albaniana

Shoqeri

Luftat shqiptare-otomane n shekullin e XIV-XV simbas tri kronikave turke (pjesët I dhe II)

Në kohët e fundit asht vu në pah randësija e kronikave turke edhe në historiografinë shqiptare. Kështu në Burime të zgjedhura për historinë e Shqipërisë dhe në Studime historike[11]kemi disa pjesë të përkthyeme të kronikave turke. Fan Noli në Historinë e Skënderbeut ka…

Luftat shqiptare-otomane n shekullin e XIV-XV simbas tri kronikave turke (pjesët I dhe II)

Hymje

QYSH me kohë asht vu në pah randësia e kronikave të vjetra turke për historinë e Perandorisë osmane e njikohësisht për historinë e popujve të Ballkanit. Mjafton me përmendë se qysh më vjetin 1649 asht botue në Vjenë përkthimi italisht i pjesës së parë të kronikës së Hoxha Saduddinit1Chronica dell’ origine e progressione della casa ottomana composta da Saidino Turco., pastaj përkthimi i pjesës së dytë në Madrid më 1652, mandej nji pjesë anglisht në Londër më 1652 e nji pjesë frëngjisht më 1710, e ma vonë edhe në disa gjuhë të tjera. Disa kronika të tana janë përkthye edhe në gjermanishte,2Krahaso: Dr. Friedrich Giese, Die altosmanischen anonymen Chroniken, Leipzig 1925.  kurse pjesë të ndryshme kemi në shum gjuhë evropjane. Edhe në ditët tona po botohen vazhdimisht kronika të pabotueme deri më tash ose ribotohen të vjetrat, në bazë të dorëshkrimeve komplete, qoftë n’Evropë, qoftë në Turqi.3Kështu psh. kronika e njoftun e Neshrisë asht botue edhe në Leipzig edhe në Ankarë. Madje, në kohët e fundit po botohen edhe në mënyrë fototipike dorëshkrimet e kronikave të ndryshme, vetëm që t’u jipen sa ma parë në dorë gjurmuesve4Kështu psh. Dr. Franz Babinger ka përgatitë për shtyp kronikën Fetihnâme-i Sultan Mehmed nga Kivâmî (Istanbul 1955, Maarif Basimevi), kurse në Moskë, në vj. 1961 asht botue në këtë mënyrë nji kronikë e Boshnakut Husejn me titull Bedâ’i ulvekâ’i’, simbas nji dorëshkrimi të Leningradit. Të dyja kanë shum landë mbi temën tonë dhe me nji rast tjetër kemi me dhanë edhe përkthimin e tyne., se në secilën gjejmë elemente të reja.

Por, ta merr mendja se egziston nji diferencë e madhe edhe midis këtyne kronikave, si përkah gjuha e stili, ashtu edhe përkah lajmet që na i japin, gjanësia e përshkrimit të ngjarjeve, objektiviteti, madje edhe përkah vetë mënyrae trajtimit, sepse ka edhe përpjekje sintetike, psh. te Ibn Kemali (Kemalpashazade). Disa janë ma tepër origjinale, disa ma shum komplikuese, disa janë bashkëkohanike e disa hartue në bazë të kronikave të maparshme. Asht e kuptueshme se midis tyne ka përsëritje, disa ngjarje janë të përshkrueme në mënyrë gadi identike, gja që ndodh në çdo historiografi kur të merret para sysh se disa vetë kanë përdorë të njajtat burime. Por ndër disa kemi përshkrime të disa ngjarjeve në mënyrë aq të hollësishme, saqë nuk gjejmë të tilla n’asnji vend tjetër.5Psh. te Neshri, sadoqë nuk ka qenë pjesëmarrës në luftën e Kosovës, gjejmë përshkrimin e saj ma të bukur dhe ma të hollësishëm. Madje, tash vonë asht çfaqë nji mendim, që nuk e besoj fort, se ne kronikën e vet Neshri ka futë edhe legjendat e atëhershme sërbe mbi luftën e Kosovës. (Krah. N. Ljubinković, Opis Kosovskog boja kod turskog istorićara N. NeSrije, Glasnik Muzeja Kosova i Metohije VI, Priština 1961, f. 161—172. Kështu te Kivami kemi të vetmin kapitull hollësisht të përshkrueme ate mbi pushtimin e Shkodrës.

Asht e qartë se duhet me pasë qëndrim kritik lidhun me shum lajme të kronikave, duhet me i krahasue me burimet e tjera, gja që pak a shum vlen për përdorimin e çdo burimi apo dokumenti historik. Asht e kuptueshme se ndër disa doza e objektivitetit asht ma e madhe, e ndër disa ma e vogël. Por nuk duhet harrue se shumica e tyne quhen Tevârîh-i Âl-i Osmân (Kronika e dinastisë osmane), se disa janë shkrue në aq libra ose në aq pjesë sa asht numri i biografive të sulltanëve që përshkruejnë (Bitlisi, Ibn Kemal), pra deridiku janë vepra panegirike që lëvdojnë dinastinë, fronin e padishahun dhe fitoret e tij. Madje, shumica i kanë shkrue veprat e tyne për t’ia paraqitë sulltanit apo ndonji dinjitari të naltë dhe me marrë shpërblim (psh. Kivami, Ibn Kemal etj.), ose ndonji funkcion të naltë. Prandaj, shpeshherë gjejmë se dëshfatat nënçmohen apo nuk përmenden, fitoret e vogla zmadhohen dhe glorifikohen. Sadoqë dihet mirë se as sulltan Murati e as Fatihu në ekspeditat e tyne kundër Krujës nuk ia kanë dalë me e pushtue, në shumicën e kronikave turke (me përjashtim të dy autorëve) gjejmë se Kruja ka ra në duert e tyne. Por nga ana tjetër, ndër kronikat shihet qartë karakteri popullor i luftës shqiptare, rezistenca e masave kundër Turqve, strategjia ushtarake e Skënderbeut. Përshkrimi i akineve6Fjala akin tekstualisht dmth. vrap, vrapim, por në strategjinë luftarake turke ka marrë kuptimin e depërtimit në tokat anmiqsore per të plaçkitë, vra e djegë që në këtë mënyrë të demoralizohet popuilsija dhe të lehtësohet pushtimi i ushtrisë së rregullt. Nga kjo fjalë me anë të sufiksit — xhi asht ndërtue fjala akinxhi. Kjo fjalë don me thanë pjestar i kalorisë së lehtë turke, të përbame prej Turqve dhe pjesës muslimane të popullsisë bujqësore lokale në Ballkan. Akinxhijtë kanë qenë të vendosun nëpër vendet kufitare dhe kanë pasë nji organizatë të përsosun. Çdo zonë luftarake ka pasë akinxhijtë e vet, e ata begun, ma së shumti sanxhakbegun e sanxhakut përkatës. Ai ka qenë komandanti i gjithë akinxhijve të nji zone kufitare. Akinxhijtë e çdo krahine kanë qenë të regjistruem në regjistra të posaçëm në të cilat asht shënue emni i komandantit të tyne, emnat e çdo akinxhiu dhe vetitë e tyne. Ata janë nda në dy klasa, në ata që kanë pasë timare ose vetëm bashtina të lira. Akinxhijtë kanë egzistue vetëm në krahinat kufitare të Turqisë evropjane. Të përmendun kanë qenë akinxhijtë nën komandën e Evrenos begut, Turhan begut, Isa begut, Malkoç begut, Mihaloglu Ali begut etj., shkatrrimeve, vrasjeve, plaçkitjeve, të marrunit robë — gja që ka qenë taktikë e njoftun e Turqve në pushtimin e shum vendeve — provojnë në mënyrë ma flagrante se deri në ç’shkallë asht shkatrrue Shqipnia dhe deri në çfarë mase ka qenë toka shqiptare pengesë e depërtimeve turke kah prendimi. Fakti që kronikët turq nuk gjejnë fjalë të bukura për Shqiptarët, se shpesh përmenden f jalët „rebel, inatçi, qafir, dushman”, nuk duhet të na çudisë tepër, se asht fjala për popullin anmik, kundër të cilit bahet nji luftë me gjak e me shpirt, asht fjala mandej për shekullin e XV. Na edhe sot, në shekullin e XX nuk kemi fjalë ma tepër të zgjedhuna për Turqit e asaj kohe. Me këtë due me theksue se këto tekste, e ata që kanë me vazhdue, duhet me i lexue me gjakftohtësi e kuriozitet, madje jo vetëm nga aspekti historik, por edhe ai psikologjik. Historiani syashpër ka me gjetë shum gjana në to, kurse turkologut i mbetet me i përkthye sa ma besnikisht dhe me ba komentime e shënime për t’ua lehtësue sa ma tepër punën historianëve.

Kronikat turke janë përdorë shum rrast në historiografinë jugosllave. Pjesë të ndryshme në lidhje me vendet e ndryshme kanë përkthye Safvet-beg Bashagiq7Najstarija turska vijest o Kosovskom boju, Glasnik Zemaljskog muzeja Bosne i Hercegovine XXXVI, 1924, f. 95—100., Glisha Elezoviq8Nesrija o boju na Kosovu, Bratstvo XXXI; Ogledalo sveta ili istorija Mehmeda Nesrije, SAN, Zbomik za istorisku i knjizevnu gradju, Beograd 1957 dhe A. Olesnicki9Turski izvori o Kosovskom boju, Glasnik Skopskog nauönog drustva XIV.. Turkologët jugosllavë ndër punimet e veta, kanë shfrytzue vazhdimisht të dhanat e kronikave turke. Arsyeja që pjesë të shumta nuk janë përkthye duhet kërkue vetëm në vështirësitë e shumta lidhun me përkthimin e tyne, sepse asht fjala për gjuhën e shekullit të XV, diçka si me lexue dhe përkthye Buzukun.

Në kohët e fundit asht vu në pah randësija e kronikave turke edhe në historiografinë shqiptare. Kështu në Burime të zgjedhura për historinë e Shqipërisë10simbas indeksit, mirëpo në ekzemplarin që kam unë 16 faqe të librit mungojnë (prej 305—320). dhe në Studime historike11Në numrat e vjetit 1967. Këtu përmendet edhe nji vëllim me titull Lufta shqiptaro-turke e shek. XV. Burime osmane, por këtë libër nuk e kam pasë në dorë e nuk di nëse ka dalë nga shtypi apo jo, dhe s’di se ç’përmban, por simbas artikullit në Studime historike, duhet të përmbajë pjesë nga kronikat turke.kemi disa pjesë të përkthyeme të kronikave turke. Fan Noli në Historinë e Skënderbeut ka përdorë tri-katër kronika të përkthyeme në ndonji gjuhë evropjane.

Në nji felton botue në „Rilindje (16.1. —19.1.1968) me titull Rezistenca shqiptare në epokën e Skënderbeut — ç’thonë kronikat e vjetra turke si dhe në nji artikull dërgue për shtyp „Jehonës,” unë pata zgjedhë disa pjesë të shkurta ma karakteristike me temën e sipërme, tue theksue se më mungon shumica e kronikave, dhe prandej kam përdorë përkthimin e G. Elezoviqit12Dr Jovan Radonić, Djuradj Kastriot Skenderbeg i Arbanija u XV veku, SKA, spomenik XCV, Beograd 1942, f. 236—299.. Mirëpo, gjatë frorit shkova në Sarajevë dhe disa kronika munda me i marrë nga Dr. Hazim Shabanoviqi13Me këtë rast i falnderoj përzemërsisht., disa me i kopjue fragmentarisht, e disa me i fotografue, kështuqë tash kam në dorë nja 15 kronika, gadi trefish se sa ka përfshi Glisha, midis të cilave disa në dorëshkrime, e disa botue në kohët e fundit, shum ma të randësishme e ma të pasuna. Fillimi i punës rreth përkthimit të tyne kritik dhe krahasimi i teksteve t’origjinalit me disa përkthime të deritashme më ka nxitë edhe ma tepër, meqë kam konstatue se sa i dobët asht përkthimi i Glishës, kurse pjesët e përkthyeme në Burime të zgjedhura janë nën nivel shkencor. Veç kësaj, si theksova, kam ndër mend me dhanë përkthimin e pjesëve nga nji varg kronikash deri tash të papërkthyeme. Jam larg të menduemit se përkthimi im asht i përsosun dhe dyshimet e mija lidhun me disa fjali i kam vu në pah, ose kam vu nji pikëpyetje.

