(1956)
Problemi qe duem t’a cekim sot, asht nje nga problemet e mbedha, nemos ma i madhi i Shqypnise. Asht nje proces qe ka te baje me jeten gjallnore te Shtetit shqyptar, sepse, simbas statistikave shqyptare e te hueja dhe mbas atyne zytare te Jugosllavise, Kosova, jo vetem “ethnografikisht asht toke shqyptare dhe historikisht ka qene si e tille”, por asht i vetmi vend qe jep mundesite ekonomike Shqypnise per qe kjo te muj te mbahet si Shtet independent.
Kuer krijohet nje shtet, i parashifen dhe i ipen mundesite per t’ia mbajtun frymen, per ndryshe ay Shtet asht i denuem o te shduket ose te mbetet nje element i dobet, nje mashe per t’u perdorun nga ma te fortet.
T’a paraqesim çeshtjen:
Kosova ka marre fame me do ngjarje te mbedhaja.
a) Me fitoren e madhe qe pati, ne ket vend, ne daten 791-1374, Murati i pare kundur Serbve, fitore kjo qe i pat dhane fund mbretnise serbe.
b) Me prishjen keqas, nga Murati i dyte, ne daten 852-1435 e ushtrive te koalisionit te komandueme nga krajli i Maxharise Hunjadi.
c) n’Historine e Aferme, me qindrimin shqyptar tue marre pjese ne perpjekjet e revelusionarve tyrk per te fituem lirine e tyne te perbashket (1908).
d) Ne fund, me nje serie levizjesh politike te popullsise saj per nje Shqypni independente (1876-1912).
Kuer mendojme e shiqojme Kosoven nga prizma thjesht’ e rrafshines ’saj, na ngjallet ne kujtime nje fushe e gjane me kodrina pak a shum te nalta, nje fushe e buker, e pasun, prodhuese, me nje klime te kandeshme, sidomos te shendoshte. E nalte nga deti, mezatarisht, 500-600 metre, e cila lejon te derdhen ujnat e saj, lirisht, neper (Drin) ne Detin Adriatik, neper (Vardar) ne Detin Egjee, dhe neper (Iber) - qe asht nje rem i lumit (Morave) - Tune. d.m.th. ne Detin e Zi. gjindet ne mesin e pjeses perendimore te Gadishullit Ballkan, e rrethueme nga Kaçaniku. Prishtina, Pazar’ i Ri, Peja, Gjakova dhe Prizreni.
Por na Shqyptaret, kuer permendim Kosoven ne kuptimin e saj politik, nuk synojme vetem fushen; marrim para-sysh krejt Vilajetin qe mban ket emen. Poene shum prej nesh, fusin nen ket emen tana pjeset e mbetuna jashta Shqypnise politike. d.m.th. edhe do pjeset e vilajetevet Manastir, Janine, dhe Shkoder, te shkputuna padrejtesisht, nga gjini i Shqypnise - Kater vilajetshe mbas luftes Tyrko-Ruse (1875) dhe mbas luftes Ballkane (1912).
KUFITE E VILAJETIT TE KOSOVES: Ka qene nje vilajet n’anen veriore e vilajetevet te Rumelise. Pershinte bashk me pjesen Veri-Lindore te Shqypnise, krahinen e Pazarit te Ri dhe pjesen veriore te Maqedhonise. d.m.th. krahinen qe dikuer quhej: Dardanie.
Ndahej ne 6 Prefektura 3, 27 Nen-prefektura, e ne 16 Komune. Pershinte gjithsejt: 3.120 fshatra, aty mbrenda, qytetet dhe shehret e Prefekturave dhe nenprefekturavet.
I kufizuem nga Veri me Serbi e Bosnen, nga Veri-Perendimi me Malin e Zi, nga Perendimi me Shkoder, nga Jug-Perendimi me Manastir, nga Jugu-Linduer me vilajetin e Selanikut dhe nga Lindja me Bullgari.
