albaniana

Kolumne

Letrë e chilun

Z. Gaspër Jakovës

Letrë e chilun

MË chove prej Romet, e më lype me e shtypë te Albania, ni letrë ku e thret Palok Hilën me dalë në shesh (në mejdan) me ty, e thuë për Shqyptarin e Nikopolit se, me e ditë kush ashtë, kishe me i a qitë zorët e me u a hedhë zagarëvet t’i hanë.

Më vjen keq se s’mundem me i dhanë venn në të Përkohëshme letrës s’ate. E qeh për ch’arësye:

Të parën, s’kam ’nër mënn me u-bâ mishtar as të shes zorë, e mâ tepër zorë të bashkëpunëtorëve. Thonë se ka mjaft pachaxhi Shqyptarë në Stammollë: ch’nevojë pra të bâhet edhe ni mâ tepër?

Të dytën, ti përzien n’atë letrë, pâ nevojë, pâ arësye e pâ menn, njerës qi jo vetëm nukë meritojnë fjalë të tilla, po duhët të nnerohen prej ch’do Shqyptari të cilin s’e kâ kafshuë ’noni qen i tërbuëm.

Të tretën, ti shqypen e shkruën tepër të turbulluëme. Nam, vadê, allaj, zapnamé janë turqishte. Mashallah (a marshallà, si thuë ti) përdoren në Medinë e në Mekke-i-Mukerreme. Gairet, dêstur, topuz, vaj-medet, janë fjalë të harruëme edhe në Stammollë; sot për sot, përdoren vetëm në Samarkand, në Beluchistan e në Manchurië. S’janë fjalë të liga; po kur shkruëjmë shqyp, të shkruëjmë shqyp, — nuk asht ashtu?

Të katërtën, ti at artikull s’e kënnove mirë. Të shan ty, po; por jo shtëpinë t’anne. T’atilla artikulla nukë shtypen këtu; përpiqemi për vëndin e për gjuhën t’onë, e goditim kë na dukët së nukë sillet atdhetarisht, po në punë të tjera nukë përziehemi.

Funt, Zot, pse të shtyp te Albania nji letrë t’anne, kur, në të duket se ke arësye, ke gazetën e Zotit Skeperia-Sempre-Avanti për me u- përgjegjë?

F.(aik) K.(onica)

Albania, 1903

By Faik Konica