Meqenëse Shqiptarët përmenden për herë të parë në kronikat turke lidhun me luftën e Kosovës, kurse diçka ma vonë kemi lajme mbi depërtimet plaçkitëse turke ndër vendet shqiptare, e kam pa të nevojshme me i futë edhe këto lajme e mos me u kufizue vetëm në shekullin e XV.

Me këtë rast kam zgjedhë tri kronika: Behxhetu t-tevârîh nga Shukrullahi, Tevârîh-i Âl-i Osmân nga Ashikpashazade dhe Tâxhu t-tevârîh nga Hoxha Saduddini14Për shkak të vështirësive teknike rreth botimit, nuk jemi në gjendje me përdorë shenjat e transkripcionit apo të transliteracionit ndërkombëtar për gjuhët orientale, madje vështirë edhe të gjitha shenjat e alfabetit latin turk. Prandaj në tekst do t’i shkruejmë emnat e fjalët e ndryshme turke me alfabetin e shqipes, ashtu si shqiptohen, kurse në shënime e citime me alfabetin e soçëm turk. Prandej duhet me dijtë: c = xh, y = j, ş = sh, j = zh, i pa pikë = ë, kurse ö dhe ü (shqip y) si në gjermanishtet. Shenja A përmbi zanoret tregon gjatësi, e jo nazalitet sikur në shqipet.. Arsyeja që më ka nxitë që në fillim me i marrë këto tri kronika asht: Shukrullahi dhe Ashikpashazade janë bashkëkohanikë të Skënderbeut, sadoqë ky i pari nuk na jep lajme mbi luftat shqiptaro-turke të shekullit të XV; ato janë shfrytzue ma vonë nga kronikët e tjerë, shkruejnë me nji gjuhë të thjeshtë sado që arkaike, kanë fjal të shkurta dhe stil hala të pakomplikuem. Që të dyja janë ma të vorfëna përkah lajmet dhe provojnë se në ç’gjendje gjindej historiografia turke në atë kohë). Nga ana tjetër, Hoxha Saduddini asht i periudhës së mavonshme, shek. XVI, i takon kategorisë së historianëve ma të shkolluem, shkruen me nji gjuhë të stolisun, të përzime me fjalë arabishte e persishte, me nji stil pompoz e bombastik, jashtëzakonisht të vështirë me e kuptue, e lene ma me e përkthye. Mirëpo, Hoxha Saduddini ka shfrytzue nji varg kronikash ma të vjetra, sidomos ate të Neshrisë dhe Idrisi Bitlisisë ka influencue shum në kronikat e mavonshme turke e asht shfrytzue dhe shfrytzohet shum edhe sot.

I. Shukrullah: Behxhetu t-tevûrîh

Shukrullahi asht nji nga kronistët ma të vjetër turq. Ka lindë më 1388. Në grindjet rreth fronit mbas vrasjes së Bajazitit ka qenë n’anën e Isa Çelebisë, për të cilin ka shkrue edhe nji vepër muzikore. Në kohën e Muratit të dytë (1421 — 1451) ka pasë detyra me randësi si i deleguem i sulltanit në vende të ndryshme. Në vjetin 1456 filloi me e shkrue kronikën e vet Behxhetu t-tevârîh (Bukurija e kronikave) në gjuhën persishte. Veprën e kreu më 1460 dhe ia dedikoi Sadrazemit Mahmud pashës. Historia e tij në të vërtetë asht nji histori e përgjithshme, pjesa ma e madhe kushtue istorisë islame. Pjesa mbi historinë osmane asht mjaft e shkurtë, por me randësi, mirëpo në te ma tepër flitet mbi biografinë e sulltanëve se sa mbi ngjarjet historike. Qysh në shekullin e XVI Mustafa Farsi e përktheu veprën nga persishtja në gjuhën turke. Pjesët mbi historinë osmane, tue përfshi tekstin persisht dhe përkthimin gjermanisht, e botoi së pari Theodor Seif më 1925.15Mitteilungen zum Osmanische Geschichte II. Përkthimi i fundit dhe ma kompleti në gjuhën turke asht ai i Çifçioglu N. Atsiz-it16Osmanli Tarihleri I, Turkiye Yayinevi, Istanbul (s.a.), të cilin jam tue përdorë me këtë rast.17Ma gjatë përmbi shkrimtarin, veprën, dorëshkrimet dhe botimet

Në veprën e Shukrullahit Shqiptarët përmendën vetëm nji herë lidhun me pjesëmarrjen e tyne në luftën e Kosovës.18Pjesëmarrja e Shqiptarëve në luftën e Kosovës përmendet edhe ndër kronika të tjera turke. A kanë marrë pjesë ushtarët e të gjithë këtyne popujve që përmendën këtu, apo kjo asht vetëm përpjekje e Turqve që luftën e Kosovës ta paraqesin si kryqzatë të shteteve krishtene kundër Turqve muslimanë, asht çashtje që kërkon studime e krahasime me burimet e tjera, gja që s’asht në kompetencën time. Se shka thuhet ndër disa kronika turke mbi luftën e Kosovës ka shkrue A. Olesnicki në artikullin e përmendun (shënimi nr. 9), por aty nuk kanë hy lajmet nga mjaft kronika të tjera, kryesisht të zbulueme ma vonë. Historiografia sërbe dhe ajo shqiptare dallohen rranjësisht në këtë çashtje. Në këtë pjesë thuhet (f. 56):

„Sulltani, mbasi e bani këtë shtëpi t’ahiretit (shtëpinë, xhaminë dhe medresen në Brusë — H. K.) u çue dhe shkoi përsëri në Rumeli dhe u muer me luftime. U drejtue kah toka e Llazarit (Laz eli). Sunduesi Laz (ar) merr vesh. U dërgoi haber qufarëve të vendeve perëndimore dhe kërkoi ndihmë. Ata dërguen ushtarë nga Vllahija, Hungarija, Çehija, Sërbija, Shqipnija, Kroacija, Bullgarija dhe Frengu. U mblodh nji ushtri ma e madhe se 100.000 vetë”.”

II. Ashikpashazade: Tevârîh-i Al-i Osmân

Ashikpashazade ose ma plot Ashikpashaoglu Ahmed Ashiki ka lindë më 1393 në nji katund t’Amasjes. Më vjetin 1422 ka marrë pjesë në grindjet midis Muratit të dytë dhe Musa Çelebisë. Pastaj ka qenë në nji teqe ku ka hy në nji tarikat mistik dhe ka marrë emnin Ashiki. Më 1438 bashkë me Isa begun ka ardhë në Shkup dhe me te ka marrë pjesë edhe në fushatat plaçkitëse t’Isa begut, ndoshta edhe në tokat shqiptare.

Më 1438—39, bashkë me sulltan Muratin ka marrë pjesë n’ekspeditën e Beogradit dhe vetë sulltani i ka falë 9 robë të cilët mandej i ka shitë n’Edrene. Ka gjasë se më 1455 ka marrë pjesë në pushtimin e Novo Bërdos, kurse dihet me siguri se ka qenë pjesëmarrës në luftën kundër Hungarezëve më 1448, e pastaj edhe në pushtimin e Stambollit më 1453. Ka marrë pjesë në shumicën e ekspeditave të sulltan Mehmed Fatihut, por s’dijmë me siguri a ka qenë në luftat rreth Krujës. Më 1476 atij iu besue me shkrue nji histori të shkurtë të dinastisë otomane, të cilën ai e shkroi dhe e quejti Tevârîh-i Âl-i Osmân (Historia e dinastisë osmane).19Nga ana tjetër, simbas burimeve sërbe, ushtria turke ka numrue ma se 100.000 vetë, kurse ushtria sërbe nja 50.000.

Në kronikën e vet, Ashikpashazade asht mbështetë pjesërisht në burimet e shkrueme të maparshme, e pjesërisht në bazë të përjetimeve të veta. Kronika e tij përfshin ngjarjet prej themelimit të dinastisë e deri n’ekspeditën e Fatihut kundër Shkodrës më vj. 1478. Pjesa e fundit, që flet për ngjarjet deri në vjetin 1502, asht shkrue nga ndonji pasardhës i tij.20Ma gjatë përmbi Ashikpashazaden: Dr Franz Babinger, Die Geschichtsschreiber der Osmanen und ihre Werke, Leipzig 1927, f. 35—38 ku asht shënue edhe nji bibliografi e duhun; Enzyklopaedie des Islam s. v. Ashik-pasha-zade; G. Elezovic, Brastvo, libri XXVI, e sidomos artikullin e M. Fuad Köpriilu në Islam Ansiklopedisi, s. v. A§ik Çelebi ku asht dhanë edhe nji bibliografi e pasun.

Kronika e tij nga e cila kanë mbetë 11 dorëshkrime komplete asht botue tri herë, herën e parë në Stamboll më 1914, herën e dytë në Lajpcig më 1929 dhe herën e fundit me shkronja latine (pa datë botimi). Unë kam përdorë këtë botimin e fundit.21Krahaso shënimin nr. 16.

Në këtë kronikë tokat shqiptare përmendën për herë të parë në f. 15322Natyrisht se faqet tona nuk përputhen me ato te Glisha dhe në „Burimet...”. Mirëpo, teksti asht po ai., në kapitullin 56 që mban titullin: Ky kapitull tregon se kur vdiq Lala Shahini, se si beglerbegllëkun ia dhanë Kara Timir Tashit dhe banë me dijtë se ç'bani ai:

„Së pari e dërguen në tokën e Saruhanit ku kishte nomadë; ai i muer përpara dhe i solli në vilajetin23Fjalën vilajet këtu dhe gadi rregullisht ndër kronikat e kësaj kohe, nuk duhet me e marrë në kuptimin që e ka pasë kjo fjalë mbas tanzimatit, dmth. si njisi ma e madhe administrative e barabartë me ejaletin apo beglerbegllëkun e maparshëm. Në këtë kohë kuptimi i kësaj fjale asht shum i gjanë, mundet me thanë provincë, krahinë, rreth, vend madje edhe nji shtet. Në librat e katastreve dhe të tatimeve, si dhe ndër dokumentet e ndryshme, përdoret me domethanien e ejaletit (beglerbegllëkut) si dhe të sanxhakut (liva), madje edhe në kuptimin e njisive ma të vogla administrative. Pokështu edhe fjala vali para tanzimatit përdoret si sinonim i termineve sandzakbeg dhe beglerbeg. e Serezit. Pastaj e dërguen në vilajetin shqiptar dhe në Manastir24Fjalën Manastir Glisha e ka lanë.. Kur mbërrijtën në Manastir, ky u nënshtrue. Iu imponue haraçi. Prej aty shkuen dhe sulmuen Selanikun e mbërrijtën deri në Karli-eli.25Kujtoj se Karli-ili asht vend në More, por nuk jam i sigurtë. Ky pushtim bani vaki më 787 simbas hixhrës”.26Fillon më 12. II. 1385. Ky asht ndoshta ai depërtimi turk mbi të cilin flet Fan Noli (Historia e Skënderbeut, Tiranë 1967, f. 10), ku thuhet se nji ushtri turke prej 40.000 vetësh hyni nga Maqedonia në Shqipni dhe zaptoi Kosturin e Beratin, ose kur depërtuen në Shqipni të thirrun nga Karl Thopia.

