqiptare, qi konkretohet n'ato thâna të preme me të cillat këputet çdo çâshtje ”sina e lânë të parët kanû", e "në katun të vjetër bidát i rí nuk qitet", mund e ruejti deri më sot në Shqipní nji të drejtë gojëdhânore të fortë, të vetmën qi ká sot Europa.

Në librin e parë "De Republica” Ciceroni i shtinte në gojë Shipjonit njiketë gjikim, se, ndër trí trajta qeverrimi —  monarkí, aristokratí, demokratí —  asnjena s'i dukej në vetëvetëhe e mirë, por mâ e pëlqyeshme se çdo tjetër ishte nji e katërt, e përbâme me elementa të matun, marrë nga trí tjerat. Njiketë trajtë të katërt, aj e gjente shi n'organim të republikës romake.

Âsht gjâ për t'u vëré, së paku si nji gjâ e veçantë, se ato trí lloje qeverimi, gjinden të bashkueme përpjesnisht në konstitucjonin e fisit shqiptár, mbassi aty gjemë fuqí monarkike në bajraktarín, fuqí oligarkike në këshill të krenvet e të pleqvet, e fuqí demokratike në vogjlí e djelmní.

Mbret, në vedi fisi nuk njef. Bajraktari âsht nji farë konsulli djalë mbas djali, i përjetshëm, por jo me fuqí mâ të madhe se kishte konsuli romak, as me pëijâshtime nga barrët e detyrët, sikurse përjâshtime nuk gëzonte as magjistrati romak. N'ânë tjetër iparí i vogjlís, nji farë tribuni të plebes, e ká edhe aj atë zyrë djalë mbas djali, pá u bâ kurrkund autokrat.

Ndërsá ndër qytete mesjetare të Shqipnís mund të shofim trí klasë shoqnore ( cives, proniaríi, ) qi u përgjegjin trí klasvet të " plebeji,qeuintes; senatores" në Romë, n'organim të komunitetit malsuer e kemi dallimin mâ të íjeshtë; në krenë (o pleq) e vogjli (o djelmní): drejtimi i punvet e i gjygjevet të fisit i pshtetet kuvendit të pleqvet, e vetëm jâshtazakonisht kuvendit burrë për shpi. Këndej shifet se kuvendi qênka nji këshill parsije: misa të kuvendit janë, rregullisht, vetëm krenët e disá familjeve qi e kanë ketë të drejtë prej oxhakut: tjerat përbâjnë t'âshtuquejtunën vogjlí (o djelmní).

Porsè, posë krenvet e pleqvet prei oxhakut, mund të thirren edhè tjerë për urtí, d.m.th. për shkak t'urtís së tyne personale. Pleqt, thotë Kanuni, janë të parët edhè burrat më zâ për urtí e qi janè regjë ndër gjygje e pleqní.

Vëlen të krahasohet gjith këta me konstitucjonin e parë të Senatit Romak, qi kishte ato dy kategorí të "Patres" ose zotshtëpíjash fisnike, e " Conscrípti",osè, mbas Mommsen-it, nierez të shtuem nga vogjëlija.

Pleqt, e, në rasa mâ të randsishme, të gjith sá janë zot shtëpíje, përbâjnë organin epmer të qeverrimit të fisit, njatê qi, tue u mejtë për çudí mbas sa qindvjetash skâji juridik romak, në gjasim e në vazhdim të "Conventus " romak, quehet Kuvend.

Kryesín e këtij këshilli të pleqvet shqiptarë e ká, si thâmë, nji krye djalë mbas djali ( Duca,Iudex, Vojvodë, o, ma vonë, Flamburjar o Bajraktár) me auktoritet jo mâ të gjanë se atê qi kishte Konsuli në Republikën Romake, aj ká dorë me mbledhë Kuvendin kúr lypet o kúr e lypë ndokush, njâshtu si e kishte Konsuli Romak. Si në Romë thirrja bâhej me ânë të njij ftuesi derë në derë në rasë ngutsije, njâshtu Kasneci i soçëm shqiptâr derë në derë ndër rasa mâ me randësí do ta kryejë punën e vet. Porse sikur në kohnat fjesht republikane të Romës, kreu shqiptár ká vetëm kryesín e këshillit, zbatimin kúr atij ja pështesin e kurmji fuqí tjetër, por vetëm si nji "primus interpares".