Kosova ka qene tregu dhe anbari i Shqypnise si per drithna, pemishte, ashtu per bylmet bagtie e land ndertimi. Minieret e vilajetit te Kosoves, si ajo e Trepçes ne Mitrovice kane qene te bollshme, gjithashtu Indystria e Likures, e argjenterise, e qilimeve, e pelhures mendafshi deri fabrikimi i armevet i pergjigjeshin nevojve te Shqypnise, poene teproshin per eksportim.
Shqyptaret kuer kerkoshin independencen e shtetit tyne, kishin llogaritun t’ardhunat me te cilat do te permbahej Shteti pa pasun nevoje ndihmes materiale te huejit.
Mjerisht, Shtetit shqyptar, i shpallun nga Shqyptaret ne Vlone (1912) dhe pelqyem nga Konferance e Ambasadorvet ne Londer (1913), iu dha nje Statut, nje Mbret dhe perkrahje morale por iu mohue zemra.
Shtetnit e mbedhenj, q’ishin te shtrenguem t’i kenaqshin fituesat e luftes te Ballkanit ne kurriz te Shqyptarit, jo vetem nuk lane qe ky shtet i ri te ngrifej mbi themele, e kater-vilajetevet, por, pa kurrfar baze as kriteri serioz cunguen secilin nga keto vilajete. E keshtu Shqypnia qe lindte si Shtet mevete humbiste kesaj here:
a). — Tuzin, Hot-e-Gruden, Gusinen, Pejen, Jakoven qe i faleshin Malit-te-Zi.
b). — Ato qe muer Serbia jane: Peshteri, Rozhaja, Pazar-i-Ri, Tutina, Mitrovica, Podieva, Vuçiterni, Prishtina, Drenica, Prizreni, Ferizaj, Giliani, Kaçaniku. Pre-sheva, Shkupi, Tetova, Gosti-vari, Rostusha, Kerçova, Dibra-e-Madhe, Struga, Ohri, Resna, Manastiri.
e). — Greqise iu dhuruene: Florina, Kosturi, Grebeneja, Pindi, Çamuria, Janina, dhe Preveza.
Sikurse duket, Shqypia u-keth e u-perketh u-la si nje sorr pa krih e pupla, pa zemer, dhe na u-tha: Urdhenoni Shqypnine... Me i humbe keto, ishte me i humbe krejt burimet ekonomike qe i duhen njej Shteti.
Ky akt qe njifet nen-emen “nje njolle pa-drejtesie dhe pa-njerzie, ne diplomacine nerkombetare n’Historine e Aferme” ndau Shqypnine dyzash. Kosova me popullsine e vete prej ma se nje milioni, pa mujte edhe kesaj here te bashkohet me nanen Shqypni ndroi zotni, mbeti ne nje skllavri me te vertete te tmerrshme.
Se si u-tratue, shka psoi kjo krahine shqyptare, q’ish djepi i nasjonalizmes shqyptare, gjate kesaj robnie, asht nje artikull i veçant i botuem po ne ket numer, tue na mesue me do argumenta magjistrale e te pa-genjeshtrueshme.
Ne ket shkrim ma teper se te miremi me politiken e huej qe na solli ne ket hall dishrojme te tregojme rolin e madh qe luen kosovari ne fatin e Kosoves dhe me kete rase interesimin absolut qe ka Shqipnia per qindresen e kosovarvet n’at vend.
Problemi i yne, pergjithesisht, i lidhun deri diku me politiken nerkombetare besojm te zgjidhet ne kohen e vete. Bindjen e kemi te plote per kosovaret kishte me komprometue keqas fatin e atij vendi arbenuer dhe kishte ndoshta per te dhane rase per vendosjen, nje here e mire, te Sllavevet ne Kosove.