Në faqen 136, Ashikpashazade flet se si Bajaziti kishte ba hazër ushtrinë me i ra Stambollit. Mirëpo, i erdh lajmi se Hungarezët e kanë kalue Danubin dhe janë nisë kah Sofja. Në luftën që u ba në rrethin e Krushevcit (Alaca Hisar), simbas Ashikpashazades, anmiku u shkatrrue, mbreti hungarez mezi që iku e shum hungarezë u zunë rob. Mandej kemi tri bejte (6 vargje) ku thuhet (f. 137):

Këtu e bani luftën Bajazit Hani,

Qafirët që patën mbetë i kapi dhe i shiti

Vilajeti i Bosnës dhe Sërbija dhanë haraç

Kundër Shqipnisë shum gazilerë shkuen

Vllahut i tha: „Eja shpejt, banu shërbtori im”,

Përsëri e bani nijet me shkue kundër Stambollit.

Data e kësaj lufte për fe bani vaki në vjetin 793 simbas hixhrës27Fillon më 9. XII. 1390. Për këtë luftim s’di gja. Dihet se Bajaziti zaptoi gati tanë Shqipninë prej 1394—96 (F. Noli, op. cit. 11). Ate e udhëhoqi vetë Bajazit Hani”.

Në f. 165 kemi titullin: Ky kapitull tregon se me çfarë pune qe i zanë sulltan Murat Han Gazi mbasi u pajtue me Drakullën, ku në lidhje me Shqiptarët thuhet:

„Mbas kësaj Murat Hani sulmoi Shqiptarët. Së pari dërgoi kundër tyne Evrenosoglin. (Shqipnija) u ba qëllim sulmi nga dy anë (?)28N’origj. iki taraftan uc oldi.. Gazilerët atje u muerën me pushtime...”

Diçka ma poshtë kemi disa bejte e në njanin thuhet:

Niköbri dhe Smedereva të mirren

Vilajetin shqiptar s’kemi me e lanë.

Gadi në të gjitha kronikat përmendet nji dishfatë e madhe e komandantit të njoftun t’akinxhijve Evrenosogllu Isa begut 29Isa begu, vllai i Ali begut dhe i biri i Gazi Evrenos begut, ka qenë sanxhakbeg dhe komandant i shquem i akinxhijve. Simbas Ashikpashazades ka marrë pjesë në plaçkitjet e tokave shqiptare më 1442, kurse simbas Hoxha Saduddinit më 1448. Më 1443 ka marrë pjesë në luftën e Moravës. Më 25 qershor 1455 ai e shkatrroi ushtrinë shqiptare që pat rrethue Beratin (f. Noli, op. cit. 106). në Shqipni. Ashikpashazade i kushton nji kapitull kësaj ngjarje i cili mban titullin Ky kapitull tregon se çka bani Evrenosogllu Isa begu në Shqipni.

Nji ditë mbreti tha: „Të ia nisim ekspeditës luftarake kundër Koxhaxhikut. Përpara30Meqenëse önce dhe o gice shkruhen njisoj me germat arabe, Glisha e ka lexue gabimisht o gice dhe e ka përkthye „tog vecera”, në vend me e lexue „önce” përpara, së pari”. e dërgoi Isa begun. Mbreti i tha: „Shko dhe ngopi akinxhijtë. Ishalla, zoti i madh do të ndihmojë!". Isa begu u nis dhe hyni në vendet ma të skajshme të Shqiptarëve. Mbas kësaj i lëshoi akinxhijtë të shkojnë për plaçkë. Vrapuen naltë e poshtë. Mirëpo, qufarët kishin ndëgjue. Ishin ba hazër. Menjiherë i mbyllën rrugët. Veç kësaj atje ishte nji sundimtar31N'orig. beg. me emnin Iskender i cili me origjinë ishte i biri i sundimtarit të Shqiptarëve. Qysh përpara kishte qenë pranë mbretit si iç ogllani i tij32Shohim se Ashikpashazade na thotë se Skënderbeu ka qenë iç oglan kurse në disa kronika të tjera e gjejmë se ka qenë hyzmeqar i mbretit, ose në shërbim në sarajin e mbretit, që, fundi i fundit, asht po e njajta gja. Iç oglanë janë quejtë ata që janë caktue me ba shërbim në sarajin mbretnor. Këta janë rekrutue ose nga fëmijtë e të krishtenëve që janë zanë rob, ose nga fëmijtë e të krishtenëve të Rumelisë — të mbledhun si devshirme (për jeniçerë). Midis këtyne, ma të shëndoshit, ma të bukurit, ma inteligjentët, dhe ma të sjellshmit zgjidheshin, detyroheshin me kalue në fenë islame, baheshin sunet dhe gjatë dhetë vjetve ushtroheshin në nji disciplinë jashtëzakonisht të fortë nën kontrollën e harem agës. Kalojshin nëpër katër faza edukimi, secila fazë nga disa vjetë, por qysh në fillim kishin rrogë. Nji numër i madh sish ka zanë pozita jashtëzakonisht të mëdha, deri në shkallën e vezirit të madh. (Ma gjatë: Ismail Hakki Uzimçarçili, Osmanli devletinin saray teçkilati, Ankara 1945, f. 300 e vazhdim. Shënime të shumta gjejmë te Ricaut, A. Ubicini, M. d'Ohsson etj.).. Mbreti ia kishte dhanë atë vilajet si timar. Pastaj u ba anmik i Sulltanit. Iku dhe mbërrijti (këtu). Në nji vend të Shqipnisë ku vështirë mund të mbërrihet, ai ishte vendosë si ndonji cub. E në të vërtetë n'atë rreth ishte tìmari i tij. Akinxhijve që patën ardhë me Isa begun ai ua preu rrugën,33Edhe te Glisha, edhe në Burime të zgjedhuna për historinë e Shqipërisë (f. 279) përkthimi asht i dobët, i cunguem dhe faktologjikisht aty këtu i gabuem. Më duket se redaktorët e „Burimeve” përkthimin e kanë ba simbas Glishës dhe s’e kanë pasë origjinalin në dorë. Pjesa prej „Isa begu u nis...” e deri „ai u preu rrugën” në „Burimet” asht përkthye kështu: ... Isa Beu marshoi dhe hyni nëpër vise të thella ku ishte vështirë të shkelej dhe prej andej lëshoi sulmuesit. Mirëpo qafirët ishin aty. Ata zunë rrugët kyç. Nji qafir (kjo fjalë hiç nuk ndodhet në tekstin turqisht — H. K.) me emnin Iskender, bir i sundimtarit të Shqipërisë (Arnaud Beyinin), të cilit ia kishte dhënë sulltani vilajetin si timar dhe ishte iç-ogllan i sulltanit dhe pastaj i u deklarua sulltanit armik, ky u preu rrugën sulmuesve që ishin së bashku me Isa Beun”. Ja teksti turqisht: „Isa Beg dahi yüridi. Arnavudun künç Ellerine girdi. Andan sonra akin koyi verdi. Segirdim olindi. Meger küffar duymuç imiş. Hazir olmiş. Heman yollari bagladilar. Amma anda Iskender adlu bir beg var idi. Asilda Arnavud beginün ogliyidi. Evvelden hiindkâr yaninda iç oglani dahi olmiş idi. Hündkâr ol vilayeti ana timar vermiş idi. Sonra hündkâra âsi oldu. Kaçub vardi. Arnavudda bir sarpça yerde harami gibi duraklanmiç idi. Isa Beg ile varan akincilarun yolini ol baglamiç idi”. Me nji fjalë, muslimanët e panë se rrugët janë të preme. Pikë së pari, gazilerët i vunë nën shpatë robët (që kishin zanë). Të gjithë i zhdukën. Mbas kësaj, ata vetë aq luftë banë kundër qufarëve sa që i thyen shigjetat dhe i topitën shpatat. E të gjithë, tue pasë në gojë fjalën „kemi ba nijet për luftë të shejtë” ranë shehitë (martirë). Por, mbi të gjitha, shum vende u pushtuen, ndonse shum gazilerë ranë shehitë. Zoti ua dhashtë n’atë dynja shpërblimin e pagesën. Data e këtij pushtimi u ba më 846 simbas hixhrës34Fillon më 12. V. 1442. Unë dyshoj mos asht ndonji gabim kronologjik, sepse këtu, simbas përshkrimit, më duket se asht fjala për fitoren e madhe të Gjergj Arianitit, i cili më 1432—33 shkatrroi ushtrinë e Ali beg Evrenoszades.. Dhe në këtë datë, mbas dreke, u errsue dielli.

Vargje:

Venën e rahmetit e pinë shehitët

E kaluen siratin si zogj shehitët

Ata nuk u ndáluen gjatë në ndërtesën kalimtare

Në sarajin e përjetshëm kaluen shehitët

Ata u banë pronarë të dritës së shejtë

Prandaj e prenë jetën e tyne shehitët.

Diçka ma poshtë, në f. 185, nji kapitull i tanë i asht kushtue luftave të sulltan Muratit të dytë rreth Krujës: Ky kapitull tregon se si e pushtoi Gazi Sulltan Murat Hani Krujën (Akça Hisar) në Shqipni.

„Ndërsa nji ditë Gazi Sulltan Murat Hani rrinte dhe bisedonte, mbërrijti i biri i mixhës së Skënderit të Shqipnisë, Hamza begu35N'origj. Arnavud Iskenderiin amucasi ogli Hamza beg geldi. Te Glisha gabimisht „Dodje iz Arbanaske zemlje Hamza beg, stric Skenderov”., dhe tha: „Sulltani im fatlum, në vilajetin shqiptar, disa vetë janë ngritë kundër Skënderit. Nëse urdhnon, sulltani im, unë kisha shkue atje dhe e kisha marrë shpejt Krujën për sulltanin tim”. Sulltani ua tha pashallarëve këtë fjalë të tij. Pashallarët thanë: „Sulltani ynë, asht ma e preferueshme me shkue ju personalisht”. Sulltani u përgjegj: „Përgatitni armët e pajisjet për luftë”. Pashallarët e përgatitën pajën e luftës në mënyrë të plotë dhe të përsosun. Madje, n’atë ekspeditë e muer (Sulltani) edhe të birin Sulltan Mehmetin dhe u nis. Marshuen shpejt e kur mbërrinë përmbi Krujë, zunë vend. Nja dy muej e rrethuen36N’origj. Iki ay mikdari egirdim etdiler. Fjalën egirdim s’kam mujtë me e gjetë ndër fjalorët që kam në dispozicion, prandaj e kam përkthye me hamendje. Në vilajetin shqiptar u banë luftime t’ashpra. Ma në fund e gjetën rezervoarin e ujit. Ujin ia prenë. Pa ujë u ra të fiktë. Fortesa u pushtue.37Asht e qartë se Ashikpashazade, e mbas tij edhe shum të tjerë, e përzijnë këtu Sfetigradin e Krujën. Ky përshkrim mbi „marrjen” e Krujës përputhet me të dhanat e Fan Nolit (op. cit. 78) mbi marrjen e Sfetigradit. Edhe simbas Nolit, arsyeja kryesore që u dorëzue kështjella e Sfetigradit, asht se Turqit ia prenë ujësjellsin. Krahaso gjithashtu Studime historike 4—1967, f. 226. Mirëpo, këtu paraqitet nji vështirësi. Simbas Ashikpashazades, kjo luftë ka mujtë me ngja në ndërkohë, prej 19. III. 1447—7. III. 1448, kurse simbas F. Nolit (op. cit. 78) Turqit e kanë marrë Sfetigradin në korrik të vjetit 1449. Simbas Historisë së Shqipërisë I, Tiranë 1959, f. 281—282. Kjo ngjarje ka ndodhë me 1448. Madje, u pushtue shumica e vilajetit shqiptar. Shum plaçkë shtinë në dorë. Robët e vilajetit i muerën me vehte. E patën ba nijet që ushtrisë me i dhanë leje. Por, nga ana e Vidinit mbërrijti lajmi që thonte se qafiri hungarez me ushtri të madhe dhe me shum pajë lufte asht tue ardhë. Prandej menjiherë mbreti marshoi kah Sofja. Ushtrisë së Rumelisë i dha leje pushimi, kurse ushtrisë s’Anadollit i tha: „Dërgoni harçllëkçitë dhe nga shtëpitë tueja sillni harçllëk”.38N’origj. Harclikci göndürün. Evünüzden harclik getürün. Sado qé fjalija asht e kuptueshme, ç’don me thanë në realitet nuk e di. (Sulltani) mbërrijti drejt në Sofje. Ai vetë u ndal në Sofje. Data e këtij pushtimi bani vaki më 851 simbas hixhrës.39Ky vjet fillon më 19. III. 1447. Simbas Selami Pulahës (Studime historike 4—1967, 227) ngjarja ka ndodhë më 1448. Por edhe S. Pulaha gabon kur vjetin 851 simbas hixhrës e merr si 1447. Ky vjet i hixhrës ka zgjatë deri më 7. III. 1448.

