albaniana

Poezi

I tretuni (fragment)

Ndre MJEDA Me shí pshtjellun acarija Permbî bjeshkë po shungullon; E prei maleve stuhija Ujët e détit e pervëlon. Mal e rê, porsi dy zdapa, Ngrehin luftë qi gjâ s e pret; Gjimon moti e par' e mbrapa Mnershem rrféja po kerset. Por këjo gjamë qi bân natyra, Këjo duhië qi s ká…

I tretuni (fragment)

Ndre MJEDA

Me shí pshtjellun acarija

Permbî bjeshkë po shungullon;

E prei maleve stuhija

Ujët e détit e pervëlon.

Mal e rê, porsi dy zdapa,

Ngrehin luftë qi gjâ s e pret;

Gjimon moti e par' e mbrapa

Mnershem rrféja po kerset.

Por këjo gjamë qi bân natyra,

Këjo duhië qi s ká pushim,

E kësaj zêmres â pasqyra,

Á pasqyra e vájit t'im.

Porsi'j ujk qi naten turret

E mbas deleve luron,

Kerkon mal e kerkon shkurret

Déri sá ndo'j vath'e rmon;

Kênka thanë m’u lëshue mizori

Mbî krye t'êmin pá nji faj;

Kênka thanë me pshtue fajtori

E me hup kush s'â si aj.

E me lanë njat vênd qi driten

E këtij shekullit m’perftoj,

M'u largue prei asish qi m'rriten,

Qi kurr zêmra si harroj.

O ti diell, qi paa nji hije

Mbî Bjeshkë t’Nêmuna shkelxen,

Per mue ndoshta atò shkamije

Ské me i shndritë kah shkon e vjem.

Val' e Drinit rrotullore,

Qi per mal e fusha bje;

E ti e Buenës rrjedha qetore,

Jo, s'do t’m’shifni kurr atjè.

Por si rê qi tretë duhija

M’ikë, o Shqype, vêndi i jot;

E kurr mâ nder dit te mija

Ndoshta n’ty nuk piqem dot.

Lamtu mirë, o mori Shkodrë!

Lamtu mirë, o ti Cukal!

Zhduket Buena nen nji kodrë

Zhduket Drinl nen nji mal.

Lamtumirë, o ti nanë shkreta

Qi me t’vshtira m’rrite kaq,

N’kohë mâ t’mirë per tý un treta,

Kúr pleqnija kerkon paq.

Veshkn’ju, lule, qi ju vûna

Me kujdes n’at kopshtin t’êm;

Tretni, zogj, qi’j ditë ju xûna

Tuej flutrue gêmb mbî gêmb.

E ti grunë, qi muell buqari

Me djersë t'ballit e t’punoj,

Thai per hanë, o te mbëloftë bari,

Se un tý kurr mâ nuk t’kerkoj.

Por ju, dele, qi blegroni

N'bjeshk’e nVrrî me tuba shpesh,

Shton'ju, shton’ju e lerg m'i çoni

Per tregtarë do bashka lesh.

Hapi n'bjeshkë, çetinë mbretnore,

Hapi gêmbat kānd e kând;

Trashu, shpardh, me trup e lëvore,

Lëshoju, bré, me at shtatin t'ând.

Ndoshta’j ditë n’nji breg te thyeshem

Ndo'j lundric' o’j barkë shtegton;

Drunin t’uej, per shéj t'mallënjyeshem

Baika e lundra m’a difton.

O terr i kësáj shpélles,

O hekra t’shterngueshme,

Ju falem! mâ t’kthélles

Nder gropa t’shêmtueshme,

I falem, se shqimit

Ju m'hiqni trishtimit

Ky diell, që këtû shifet,

S'â dielli i Shqypniës;

Kjo dritë, qi këtû njifet,

à fûndi i terrsiës.

Nuk flet, jo, shqyptari

Si ndihet këtû pari.

E kândshme si véra

Kúr çilin bylbylat;

Permállshem porsì éra

Qi napin zymylat,

Nder lule mâ s'parit,

 giûha e shqyptarit.

Bylbyla, qi s’ndihni

N’ket t’mjeren shkretië;

Shënim: Kjo poezi e Ndre MJEDËS, e vitit 1902, kur u arrestu dhe gati u internu në Anadoll me urdhën të sulltanit në Stamboll, për shkak të veprimtarisë së tij atdhetare.

Marrë nga vepra "Juvenilia", botu në Vjenë me 1917.

By Ndre MJEDA