Natyrisht, si në Romë, âshtu edhè ndër físe shqiptare, dallimi mes krenësh e vogjlís, do të shkaktonte heret a vonë, ndonji ndryshim interesash, ose kundërshtim, o së paku nji nevojë mproje e kontrolli: e, sikur në Romë qénë “ e vogjlís", kështu në fisin shqiptár, e sidomos aty kû ushtrohet mâ shpesh auktoriteti i pleqnís, d.m.th. ndër gjygje, posë pleqvet, mund të hijnë edhè stërpleqf, posë kësaj, në ndonji fis, si p.sh. në Shalë, vogjlija e përfaqsueme nga elementat e vet mâ të zott me thânë e me mbajtë fjalën e vet, d.m.th. ata qi zakonisht rrokin armët për luftë, u organizue në nji korp. Djelmnija, mirë të rregulluem, me të drejta të njoftuna ndërmjetsije, ndalimi, këputje për së shkurtni të çâshtjevet qi pleqt i lânë vrrâ në vrrâ: të kujtohet vet vetiu vogjlija romake qi lypte barasin n’emën të barrvet e të meritimevet ushtarake të veta.

Barasija e të drejtavet personale në rreth të klasvet shoqnore, në Romë, së paku në temel, kâ qênë gjithmonë, edhe romakët e kishin fort për zemër; barasija mandej mes klasvet, qè lakmija e përhershme deri sá vogjlija arrijti me hîm në senat e me hypë në konsulat.

Shqiptarët, të gjith njehen barabar, me gjith qi nji hije ndryshimi ká mes atyne qi janë rodi o fisi e atyne qi s'janë.

Lakmija e vogjlís për t'u vû krahas me pleqní o me krenët, shkoi pak ka pak tue u përgjithsue.

Në shoqnín civile të fisit shqiptár, ndryshej se në shoqnín romake, së paku të kohvet të vona, nuk ká nji klasë sklavësh: të gjith janë nierëz të lirshëm, sa të jétë jeta, edhè në rasë qi s'pritojnë me hîm në sherbim, o me punë o me armë, të tjetërkuj.

Posë këtij përjâshtimi, nuk janë të pakta gjasimet mes dy ligjvet për shka i përket lirís e dinjitetit personal, edhè n'atë ndjesí dishipline qi âsht karakteristika e popullit romak: ky e kishte shum të gjallë ndjesín e lirís, sidomos të lirís s'Atdheut, por edhe të lirís personale si e provojnë gjith ato ligjë qi sigurojshin të drejtat e qytetarit romak; le të kujtohen ato qi përmend Ciceroni ndër Verrine, e ato penale qi prânojshin gjobën, mërgimin e dekën, por burgimin vetëm radhë e të rrahunat kurr; vetë dënimit për dekë mujte nieri gadi gjith herë me i pështue tue marrë rrugën e mërgimit. Auktoritetin autokratik romaku e kishte mëní.

Shqiptari pá dyshim individualist âsht, me gjith qi përnjiheri din me i dhânë rândsín e drejtë hjerarkís, sidomos kur temelohet në fis e n'urti; por sidomos aj don lirín e malevet të veta e lirín individuale; krye në vedi, thotë aj; e drejta e tij ndeshkimore njef gjobë e dâmshpërblim osè edhè të qitunit prej fisit e të djegunit të shtëpís, por nji ndeshkim personal të vërtétë jo, me përjâshtim të disa rasave qi i hjekin fajtorit çdo dinjitet nierzuer e ndeshkohen tue ja vû pushkën katuni mbarë.

Mbarështimi i drejtsís ndër Male Shqiptare, mbas parimevet të " ekuitetit"në punë civile e kriminale, e mbas rregullash procedure të caktueme mjaft imtas në Kanû, i pshtetet zakonisht Kuvendit të Pleqvet.