Në kapitullin që vazhdon, thuejse përsëritet fjalija e sipërme:

„Sulltan Murat Hani i cili e pat pushtue Krujën në Shqipni, i dha leje ushtrisë. Deshti me ardhë në Edrene.

Por mbërrijti haberi që thonte se qafiri hungarez asht nisë me ushtri të madhe dhe ka kalue Beogradin”.

Në mbarim të kapitullit mbi pushtimin e Bosnës nga ana e Sulltan Mehmed Fatihut, kemi disa bejte panegirike. Aty përmendet dhe Shkodra:

Muhamed Hani e pushtoi Bosnën

N’at çast synoi dhe Hercegovinën

Përmendi edhe Shkodrën në Shqipni

Gjithashtu shum toka kishte ndër mend (me pushtue)...

Luftimeve të Fatihut në Shqipni Ashikpashazade u kushton edhe nji kapitull të shkurtë me titull: Ky kapitull tregon se si u drejtue Gazi sulltan Mehmed Hani në vilajetin shqiptar, kur mbërrini atje dhe çka bani.

„Mbreti e mblodhi ushtrinë islame dhe shkoi. Hyni në vilajetin shqiptar. Dhe nga të gjitha anët i lëshoi akinxhijtë. Kur filluen me mbërrijtë atje gazilerët, disa sundimtarë të Shqipnisë erdhën dhe u nënshtruen, kurse të tjerët ikën e u zhdukën. Mbreti urdhnoi që atje të bajnë nji fortesë midis vilajetit të Shqipnisë. Kësaj fortese ia vunë emnin El Basan.40Për fjalën fortesë n’origj. hisar që don me thanë edhe kështjellë, qytet i fortifikuem, qytet me murnaja. Në lidhje me themelimin e Elbasanit krahaso: F. Babinger, Die Grundung von Elbasan, Berlin 1931, si dhe Vexhi Buharaja, Rreth mbishkrimevet të fortesës së Elbasanit, Studime historike 1—1967, f. 85—102). Dhe në këtë fortesë i vendosi gazilerët. Ata bajshin luftë me qufarët që ndodheshin anave. Data e këtij pushtimi bani vaki më 870 simbas hixhrës41Ky vjet i hixhrës fillon më 24.VIII. 1465. 42 Gedik Ahmed pasha (?—1482) asht nji nga njerëzit ma të shquem dhe pushtuesi ma i madh i gjysmës së dytë të shekullit të XV. Burimet turke nuk përmendin gja mbi prejardhjen e tij, kurse burimet perëndimore disa e marrin si shqiptar kurse disa si grek. Rrjedh prej oxhakut të janiçerëve, dhe tue u shique me mend e trimni filloi me përparue shpejt qysh në kohën e Fatihut. Ka pasë gradën e beglerbegut e ma vonë edhe të vezirit. Mbas nji vargu luftash dhe fitoresh në Karaman, me nji famë të madhe, në vjetin 1474 u ba vezir i madh (sadrazem). Më 1475 pushtoi disa koloni të Venedikut në Detin e Zi, kurse më 1476 muer pjesë bashkë me sulltanin në luftën e Bogdanisë e ma vonë të Moravës. Meqenëse refuzoi me shkue për të zaptue Shkodrën, u shkarkue nga detyra dhe u burgos. Me intervenimin e Hercegoglu Ahmed pashës, sulltani e liroi dhe së pari e emnoi admirall të marinës e ma vonë sanxhakbeg të Selanikut. Më 1479 pushtoi nji varg ishujsh grek, kurse më 1480 u emnue si sanxhakbeg i Vlonës, me kusht që të synojë zaptimin e mbretnisë së Napolit. Më 1480 pushtoi Otranton. Pushtimet kah Italija i preu me vdekjen e Fatihut. Kur u kthye në Stamboll, Sulltani i ri Bajaziti i II e priti si pushtuesin ma të madh. Ushtrinë e rivalit të Bajazitit Sulltan Xhemit, Gedik Ahmet pasha e shkatrroi plotësisht, por s'deshti me e ndjekë Xhemin deri në fund dhe i la shteg që të iki. Për këtë shkak, filluen intrigat e shumta kundër tij dhe më 1482, në nji pritje në Edrene, Sulltan Bajaziti i II e likuidoi. Historianët turq e konsiderojnë si njeri që ka ba pushtimet ma të mëdha në kohën e Fatihut dhe e përmendin si komandant të pamujtshëm. (Ma gjatë në Islam Ansiklopedisi, s. v. Ahmed paşa, Gedik veya Gedük Ahmed paşa). dhe ate e kreu personalisht Gazi Mehmed Hani. E kur u kthye Mehmed Hani nga kjo luftë, vdiq veziri Rum Mehmeti”.

Në fund kemi edhe kapitullin e fundit kushtue pushtimit të Shkodrës (f. 229): Ky kapitull tregon se në ç’mënyrë mbërrijti Sulltan Mehmed Han Gazi në Shkodër, çka bani si dhe çka qe arsyeja e ardhjes së tij, ku thuhet:

„Nji ditë, mbreti me eprorët rrinte n’Edrene. Përanash u hap fjala se populli i cilit vilajet nuk i nënshtrohet Sulltanit. Ata thanë: „Qafiri i Shkodrës në Shqipni hiç nuk i nënshtrohet mbretit”. Mbreti shtoi: „Mos kanë ndoshta ushtri shum të madhe dhe burra tepër trima”. Ata që ishin pranë tij thanë: „Sulltani ynë fatlum, arsyeja e kokëfortësisë së vilajetit të Shkodrës duhet kërkue në fortesën e saj. Asht nji fortesë që vështirë mund të pushtohet dhe në te ata mbështeten”. Mbreti pyeti: „A s’ka ndonji derman që të mbërrihet te ajo fortesë dhe të vijë ushtrija e të hyjë mbrenda (?)”. Vezirët u përgjigjën: „Sulltani ynë fatlum, ushtrija mund të shkojë, asht tokë, mirëpo, fortesa e saj asht shum e fortë”. Mbreti tha: „Tash bani përgatitjet që edhe ajo të pushtohet, në dhashtë zoti”.

N’at çast e caktuen nji rob të sulltanit dhe mbasi e pajisën, e dërguen në Shkodër. U ba shum luftë, mirëpo s’mujti me e pushtue. Në kujtesën e bekueme të sulltanit kishte mbetë hija e fortesës. Kur mbreti i lumtun u kthye në Stamboll nga lufta e Karabogdanisë, iu përvuel përsëri përgatitjeve për pushtimin e Shkodrës. Gedik Ahmetit[42] i tha: „Nisu, shko e bje mbi Shkodër”. Ahmeti e la mbas dore (urdhnin). Sulltani e kapi Ahmetin dhe e burgosi në Bogaz Kesin (në Stamboll — H. K.). Mbas kësaj, me famën e vet, sulltani e mblodhi ushtrinë ngadhnjimtare. Tue ba nijet me luftue, u nis, mbërrijti dhe ra mbi fortesë. I vendosi topat. U banë luftime mbretnore. Disa kulla i shkatrruen. Banë jyryshe, por s’qe kësmet e s’mujtën me e marrë. Atëherë ardhi sulltan Mehmeti dhe urdhënoi, (e në bazë t’urdhënit) banë nji havale43Fjala havale (ar. hawâla) ka edhe n’arabishten edhe në turqishten. disa kuptime, por midis të tjerash edhe „pengesë dhe pëervazë që ndan”. Në strategjinë ushtarake turke don me thanë vend, fortesë ose kullë që dominon mbi nji qytet. përmbi fortesë, mbrenda vendosën trima të zellshëm dhe i tanë vilajeti u pushtue. Mbeti vetëm fortesa. E sulltani i lumtun u kthye prapë në Stamboll. Ma në fund, kjo havale e detyroi fortesën që t’i bijë të paktë. Popullsija e fortesës u dërgoi haber gazilerëve që ndodheshin mbrenda në havale tue thanë: „Me marrëveshtje do t’ua japim fortesën. Ata që duen me shkue, të shkojnë, ata që duen me mbetë le të mbesin”. Gazilerët nga ana e tyne e njoftuen sulltanin në Stamboll. Mbreti, nji të ndëgjue këtë haber a pranoi marrëveshjen e propozueme dhe u ba razi që gazilerët të veprojnë simbas marrëveshjes. Menjiherë e shkruen marrëveshjen, e dorëzuen dhe e banë teslim fortesën. Simbas dëshirës së popullsisë, ata që deshtën me shkue shkuen, kurse ata që zgjodhën me mbetë, mbetën. Nji shumicë kishash i banë xhamija. Shtëpitë e qufarëve që shkuen ua dorzuen muslimanëve që erdhën dhe aty u vendosën.44Kësaj fjalije duhet me i kushtue vëmendje të madhe. Kjo tregon. nji nga metodat e kolonizimit turk, gja që ka fillue me u zbatue sistematikisht në mënyrë të ndryshme nga vetë sulltan Mehmed. Fatihu. Shkodra që ishte vend anmiqsor u ba vend musliman. Me ndihmèn e zotit të madh dhe të plotëfuqishëm, kjo u pushtue nga ana e sulltan Mehmed Han Gazisë.

Vargje:

Shiqoni Shkodrën, ajo u pushtue

U ba fortesë e afërt, nëpër tokë e nëpër detë.

1 vërteti (zot) ia dha ate Gazi Sulltan Hanit

Venediku mban shpresè se do të kthehet nëpër të thatë.

Data e pushtimit të kësaj fortese bani vaki më 883 mbas hixhrës.45Fillon më 4. IV. 1478. Me pushtimin e Shkodrës u plotsuen luftat e sulltan Mehmetit. Mbas kësaj ai u ndal dhe u muer me punët e drejtësisë e padrejtësisë.



  1. Chronica dell’ origine e progressione della casa ottomana composta da Saidino Turco.

  2. Krahaso: Dr. Friedrich Giese, Die altosmanischen anonymen Chroniken, Leipzig 1925.

  3. Kështu psh. kronika e njoftun e Neshrisë asht botue edhe në Leipzig edhe në Ankarë.

  4. Kështu psh. Dr. Franz Babinger ka përgatitë për shtyp kronikën Fetihnâme-i Sultan Mehmed nga Kivâmî (Istanbul 1955, Maarif Basimevi), kurse në Moskë, në vj. 1961 asht botue në këtë mënyrë nji kronikë e Boshnakut Husejn me titull Bedâ’i ulvekâ’i’, simbas nji dorëshkrimi të Leningradit. Të dyja kanë shum landë mbi temën tonë dhe me nji rast tjetër kemi me dhanë edhe përkthimin e tyne.