Popujt zmadhohen dhe naltesohen me fitoret, qindresat e perpjekjet e tyne; bijne poshte me pa-kujdesite, me abuzimet e mos-qindresat e tyne ne kohna te veshtire. Populli serb mbas fitores se Tyrkut n’at vend, kish mbetun nje popull i vogel prej: 2.500.000. per t’u-zmadhuem parapelqei qindresen kundur ç’do mjerimi. Nuk mendoi as pak t’emigroje ne Rusi q’e kish mbrojtese dhe bashk-fetare, e me ket durim bani prej Serbise se vogel Jugosllavine e madhe. Faqe kesaj politike nese udha e jone do te vazhdoje te jete me lshue token, pasunite ma te vlershme te trashgueme nga te paret t’one dhe me emigrue, gjithenje me emigrue si dikuer prej nje vilajeti ne tjetrin, prej Tyrqise ose Shqypnise ne dhena te hueje e te vendosemi n’ato, fati i Kosoves bashk me ate te Kosovarit se ne ç’far perfundimi do te perfundoje na duket s’ka nevoje t’a permendim. Puna vete e thote: ne nje kohe kuer fati i Kosoves do t’i qeshte Serbise, neve, s’kish per te na mbetun veçse, te mbetemi te shperndame kah do, po si gabela, te bastardhuem, te humbun gjuhe, zakon e doke, te arsye se, u-asht mbushun mendia deri edhe shumve nga pushtuesat e ketyne viseve shqyptare qe, gabimi trashanik i djeshem i Konferencavet ka mbjelle faren e grindjes dhe nuk ka korre per veç ç’harmonizimit ner popuj, e se, po s’u ndreq ky gabim simbas natures dhe se drejtes se popullsivet, pagja dhe qetsia ne Ballkan do te mbeten gjithenje te komprometueme.
Gjaja qe na merzit e na shqetson ne ket mes, asht gjendia e veshtire e kosovarvet qe po i shtyne keta t’emigrojne tuba tuba, ne keto kohe te fundit, neper dhena te hueja pa treguem durimin e nevojshem me prite zberthimin e fundit qe do t’ish sigurisht me favorin e Shqyptarit. Gabim i idhet... sepse nese fati i Kosoves 20% mvaret nga politika e huej 80% mvaret nga Kosovaret vete. E argumenti ma i gjalle qe do te dishmote dhe arma ma e forte qe do te mbronte shqyptarsine e atij vendi asht egzistenca e shumices dermuese e Shqyptarvet n’ate vend. Asnje argument, asnje pretendim politik, historik ose ekonomik i huej s’kishte per te pasun fuqi te rrexoje ket te drejte shqyptare, perveç largimit te Shqyptarit me dashje ose zori nga Kosova, per t’a realizuem ket largim, s’jane te paket ndermarrjet e qeverrive te ndryshme jugosllave, sepse zbrazia e kesaj nga humbim njesine kombetare, e keshtu ne vend te zmadhojme shtet[in], tue u-shtrimun andej kah i kemi vllaznit t’one, te zvoglohemi edhe ma, sa nje dite per t’u ba kafshata e feqinjvet.
Me kethye shpind vendit ku kemi le, ku jemi burrnue, ku kemi jetue e ba te jetojne asht me kethye shpind historise s'one plot fame e ndere, asht me rrezikue sidomos avenirin e Shtetit t’one, me mohue te drejtat t’one te pa-kontestueme, asht me mbete pa Vatan, pa plang e pa shtepi.
E rande lypset te peshoj nje dite, ky mekat ne nergjegjen e brezit te sotem kuer breznat e neserme do t’shohin te shkelun truellin arbenuer nga kamba e huej.
Kosovare, asht rendi t’i mbeledhim mendt, mos t’apim ket prove dobsie qe do t’u-vinte rande shpirtenve te Heronjve t’one qe lane trupin nen ato dhena per te na shtrue nje Atdhe te begatshem qe te mund te jetojme si nje komb i ndershem pa pasun nevoje te zgjasim dore kujt.
19-7-1955.
R. M.
(Përgatiti për publikim: Albaniana)
By Rexhep Mitrovica