Por mun këtu na bje në sy mâ së forti nji gjâ e çuditëshme —  por e kuptueshme po të kujtohet shpirti i besnikís ndaj traditat qi ky popull e ká të vetin —  d.m.th. të ruejtunit e atij statuti qi Roma i kishte falë: instituti i "recuperatio".

E njimend aj qi, ndër male, paditet prej kundërshtarit në gjygj të pleqvet, ká të drejtë, simbas rândsís së çâshtjes e cillsís së vet, me paraqitë nji parotë ose tok dorëzânash e dishmitarësh për mprojë, të cillët kanë me pasë rândsí kryesore në të këputun të gjygjit. Âsht e vërtétë se e shuma ketë skâj teknik "parota" e lindhin me paralelin "porota" qi ndihej në të drejtën gojëdhânore slave; por nuk mungojnë arsyenat për të thânë, me studjues tjerë, se nga " recupe, nepër nji fjeshtsim "paratio” mund të kénë rrjedhë të dyja trajtat, shqipja edhè slavja.

Tue hî tash ndër imtime, sá për dishmitarët, në të drejtën romake të vjetër si kshill, e në të drejtën konstantiniane si detyrë, vëlente parimi se "testis unus testis nullus”\ anoligisht parota ose toku i dishmitarvet të së drejtës shqiptare, lypë se lypë nji shumicë dishmitarësh, të shumtën deri në 12 o 24, pse, si arsyeton vetë Kanuni, ndër gjith ata burra, mos i pari, së paku i dyti o i treti, dishka ká me diejtë e s'ká me e shitë shpirtin me bé ne shtrembtë.

Tjetër analogji po gjêjmë në të dhânun të bés: kohen e "legis actiones" ndër Romakë, njena ânë mujtte, për provë të faktevet qi qitte, me ja lânë punën ndërgjegjës s'ânës tjetër, tue e vû në bé përmbi vërtétsín e atyne fakteve: kundërshtari e bierte po mos të donte me bâ bé: kështu edhè mbas Kanunit, kúr i padituni âsht rìê moh, i zoti i gjâs së vjedhun, josè përgjithsisht paditsi, ká të drejt me i dhânë bén: a bén me "sedije”, a gjân, a cubin, d.m.th. i padituni ndo bân be se s'din gjâ për atë vjedhje, ndo e këthen gjân, ndo zblon se kush e vodh.

Tue marrë tash me përshkrue familjen e të drejtën e sajë si në shtëpí si jâshta, do të kuptojmë se në familjen romake "paterfamilias" ishte i vetmi e mâ i nalti rregullues, i vetmi gjygjtár i fajevet të bâme prej atyne qi vareshin nga "partia potestas" e tija; kishte të drejtë të pákufízjueme qortimi e ndeshkimi mbë birt e vet ("jus vitae et necis”). Këta deri kah fundi i qeverrimit konsulluer.

Sikurse ati ishte zotnija absolut i familjes, njâshtu ishte dhe zotnija i vetëm e absolut i "patrimonit" shtëpíjak. Gjithshka djali i lidhun ende nên pushtet të t'et, fitonte, qoftë mbas fjalës së t'et, qoftë pá e dijtun ky, i përkitte babës-familje; djali, posë rasash së jâshtëzakonshme, s'mujtte me ngrehë çâshtje në gjygj n'emën të vet.

Analogjisht, mbas Kanunit, baba ká të drejtë mbi jetë të të birvet: aj rreh, lidhë, burgosë djalin ose vajzën. Kanuni nuk i përzihet, ká të drejtë me e shtî djalin rrogtar kúr të doejë; mund t'i ndeshkojë robt e shtëpís tue i lânë pá hângër, tue u hjekun arm ët për nji o dy javë, tu i lidhë o tue i burgosun në shtëpí, o tue i qitun jâshta; aj ká të drejtë mbifitime të gjindes së shtëpís, të rrogës a tëfalmevet, ká të drejtë me blé, me shitë, e me ndrrue tokë si arë, livadhe, xana (ograja), prozhme, rendin e vades, gjâ të gjalla e rremet, ndërsa gjendja e shtëpís nuk munden me shit ë, as me blé, as me ndrrue gjâ.