  5. Psh. te Neshri, sadoqë nuk ka qenë pjesëmarrës në luftën e Kosovës, gjejmë përshkrimin e saj ma të bukur dhe ma të hollësishëm. Madje, tash vonë asht çfaqë nji mendim, që nuk e besoj fort, se ne kronikën e vet Neshri ka futë edhe legjendat e atëhershme sërbe mbi luftën e Kosovës. (Krah. N. Ljubinković, Opis Kosovskog boja kod turskog istorićara N. NeSrije, Glasnik Muzeja Kosova i Metohije VI, Priština 1961, f. 161—172.

  6. Fjala akin tekstualisht dmth. vrap, vrapim, por në strategjinë luftarake turke ka marrë kuptimin e depërtimit në tokat anmiqsore per të plaçkitë, vra e djegë që në këtë mënyrë të demoralizohet popuilsija dhe të lehtësohet pushtimi i ushtrisë së rregullt. Nga kjo fjalë me anë të sufiksit — xhi asht ndërtue fjala akinxhi. Kjo fjalë don me thanë pjestar i kalorisë së lehtë turke, të përbame prej Turqve dhe pjesës muslimane të popullsisë bujqësore lokale në Ballkan. Akinxhijtë kanë qenë të vendosun nëpër vendet kufitare dhe kanë pasë nji organizatë të përsosun. Çdo zonë luftarake ka pasë akinxhijtë e vet, e ata begun, ma së shumti sanxhakbegun e sanxhakut përkatës. Ai ka qenë komandanti i gjithë akinxhijve të nji zone kufitare. Akinxhijtë e çdo krahine kanë qenë të regjistruem në regjistra të posaçëm në të cilat asht shënue emni i komandantit të tyne, emnat e çdo akinxhiu dhe vetitë e tyne. Ata janë nda në dy klasa, në ata që kanë pasë timare ose vetëm bashtina të lira. Akinxhijtë kanë egzistue vetëm në krahinat kufitare të Turqisë evropjane. Të përmendun kanë qenë akinxhijtë nën komandën e Evrenos begut, Turhan begut, Isa begut, Malkoç begut, Mihaloglu Ali begut etj.

  7. Najstarija turska vijest o Kosovskom boju, Glasnik Zemaljskog muzeja Bosne i Hercegovine XXXVI, 1924, f. 95—100.

  8. Nesrija o boju na Kosovu, Bratstvo XXXI; Ogledalo sveta ili istorija Mehmeda Nesrije, SAN, Zbomik za istorisku i knjizevnu gradju, Beograd 1957

  9. Turski izvori o Kosovskom boju, Glasnik Skopskog nauönog drustva XIV.

  10. simbas indeksit, mirëpo në ekzemplarin që kam unë 16 faqe të librit mungojnë (prej 305—320).

  11. Në numrat e vjetit 1967. Këtu përmendet edhe nji vëllim me titull Lufta shqiptaro-turke e shek. XV. Burime osmane, por këtë libër nuk e kam pasë në dorë e nuk di nëse ka dalë nga shtypi apo jo, dhe s’di se ç’përmban, por simbas artikullit në Studime historike, duhet të përmbajë pjesë nga kronikat turke.

  12. Dr Jovan Radonić, Djuradj Kastriot Skenderbeg i Arbanija u XV veku, SKA, spomenik XCV, Beograd 1942, f. 236—299.

  13. Me këtë rast i falnderoj përzemërsisht.

  14. Për shkak të vështirësive teknike rreth botimit, nuk jemi në gjendje me përdorë shenjat e transkripcionit apo të transliteracionit ndërkombëtar për gjuhët orientale, madje vështirë edhe të gjitha shenjat e alfabetit latin turk. Prandaj në tekst do t’i shkruejmë emnat e fjalët e ndryshme turke me alfabetin e shqipes, ashtu si shqiptohen, kurse në shënime e citime me alfabetin e soçëm turk. Prandej duhet me dijtë: c = xh, y = j, ş = sh, j = zh, i pa pikë = ë, kurse ö dhe ü (shqip y) si në gjermanishtet. Shenja A përmbi zanoret tregon gjatësi, e jo nazalitet sikur në shqipet.

  15. Mitteilungen zum Osmanische Geschichte II.

  16. Osmanli Tarihleri I, Turkiye Yayinevi, Istanbul (s.a.)

  17. Ma gjatë përmbi shkrimtarin, veprën, dorëshkrimet dhe botimet

  18. Pjesëmarrja e Shqiptarëve në luftën e Kosovës përmendet edhe ndër kronika të tjera turke. A kanë marrë pjesë ushtarët e të gjithë këtyne popujve që përmendën këtu, apo kjo asht vetëm përpjekje e Turqve që luftën e Kosovës ta paraqesin si kryqzatë të shteteve krishtene kundër Turqve muslimanë, asht çashtje që kërkon studime e krahasime me burimet e tjera, gja që s’asht në kompetencën time. Se shka thuhet ndër disa kronika turke mbi luftën e Kosovës ka shkrue A. Olesnicki në artikullin e përmendun (shënimi nr. 9), por aty nuk kanë hy lajmet nga mjaft kronika të tjera, kryesisht të zbulueme ma vonë. Historiografia sërbe dhe ajo shqiptare dallohen rranjësisht në këtë çashtje.

  19. Nga ana tjetër, simbas burimeve sërbe, ushtria turke ka numrue ma se 100.000 vetë, kurse ushtria sërbe nja 50.000.

  20. Ma gjatë përmbi Ashikpashazaden: Dr Franz Babinger, Die Geschichtsschreiber der Osmanen und ihre Werke, Leipzig 1927, f. 35—38 ku asht shënue edhe nji bibliografi e duhun; Enzyklopaedie des Islam s. v. Ashik-pasha-zade; G. Elezovic, Brastvo, libri XXVI, e sidomos artikullin e M. Fuad Köpriilu në Islam Ansiklopedisi, s. v. A§ik Çelebi ku asht dhanë edhe nji bibliografi e pasun.

  21. Krahaso shënimin nr. 16.

  22. Natyrisht se faqet tona nuk përputhen me ato te Glisha dhe në „Burimet...”. Mirëpo, teksti asht po ai.

  23. Fjalën vilajet këtu dhe gadi rregullisht ndër kronikat e kësaj kohe, nuk duhet me e marrë në kuptimin që e ka pasë kjo fjalë mbas tanzimatit, dmth. si njisi ma e madhe administrative e barabartë me ejaletin apo beglerbegllëkun e maparshëm. Në këtë kohë kuptimi i kësaj fjale asht shum i gjanë, mundet me thanë provincë, krahinë, rreth, vend madje edhe nji shtet. Në librat e katastreve dhe të tatimeve, si dhe ndër dokumentet e ndryshme, përdoret me domethanien e ejaletit (beglerbegllëkut) si dhe të sanxhakut (liva), madje edhe në kuptimin e njisive ma të vogla administrative. Pokështu edhe fjala vali para tanzimatit përdoret si sinonim i termineve sandzakbeg dhe beglerbeg.

  24. Fjalën Manastir Glisha e ka lanë.

  25. Kujtoj se Karli-ili asht vend në More, por nuk jam i sigurtë.

  26. Fillon më 12. II. 1385. Ky asht ndoshta ai depërtimi turk mbi të cilin flet Fan Noli (Historia e Skënderbeut, Tiranë 1967, f. 10), ku thuhet se nji ushtri turke prej 40.000 vetësh hyni nga Maqedonia në Shqipni dhe zaptoi Kosturin e Beratin, ose kur depërtuen në Shqipni të thirrun nga Karl Thopia.

  27. Fillon më 9. XII. 1390. Për këtë luftim s’di gja. Dihet se Bajaziti zaptoi gati tanë Shqipninë prej 1394—96 (F. Noli, op. cit. 11)

  28. N’origj. iki taraftan uc oldi.

  29. Isa begu, vllai i Ali begut dhe i biri i Gazi Evrenos begut, ka qenë sanxhakbeg dhe komandant i shquem i akinxhijve. Simbas Ashikpashazades ka marrë pjesë në plaçkitjet e tokave shqiptare më 1442, kurse simbas Hoxha Saduddinit më 1448. Më 1443 ka marrë pjesë në luftën e Moravës. Më 25 qershor 1455 ai e shkatrroi ushtrinë shqiptare që pat rrethue Beratin (f. Noli, op. cit. 106).

  30. Meqenëse önce dhe o gice shkruhen njisoj me germat arabe, Glisha e ka lexue gabimisht o gice dhe e ka përkthye „tog vecera”, në vend me e lexue „önce” përpara, së pari”.

  31. N'orig. beg.

  32. Shohim se Ashikpashazade na thotë se Skënderbeu ka qenë iç oglan kurse në disa kronika të tjera e gjejmë se ka qenë hyzmeqar i mbretit, ose në shërbim në sarajin e mbretit, që, fundi i fundit, asht po e njajta gja. Iç oglanë janë quejtë ata që janë caktue me ba shërbim në sarajin mbretnor. Këta janë rekrutue ose nga fëmijtë e të krishtenëve që janë zanë rob, ose nga fëmijtë e të krishtenëve të Rumelisë — të mbledhun si devshirme (për jeniçerë). Midis këtyne, ma të shëndoshit, ma të bukurit, ma inteligjentët, dhe ma të sjellshmit zgjidheshin, detyroheshin me kalue në fenë islame, baheshin sunet dhe gjatë dhetë vjetve ushtroheshin në nji disciplinë jashtëzakonisht të fortë nën kontrollën e harem agës. Kalojshin nëpër katër faza edukimi, secila fazë nga disa vjetë, por qysh në fillim kishin rrogë. Nji numër i madh sish ka zanë pozita jashtëzakonisht të mëdha, deri në shkallën e vezirit të madh. (Ma gjatë: Ismail Hakki Uzimçarçili, Osmanli devletinin saray teçkilati, Ankara 1945, f. 300 e vazhdim. Shënime të shumta gjejmë te Ricaut, A. Ubicini, M. d'Ohsson etj.).

  33. Edhe te Glisha, edhe në Burime të zgjedhuna për historinë e Shqipërisë (f. 279) përkthimi asht i dobët, i cunguem dhe faktologjikisht aty këtu i gabuem. Më duket se redaktorët e „Burimeve” përkthimin e kanë ba simbas Glishës dhe s’e kanë pasë origjinalin në dorë. Pjesa prej „Isa begu u nis...” e deri „ai u preu rrugën” në „Burimet” asht përkthye kështu: ... Isa Beu marshoi dhe hyni nëpër vise të thella ku ishte vështirë të shkelej dhe prej andej lëshoi sulmuesit. Mirëpo qafirët ishin aty. Ata zunë rrugët kyç. Nji qafir (kjo fjalë hiç nuk ndodhet në tekstin turqisht — H. K.) me emnin Iskender, bir i sundimtarit të Shqipërisë (Arnaud Beyinin), të cilit ia kishte dhënë sulltani vilajetin si timar dhe ishte iç-ogllan i sulltanit dhe pastaj i u deklarua sulltanit armik, ky u preu rrugën sulmuesve që ishin së bashku me Isa Beun”. Ja teksti turqisht: „Isa Beg dahi yüridi. Arnavudun künç Ellerine girdi. Andan sonra akin koyi verdi. Segirdim olindi. Meger küffar duymuç imiş. Hazir olmiş. Heman yollari bagladilar. Amma anda Iskender adlu bir beg var idi. Asilda Arnavud beginün ogliyidi. Evvelden hiindkâr yaninda iç oglani dahi olmiş idi. Hündkâr ol vilayeti ana timar vermiş idi. Sonra hündkâra âsi oldu. Kaçub vardi. Arnavudda bir sarpça yerde harami gibi duraklanmiç idi. Isa Beg ile varan akincilarun yolini ol baglamiç idi”.

  34. Fillon më 12. V. 1442. Unë dyshoj mos asht ndonji gabim kronologjik, sepse këtu, simbas përshkrimit, më duket se asht fjala për fitoren e madhe të Gjergj Arianitit, i cili më 1432—33 shkatrroi ushtrinë e Ali beg Evrenoszades.

  35. N'origj. Arnavud Iskenderiin amucasi ogli Hamza beg geldi. Te Glisha gabimisht „Dodje iz Arbanaske zemlje Hamza beg, stric Skenderov”.

  36. N’origj. Iki ay mikdari egirdim etdiler. Fjalën egirdim s’kam mujtë me e gjetë ndër fjalorët që kam në dispozicion, prandaj e kam përkthye me hamendje.

  37. Asht e qartë se Ashikpashazade, e mbas tij edhe shum të tjerë, e përzijnë këtu Sfetigradin e Krujën. Ky përshkrim mbi „marrjen” e Krujës përputhet me të dhanat e Fan Nolit (op. cit. 78) mbi marrjen e Sfetigradit. Edhe simbas Nolit, arsyeja kryesore që u dorëzue kështjella e Sfetigradit, asht se Turqit ia prenë ujësjellsin. Krahaso gjithashtu Studime historike 4—1967, f. 226. Mirëpo, këtu paraqitet nji vështirësi. Simbas Ashikpashazades, kjo luftë ka mujtë me ngja në ndërkohë, prej 19. III. 1447—7. III. 1448, kurse simbas F. Nolit (op. cit. 78) Turqit e kanë marrë Sfetigradin në korrik të vjetit 1449. Simbas Historisë së Shqipërisë I, Tiranë 1959, f. 281—282. Kjo ngjarje ka ndodhë me 1448.

  38. N’origj. Harclikci göndürün. Evünüzden harclik getürün. Sado qé fjalija asht e kuptueshme, ç’don me thanë në realitet nuk e di.

  39. Ky vjet fillon më 19. III. 1447. Simbas Selami Pulahës (Studime historike 4—1967, 227) ngjarja ka ndodhë më 1448. Por edhe S. Pulaha gabon kur vjetin 851 simbas hixhrës e merr si 1447. Ky vjet i hixhrës ka zgjatë deri më 7. III. 1448.

  40. Për fjalën fortesë n’origj. hisar që don me thanë edhe kështjellë, qytet i fortifikuem, qytet me murnaja. Në lidhje me themelimin e Elbasanit krahaso: F. Babinger, Die Grundung von Elbasan, Berlin 1931, si dhe Vexhi Buharaja, Rreth mbishkrimevet të fortesës së Elbasanit, Studime historike 1—1967, f. 85—102).

  41. Ky vjet i hixhrës fillon më 24.VIII. 1465. 42 Gedik Ahmed pasha (?—1482) asht nji nga njerëzit ma të shquem dhe pushtuesi ma i madh i gjysmës së dytë të shekullit të XV. Burimet turke nuk përmendin gja mbi prejardhjen e tij, kurse burimet perëndimore disa e marrin si shqiptar kurse disa si grek. Rrjedh prej oxhakut të janiçerëve, dhe tue u shique me mend e trimni filloi me përparue shpejt qysh në kohën e Fatihut. Ka pasë gradën e beglerbegut e ma vonë edhe të vezirit. Mbas nji vargu luftash dhe fitoresh në Karaman, me nji famë të madhe, në vjetin 1474 u ba vezir i madh (sadrazem). Më 1475 pushtoi disa koloni të Venedikut në Detin e Zi, kurse më 1476 muer pjesë bashkë me sulltanin në luftën e Bogdanisë e ma vonë të Moravës. Meqenëse refuzoi me shkue për të zaptue Shkodrën, u shkarkue nga detyra dhe u burgos. Me intervenimin e Hercegoglu Ahmed pashës, sulltani e liroi dhe së pari e emnoi admirall të marinës e ma vonë sanxhakbeg të Selanikut. Më 1479 pushtoi nji varg ishujsh grek, kurse më 1480 u emnue si sanxhakbeg i Vlonës, me kusht që të synojë zaptimin e mbretnisë së Napolit. Më 1480 pushtoi Otranton. Pushtimet kah Italija i preu me vdekjen e Fatihut. Kur u kthye në Stamboll, Sulltani i ri Bajaziti i II e priti si pushtuesin ma të madh. Ushtrinë e rivalit të Bajazitit Sulltan Xhemit, Gedik Ahmet pasha e shkatrroi plotësisht, por s'deshti me e ndjekë Xhemin deri në fund dhe i la shteg që të iki. Për këtë shkak, filluen intrigat e shumta kundër tij dhe më 1482, në nji pritje në Edrene, Sulltan Bajaziti i II e likuidoi. Historianët turq e konsiderojnë si njeri që ka ba pushtimet ma të mëdha në kohën e Fatihut dhe e përmendin si komandant të pamujtshëm. (Ma gjatë në Islam Ansiklopedisi, s. v. Ahmed paşa, Gedik veya Gedük Ahmed paşa).

  42. Fjala havale (ar. hawâla) ka edhe n’arabishten edhe në turqishten. disa kuptime, por midis të tjerash edhe „pengesë dhe pëervazë që ndan”. Në strategjinë ushtarake turke don me thanë vend, fortesë ose kullë që dominon mbi nji qytet.

  43. Kësaj fjalije duhet me i kushtue vëmendje të madhe. Kjo tregon. nji nga metodat e kolonizimit turk, gja që ka fillue me u zbatue sistematikisht në mënyrë të ndryshme nga vetë sulltan Mehmed. Fatihu.

  44. Fillon më 4. IV. 1478.

LUFTAT SHQIPTARE—OTOMANE NË SHEKULLIN E XIV-XV SIMBAS TRI KRONIKAVE TURKE (pjesa II)III. Hoxha Sa’duddîn: Tâxhu t-tevârîh

Qysh në hymje përmendëm se pjesë nga historija e Hoxha Saduddinit1Nuk e di pse redaktorët e „Burimeve...” ofiqin Hoxha ia kanë ndërrue në Koxha. Hoxha (tur. hoca nga pers. haxhe, me germa arabisht shkruhet hawaxhe), dmth. njeri i mësuem, fetar musliman (prift musliman), mësues feje, profesor i medreses, kurse koxha (tur. koca) dmth. plak (krahaso Koxha Ragib pasha, Koxha Sinan pasha etj.). Edhe në historinë e tij emni i tij përmendet si Hoxha e jo Koxha. N’asnji burim deri më sot s’e kam gjetë si Koxha. E kur dihet se Mehmed Saduddini ka qenë vjet me radhë profesor i medreses, s’ka arsye me dyshue. Madje edhe dy fëmijët e tij që kanë zanë pozita me randësi janë quejtë Hoxhazade (i biri i hoxhës) Esad efendi dhe Hoxhazade Mehmed efendi. Edhe Sami Frashëri shkruen Hoxha e jo Koxha (Qâmûsu l’a’lâm, IV, 2568 s. v. Sa’duddîn efendi (Hoca efendi). Duket se redaktorët i ka mashtrue transkripcioni në Enzyklopaedie des Islam II, 1034 ku asht shkrue khodja, por dihet mirë se ha-ja guturale e arabishtes në këtë vepër, për arsye teknike, asht transkribue me kh. Veç kësaj, jo vetëm autorët e „Burimeve”, por edhe të librave të folklorit, tue shpjegue fjalët arabe, persiane e turke kurrktmd s’kanë përdorë as transkripcion as transliteracion. Asht për t’u çuditë se si edhe Dizdari s’përdor kurrfarë transkripcioni në „Huazimet orientale..." (botohen në vazhdime në „Studime filologjike”) gja që përveç të metave të tjera të shumta meto dologjike e faktologjike, ia pakson vleftën shum. Por mbi të gjitha këto çashtje do të bahet fjalë në nji artikull të posaçëm. janë përkthye shum heret në disa gjuhë evropjane. E me të vërtetë, kronika e tij, shekuj me radhë asht konsiderue si vepër ma e randësishme historike turke dhe asht nji nga veprat që ka influencue ma së shumti në kronikat e mavonshme, madje edhe në ma të shquemet, siç janë ato të Solakazades, Peçevisë, Naimës etj.

Hoxha Saduddini asht me origjinë persieme. Sulltan Selimi, mbasi e ka shkatrrue Shah Ismailin, e ka marrë t’jatin e tij në Stamboll dhe e ka emnue si hafuz t’oborrit. Hoxha Saduddini qysh në rini i asht kushtue studimit të mësimeve teologjike dhe juridike. Më 1566 e gjejmë profesor në medresen e Bajazitit të parë në Brusë. Më vj. 1573 ka qenë profesor i princit Murat, të birit të Selimit të dytë. Ka pasë influencë të madhe te sulltan Murati i III dhe asht përzie mjaft edhe në punët shtetnore. Ka marrë pjesë në disa luftime të sulltanit. Më 1598 u ba kryetar i fesë islame (Shejhul-Islâm). Vdiq tue falë namazin në xhaminë e Aja Sofjes në Stamboll më 1599.

Ka shkrue disa vepra në vargje dhe në prozë në gjuhën arabishte, persishte dhe turqishte. Mirëpo famën ma të madhe e ka fitue me veprën historike Tâxhu t-tevârîh (Kunora e historive), e cila shpejt u ba e njoftun edhe në lindje edhe në perëndim. Historinë e ka shkrue në bazë të nji numri të madh veprash të maparshme. Vetë thotë se asht zhytë në detin e mija librave për ta zgjedhë landën. Ka qenë mjaft kritik dhe kur ka disa varianta në lidhje me nji ngjarje, zgjedh ate që i duket ma me vend. Si kuriozitet përmendim se shum shpesh i citon burimet. Kështu shohim se ka përdorë Ashikpashazaden, Bitlisin (historija e tij asht shkrue persisht), Lâmî'n, Muslihuddîn Lârînë, Neshrînë. Tashköpriizaden etj. Duket se ka përdorë edhe landë arkivale. Ma e mira dhe ma e hollësishmja asht pjesa kushtue sulltan Selimit të parë, ku ka përdorë edhe tregimet e t’jatit i cili ka qenë gjatë kohë bashkë me te. Historija e tij në dy vëllime në ma se 1200 faqe, asht botue në Stamboll më 1862 dhe 1863.