Vetëm kush ishte "pater familiasgëzonte në Romë të drejtat e plota civile e politike. E në Kanû i përket të zott jose plakut të shtëpís me marrë pjesë në jetë të fisit; aty aj e përfaqson gjith familjen me të gjitha të drejtat e detyrët.

Çuni qi s'âsht endè i armëvet, djali për pushkë, burri i martuem por endè i pándám prej familjeje e nên auktoritet të gjyshit, të babës, të vllaut të madh, kanë të drejta civile të caktueme imtisht, e marrin pjesë simbas shkallës vet në jetë politike. Porse të drejta të plota civile e sidomos politike ká vetëm aj qi âsht zot shtëpíje d.m.th. "pater familias", sikurse edhè, si në kuptimin romak, jo individui, por familja âsht qelula e shoqnís politike.

Grues në Romë kurr s'i binte "patria potestas” e prandej, në kohna mâ të para përjâshtohej nga zyrat botore. Kështu edhè në Kanû, grueja nuk pranohet si plak, paditës, dishmitár, mis i kuvendit të përgjithshëm, trashigimtár.

Posë grues e fêmijësh, nên auktoritet të romak, ishin edhè "agnati", d.m.th. gjith ata qi rrjedhshin në vijë mashkullore nga baba e gjyshi i përbashkët, osè ishin adoptue prej si. Kushtetija e familjes patriarkore shqiptare, me plakun zot shtëpíje, shtrîhet analogjisht mbi të gjith ata qi, si misa të familjes, bashkjetojnë endè nên nji strehë e rreth njij votre.

Mbas deke së titullarit të njij "patrimonium" romak, ky qindronte dhe i shkonte tok nji nieriut ose disá nierzve qi quheshin "haeredes"; tue dekë kryetari i familjes, në shoqnín e vjetër romake, toku i familjes nuk zgidhej, por mbette i bashkuem nên nji kryetár tjetër qi ishte njaj mâ i afërmi për gjak me të dekunin, ose nji tjetër i caktuem prej si. Kështu edhe në famiIjen malsore shqiptare, zakonisht, në dekë të babës e të gjyshit, vazhdon bashkjetesa, edhè pasuníja mbetë nji: djalit mâ të madh i përket sundimi i shtëpís mbas deke së t'et e do të pëvetet për çdo çâshtje në shtëpí edhe jâshta.

Trashigimtarit romak i mbette aktivi edhe pasivi i trashigimit. E mbas Kanunit, në qoftë se aj qi vdes pá lânë kênd mbrapa, lên borxhe, këto do të lahen tue zbritë shumën e tyne nga dispozitat e tija qi ká mujtë me bâ me testamend, e këta âsht detyrë e kushrinís ("agnati").

Nga trashigimi në Romë përjâshtoheshin mbasardhsit në vijë femnore; kështu edhe Kanuni lypë qi trashigimi t'i shkojë nipit të trungut (ose të gjakut) e jo nipit të tamblit (osè nipit bijash).

Ndër Romakë, kur s'kishte "agnat" (farefis) hîjshin në trashigim ligjuer "gentiles", d.m.th. ata të nji "gens" (fis), me gjith qi kjo ligjë u la shpejt mbas dore. Ndër male shqiptare, me mbetë shpija pa mashkuj, kushriní ma i afërm merr sundimin e gjâs. Me mungue edhè kushriníja, vëllaznija ose edhe fisi, edhè më njiqind hrêza në kjoshin, kanë tagër mbi gjâ, prone e pasuní të plangut të shuem.

Këto janë ndërvarunít, o ma mirë, shkurtas, analogjít mes kodit të Malevet Shqiptare e të drejtën Romake. Pá dyshim ká gjasime në kuptimin e përgjithshëm të të drejtave e të detyrvet, e janë ndoshta ato gjasime qi i kanë shty Shqiptarët të marrin pjesë të lidhun vëllaznisht me Romë.


  1. Fireuze, Olski, 1937.

(Përktheu nga italishtja: Atë Zef Valentini)

By Ernest Koliqi