Në kronikën e Hoxha Saduddinit, Shqiptarët përmendën për herë të parë në kapitullin „Plaçkitja e plotë e Shqipnisë, Bosnës dhe Hercegovinës (f. 99—100) në të cilin thuhet:

„Sulltani, me dukjen e engjujve që banojnë në qiellin ma të naltë, kur u sigurue nga çdo rrezik nga Anadolli, me qëllim zaptimi tokash dhe përforcimi të xhihadit2xhihâd (ar.) dmth. luftë e shejtë, luftë për përhapjen e fesë. Në përkthim me dashje kemi lanë mjaft turcizma, qoftë si termine teknike, qoftë fjalë të njoftuna ndër ne., më vjetin 785 simbas hixhrës3Ky yjet fillon më 6. III. 1383., kaloi në Rumeli dhe pat mirësinë m’u vendosë në kryeqytetin e tij Edrenen. Mbasi u konsultue me vezirët e denjshëm dhe komandantët largpamës, lëshoi fermanin mbretnor që asht epicentri që stolis mendimin e botës — për të sulmue e plaçkitë tokat shqiptare dhe boshnjake dhe e bani si serdar Timurtash begun. Me nji ushtri të panumërt, së pari u nisën n’ato anë me qëllim që ushtrija fitimtare të fitojë forcë e fuqi nga marrja e plaçkës së pamasë, që qufarët e mjerë të dobsohen e coptohen, e gjithashtu që të mësohen e sqarohen hymjet e daljet n’ato vende, rrugët e rrugicat nëpër malet e tyne të nalta, kështuqë kur të mbërrihet atje për së dyti me qëllim zaptimi, të jenë të lehtë dhe të thjeshtë pushtimi e fitorja. Prandej, Timurtash begu u nis së pari në tokën shqiptare4Arnabud vilayetine azimet edüb.. Disa kala që ndodheshin gjatë rrugës i pushtoi dhe i dërgoi akinxhitë që të plaçkisin. Në duert e luftarëve për fe (muxhâhidin) ranë vajza e çuna të tajfës shqiptare të mrekullueshëm, të nji bukurie të pashembullt që ta grabit zemrën. Çdo gazi në krah nga nji zanë me fytyrën që t’a gëzon zemrën dhe me plaçkë të ndryshme mbërrijti në strehën e vet. Timurtash begu simbas metodës së njoftun, e muer të pestën e plaçkës dhe me mallë të pakufi e me ushtrinë fitimtare, u drejtue kah selija mbretnore, strehë e botës. Atë dimën (sulltani) e kaloi në Edrene..."5Ky tekst asht përkthye edhe në Burimet... II, f. 190, por simbas Glishës dhe ma tepër mund të quhet parafrazim se sa përkthim.

Në f. 109 në kapitullin Mbi rebelimin e Llazarit dhe Shishmanit flitet mbi nji koalicion midis Llazarit, Sishmanit dhe mbretit boshnjak; Sulltani dërgoi Lala Shahin pashën me 20.000 ushtarë. Këtu përmendet edhe simdimtari i Shkodrës shqiptare.6Arnabud Iskenderiyesi hâkimi.

„Sundimtari i Shkodrës shqiptare gjithashtu, tue u paraqitë se gjoja i vjen gërdija nga ky koalicion i qufarëve, me qëllim që t'i afrohet mbretit fatlum, ia bani me dije lajmin mbi masat që përgatiten kundër interesave të tij dhe muer mbi vedi me qenë udhërrëfyes i ushtrisë7N’origj. pişer-u asker. Te Glisha krejt pa lidhje me tekstin: "i tako je bila upućena nebrojena vojska”. që pat ardhë me Lala Shahinin. Ushtrija islame tue ba përpjekje, u dha mbas plaçkitjes dhe ahmarrjes. Mbreti me virtyte të mira, shpirtpastër dhe me ndërgjegje të paluhatshme, në shpejtësi i pranoj fjalët e atij qufari fjalëmadh dhe dha urdhën që ai të jetë udhërrëfyes i ushtrisë. Lala Shahini, i primë nga qufari i përmendun, nji të mbërrijtë në vilajetin e Bosnës, e lëshoi ushtrinë islame, e cila u shpërnda, dhe u dha mbas grabitjes e plaçkitjes dhe shpejtoi me mbledhë mallë e pasuni. Qufari i poshtër që ishte udhërrëfyes, tue e dijtë punën e shpërndamjes s’ushtrisë, i dërgoi haber kralit të Bosnës. E ai, me 30.000 qufarë, ndërmuer sulmin, e gjeti Lala Shahinin me nja 1.000 njerëz dhe e rrethoi nga të gjitha anët. Nga ushtrija e shpërndame asnji s’mujti me mbërrijtë me i ndihmue. Shumica ranë shehitë dhe u banë nga ata që i presin avantazhet (e zotit). Lala Shahini me nji mijë telashe iku nga vendi i betejës, kurse nga 20.000 njerëz, anxhak nja 5.000 mujtën me shpëtue...”

Në f. 114, në kapitullin Lufta e madhe e shejtë e Gazi Sulltan Murat Hanit përmendet përsëri sundimtari i Shkodrës:

„Mirëpo, në kufijtë e provincave islame ndodheshin mbretën qufarë të papastër dhe lloje njerëzish të flliqtë si sotona e të këqij si drejqi, të cilët i shkaktojshin dame popullsisë islame. Që të pastrohen flliqsitë dhe të pushtohen e zaptohen ato toka, nevojiteshin përpjekje e mundime mbretnore. Prandej, mbreti që din të msheftat e zemrës, tue qenë vigjilent në lidhje me përmbajtjen (e ajetit të Kur'anit): „Luftoni kundër tyne përderisa të zhduken ngatrresat dhe të mbetet feja e Allahut si e vetmja fe” — u nis n’atë drejtim. Të gjithë fqinjtë me karakter të keq dhe kojshitë që janë epicentër i anmiqsisë, u muerën vesh për anmiqsi e luftë kundër sulltanit të rruzullimit: sunduesi i Sërbëve Llazari (Las), krali i Bosnës dhe sunduesi i Shkodrës shqiptare8N’origj. Sirf hakimi olan Las ve Bosna kirali ve Arnabud Isknderiyesi hâkimi.. Qysh para kësaj kohe, ushtrija që e pat shoqnue Lala Shahin pashën, për shkak të dinakrisë së tyne, e kish humbë rrugën dhe u shkatrrue krejtësisht”.

Në vazhdim (f. 114) Hoxha Saduddini tregon se në vjetin 7919Vjeti 827 H fillon më 31. XII. 1388., që të jetë sa ma afër qufarëve, sulltani e kaloi dimnin në Pllovdiv (Filibe), tue u përgatitë për luftë. N’anën tjetër, simbas Hoxha Saduddinit, për të luftue kundër ushtrisë islame, me Llazarin kanë lidhë koalicion sundimtarët e Boshnakëve, Frengëve, Hungarezëve, Vllehëve, Shqiptarëve, Bogdanëve, popuj kryqzatash e Çehë dhe kanë dhanë fjalën që të mblidhen në pranverë. Mbasi përshkruen se si kanë rrjedhë përgatitjet per luftën e Kosovës nga të dyja anët, në faqen 120 kemi se çfarë pozitash kanë zanë të dy ushtritë.

„Dhe këta bejlerë (sundimtarë) qafira që i ngjajnë dreqit, u vendosën secili në nji vend të posaçëm. Midis tyne, azgëni i quejtun Lazogli (Lazarević) qëndroi në zemrën e ushtrisë, biri i motrës lë Llazarit Vëlk ogli (Vuković) qëndroi n’anën e djathtë, krali i Bosnës Lundoglu (?) n’anën e majtë, kurse ushtrija hungareze, vllehe, bullgare, shqiptare, çehe e polake qëndruen në të dy krahët..."Gjergj Kastrioti Skenderbeu - gravurë nga ribotimi i veprës së Barletit në gjermanisht, Frankfurt, 1583.

Në f. 320 kemi nji kapitull që flet mbi princin vlleh Drakullën, dhe në fund të kaptinës shkruen:

„Në këtë vjet të lumtun, që asht vjeti 82710Ky vjet fillon më 5. XII. 1423. u rebelue qufari shqiptar dhe prandej iu dha urdhëni Evrenos ogllu Isa begut me e sulmue atë vend dhe ai u dërgue me nji ushtri të panumërt”.

f. 350: „f. 350: „Ngjarja e dytë. Sulltani tepër fatlum, tue pushue në Edrene, çfaqi dëshirën të dërgohet ushtrija për të ba luftë të shejtë dhe në vjetin 83511Fillon më 9. IX. 1431. Kjo ngjarje duhet të ketë lidhje ose me pushtimin e Janinës më 1432, ose me shkatrrimet që i bani Ali beg Evrenosi prej vjetit 1432—1433, kur, tue përdorë si bazë Krujën, shkatrroi Shqipninë prej Vlone deri në Shkodër. (Krah. F. Noli, op. cit. f. 22). N'ato vjetë vazhdojnë edhe kryengritjet fshatare nën udhëheqjen e Gjergj Arianitit. (Krah. Historia e Shqipërisë I, f. 266 e vazhdim). iu dha urdhën beglerbegut të Rumelisë Sinan begut që me trimat e vet të bajë akin në tokat shqiptare. Sinan begu, bashkë me komandantët, tue luftue, e çuen naltë flamurin e trimnisë dhe kur mbërrijtën në kufinin e zonës luftarake i shpërndanë akinxhitë nëpër tokat shqiptare. Të poshtrit, në të cilët hasën, i vranë, gratë djemt ua zunë jesir, dhe me plaçkë të bollshme e udhëheqën ushtrinë islame. Aq shum djelmosha dhe vajza të bukura si hana, shum tërheqëse me bukurinë e tyne, ranë në duert e gazilerëve, sa që vendet e luftarëve për fenë e naltë islame u banë vende gëzimi e dëfrimi, kurse kampi i gazilerëve u mbush me dilbera tërheqës dhe vajza gracioze me trupin si zana. Kur ushtrija fitimtare mbërrijti para mbretit në kryqytet me plaçkë të pakufishme, djelmoshat belhollë të denjë që të jenë në shërbim t'oborrit mbretnor dhe vajzat robnesha me dukje hurijash, iu dhanë si peshqesh pragut të lumtunisë dhe haremit mbretnor të mbushun me vajza të holla si jasmini dhe të ngjashme me zanat...”

f. 358: „f. 358: „Në librin e përmendun12dmth. Heşt bihişt t’Idris Bitlisit. Bitlisi numrohet midis kronistëve m a të shquem turq të shekullit të XV. Nuk dijmë se kur ka lindë. Ka jetue n'oborrin mbretnor në Stamboll. Ka marrë pjesë në luftimet e Bajazitit të dytë në Persi. Ka vdekë më 1520. Ka fitue famë me veprën e vet të madhe në gjuhën persishte Hešt bihišt (Tetë bashçe të xhenetit). Çdo sulltani, nga tetë sulltanët osman i ka kushtue nga nji bashçe (bihišt), tue fillue prej themeluesit të dinastisë Osmanit e deri te Bajaziti i dytë. Historia e tij nuk asht botue. Deri më sot janë zbulue shtatë dorëshkrime komplete, dhe gjashtë jokomplete, midis tyne edhe ai i Vjenës. Disa pjesë nga përshkrimi i tij i Ballkanit janë botue në Prilozi za orijentalnu filogogiju XII—XIII/1962—63, Sarajevo 1965, kurse në Studime historike 4—1967 janë botue disa pjesë mbi luftat e shqiptaro-turke në shek. e XV, por nuk thuhet asnji fjalë mbi autorin, as që përmendet se historija e tij asht shkrue në gjuhën persishte. (Ma gjatë mbi Bitlisin: Dr. Franz Babinger, Die Geschichtsschreiber. 54—46; Enzyklopaedie des Islam 1, 745; Islam Ansiklopedisi V, 936). përmendet gjithashtu edhe kjo: Lartëmadhnija e tij sulltani, para se me shkue në tokat e Karamanit, e pat dërgue Evrenosogllu Ali begun13Evrenosogllu Ali begu asht i biri i Gazi Evrenosit, pushtuesit të pjesës ma të madhe të Greqisë dhe Shqipnisë. Ali begu asht nji nga komandantët ma të shquem të akinxhive në Rumeli. Në pushtimin e Selanikut ka luejtë nji rol tepër të madh. Nji pjesë të madhe t’akineve kundër Shqipnisë i ka udhëheqë Ali begu, psh. 1432—1433, ka shkatrrue pjesën ma të madhe të Shqipnisë, më 1434 ushtrinë e tij e shkatrroi plotësisht Gjergj Arianiti. (Ma gjatë mbi Ali begun dhe familjen e Evrenosave: Islam Ansiklopedisi s. v. Evrenos). Ka qenë sanxhakbegu i parë i Shqipnisë. në tokat shqiptare për të ba akin. Ali begu shtiu në dorë pa hesap bukuroshën e bukuroshesh shqiptare dhe me plaçkë të shumtë mbërrijti n’Edrene. Kur sulltani i gjthë botës u kthye nga ekspedita e Karamanit, para pragut të tij mbetnor u ékspozuen llojlloj plaçkash. Kjo ngjarje bani vaki nga fundi i vjetit 839."14Fillon më 27. VII. 1435, e meqenëse asht kah fundi, duhet të jetë në pranverë të vjetit 1436.

Në f. 361 kemi kapitullin e shkurtë: Arsyeja që mbreti, qëndror i sferës qiellore, dërgoi ushtrinë e pamasë nè Shqipni, ku thuhet:

„Sunduesi i Shqiptarëve kishte nji djalë të hijshëm që quhej Skender, të shikuemit e të cilit t'inspironte dashuni dhe fytyra e tij që ta grabit zemrën ishte vetëm bukuri e shkëlqim. Si provë nënshtrimi, ai e kishte dërgue Skenderin në Portën e lumtunisë (në saraj — në kryeqytet — H. K.J. Sulltani, që asht Leka i Madh, e nderoi Skenderin tue i dhanë shërbime të posaçme dhe e futi në rrugë të hyzmeqarëve të mbretit.15Këto të dhana të Hoxha Saduddinit na duken mjaft të randësishme. Shohim se varianta e Hoxha Saduddinit përputhet me ate të Ashikpashazades se Skënderbeu ka qenë iç-ogllan, dmth. në shërbim n’oborrin mbretnor, si dhe se asht emnue vali i vendeve që i ka pasë i ati. Tue e shikue me nji simpati, ai u ba i favorizuem [i sulltanit]. Kur vdiq i ati, ate e bani vali n’atë vilajet dhe trashigimtar të t’jatit. Ky fatkeq i sojit të mallkuem, harroi të mirën e të plotfuqishmit mbret mbi mbretnit, dhe tue pi nga kupa e kryenaltësisë venën e harresës, shtriu dorën kah disa vende të ruejtuna nga zoti që ndodhen n’ato krahina. Ai (Skenderi) kishte nji natyrë të keqe, prandej atij iu shkatrruen rranjët (?). Kur lajmi mbërrini në veshin e mbretit fatlum, ai e caktoi si kryekomandant t’ushtrisë (serdar) Evrenosoglli Isa begun, kurse simbas fjalëve të zotnisë sonë Idrisit (të kronistit Idrisi Bitlisit — H. K.) Ishakbegogllu Isa begun16Përmbi Ishakbegogllu Isa begun krahaso: GliSa Elezovid, Turski spomenici u Skoplju (Preštampano iz Glasnika Skopskog naućnog društva, sv. 1,2). dhe më vjetin 84217Fillon më 24.VI. 1468. Përshkrimi i kësaj disfate turke te Hoxha Saduddini asht i ngjahsëm me ate të Ashikpashazades, ndoshta bile nga ai e ka marrë. Mirëpo, ndërsa te Ashikpashazade kjo ngjarje ka ndodhë më 1442/3, simbas Hoxha Saduddinit ka ndodhë katër vjet ma heret. Unë përsëri mendoj se asht në lidhje me disfatën e Turqve nga Arianit Komneni. e dërgoi në tokat shqiptare. Nji të hy akinxhitë në tokat shqiptare, të tërhequn nga dëshira për plaçkitje, u shpërndanë anembanë. Skenderi i mbylli shtigjet (pendët) dhe i preu rrugët e daljes [aq fort] si me qenë pendët e Lekës së madh. Kur ia bani këtë qëllim të keq Skenderi ushtrisë islame, ajo bani huxhum dhe spahijtë, tue pa poshtërsinë e Skenderit, jesirët që ishin në duert e tyne i banë ushqim të shpatave.

Vargje:

*Të bashkuem banë luftë kundër qufarit

Fuqinë e qafirit e paksuen

Spahitë bajshin huxhume kundër qufarit

Spahitë bijshin sikur gurët kur ndonjanin e vrasin me gurë

Megjithqë pa numër luftarësh për fe ranë shehita*

...

*U ahmuerën nga Skenderi

Shum fortesa muerën n’atë tokë.*

Në f. 391 (Vëllimi i parë) kemi nji kapitull me titull „Të Shkuemit e sulltanit për të pushtue Krujën, ku thuhet:

„Në vjetin e përmendun18dmth. 851 simbas Hixhrës, fillon më 19. III. 1447. biri i mixhës së sunduesit të Shqiptarëve Skenderit, Hamza begu, i paraqiti nderimet e veta n'oborrin e naltë mbretnor dhe ia parashtroi [sulltanit] ankesat e Shqiptarëve të pakënaqun. Ai ia parashtroi fronit të naltë se sunduesit shqiptarë ia kanë kthye shpinën Skënderit. Ai (Hamzaj) u angazhue se do ta pushtojë Krujën dhe shum fortesa të fortifikueme nëse i jipet ndihmë tue dërgue ushtri. Kur u thirrën vezirët fatlum në konsultim që të japin mendimin e tyne e ata ia qëllojnë në qendër me mendimet e veta, — u muer vendimi në këtë mënyrë: për të shue flakën e sherrit dhe zjarrin e inatit t'atij populli shtegtar dhe t'asaj bande të rebelueme, ma së miri dhe ma së drejti do t'ishte sikur të nisej mbreti i mbretënve meflamujt e përhapun të fitores dhe me vezirët e komandantët me përvojë. Mbreti fatlum urdhënoi që të grumbullohet ushtria. U dha urdhën që të thirret princi trashigimtar, lartëmadhnija e tij sulltan Mehmed Hani për t'u bashkue me këtë ekspeditë. Meqenëse ajo fortesë (Kruja — H. K.) asht e mbushun me gjana ushqimore dhe me mjete të ndryshme për mprojtjen e saj dhe prandej zaptimi i saj asht i zorshëm. U dha urdhën që të sillen mjete dhe vegla të shumta për zaptimin e saj.

Vargje nga vetë autori:

*Me qëllim [pushtimi] t’asaj kalaje

Tue u ra trompetave e lodrave, i çoi bajraqet

Mbërrijtën mbreti dhe ushtrija n’ato vende

Ushtrinë e grumbulluen anave të fortesës.*

Kur mbaruen dy muej të rrethimit ,ia nisën punën me e pre ujin që i mbante gjallë [mbrojtësit e fortesës] dhe e shkatrruen ujësjellsin. Të rrethuemit erdhën në nji gjendje shkatrruese dhe nga etja e kaploi vuejtja dhe medomos e hapën derën.

*Ujin ia prenë, pa ujë atyne u ra të pakët,

Mbreti ashtu e muer Akçe Hisarin [*Krujën]19Krahaso shënimin nr. 37

Shum kisha të qytetit i banë xhamija,

Aty vendosi njerëz guximtarë, qytetin e forcoi.

Me këtë rast u pushtuen edhe vende të ngjashme në tokat shqiptare. Në duert e ushtrisë fitimtare hyni plaçkë e bollshme. f. 463.

„Në kët vjet të lumtun20dmth. 861 H, i cili fillon më 29. XI. 1456 iu dha urdhën Evrenosogllu Isa begut që të bajë akin në tokat shqiptare, kurse Hasanbegogllu Isa begut, i cili ishte edhe sanxhakbeg i Vidinit, të bajë akin në tokat hungareze. Kur u kthyen me plaçkë të madhe, fituen peshqeshe të mëdha”.

Në kapitullin të shkuemit e sulltanit për të largue sherrin e Frenkëve21Me fjalën frenk historianët arabë të vjetër nënkuptojshin Evropjanët, por këtu ma merr mendja se duhet me nënkuptue Venedikasit. (f. 501) flitet mbi koalicionin e shteteve të krishtene, me të cilët ishte bashkue edhe Skënderbegu, sadoqë emni i tij këtu nuk përmendet. N’atë pjesë thuhet:

„Ndërsa sulltani ishte i zanun me rregullimin e situatës botnore dhe me punët e fisit njerëzor, krali i Hungarisë e gjeti rrugën e marrëveshjes së përbashkët me sunduesit evropianë... Ata filluen me mendue dhe treguen interes që të pushtojnë qytetet e lulzueshme të Moresë që ndodheshin nën sundimin e muslimanëve. Krali i Hungarisë gjithashtu kishte dëshirë me e zaptue vilajetin e Bosnës dhe me e heqë ate nga dora e sulltanit.Me këtë rast, qafiri shqiptar i filloi mosndigjueshmëninë e vet dhe u ba shok me ata të poshtër. Ai pati guximin me e shtri dorën kah disa krahina. Kur u përhapën lajmet mbi këto vepra barbare n’oborrin mbretnor, u ba këshillimi me shtyllat e shtetit të paluhatshëm dhe u shqyrtue se ç’asht mirë e ç’asht keq... Me këtë rast u muer vendimi që të bahet ekspedita në More e jo në Shqipni”.

Në fund të faqes 508 (vëllimi i parë) fillon kapitulli Të shkuemit e sulltanit për të pushtue tokat shqiptare, të cilin kapitull po e japim të përkthyem në tanësi:

„Në kapitujt që i kemi shkrue dhe vu në letër përpara, asht përshkrue se si sundimtarët rrenacakë frengë, të bashkuem me Hungarezët, sulmuen tokat e ruejtuna nga zoti22N’origj. Memâlik-i mahrûsa. Arapët, e tue ndjekë shembullin e tyne edhe Turqit tue përmendë ndonji qytet ose tokë muslimane, zakonisht kanë përdorë atributin al-mahrûsa që don me thanë i ruejtun (nga zoti). 23 Fillon më 13. VIII. 1466.. Kur u shkatrruen shumica e mbretënve qufarë, qufari shqiptar zjarrnxitës, shok i përçarsëve, që ishte dakord me ta në përçamje e anmiqsi kundër Perandorisë osmane, tue u shoqnue me ta shkeli angazhimet e marruna me marrëveshje, i cënoi obligimet dhe bani përpjekje me u shkaktue dam muslimanëve. Për këtë shkak, Sulltani që naltësohet deri në qiell, Gazi Mehmed Hani — Allahu e baftë të ndritshëm provën (argumentin) e tij — për ta shkatrrue atë popull që pat marrë rrugën e gabueme, tue e matë punën mirë dhe në bazë të përmbajtjes së fjalës s’urtë „ma e randësishmja ndër punët e randësishme” — urdhënoi që të ndërmirren masat. Mbasi që e kish hjedhë për toke flamurin e Frengëve (Venedikasve — H. K.) dhe të Hungarezëve, urdhënoi që barjaqet e tij të hapun fitimtarë të drejtohen kah tokat shqiptare. Fushën e Manastirit e caktoi si vend takimi t’ushtrisë dhe vend grumbullimi të flamujve fitimtarë të ndritshëm si hana.

Në pranverë të vjetit 871[23] sulltani hyni në tokat shqiptare. Brigjet dhe malet e tyne i shkulën thundrat e kuajve të luftarëve për fe, të shpejtë si vetima. Shumica e atyne që ishin rebelue i lidhën në hallka e zinxhirë dhe flamurin e tyne tiranik e coptuen. Vendet ua pushtuen dhe komandantët ua zhdukën. Në çdo anë u dërguen akinxhitë. Gjithashtu u mblodhën aq bukuroshe shqiptare sa që ushtrija që i ka ra anemanë botës, u ba vendgrumbullimi zanash, siç asht xheneti vendbanimi i hurijave. As ai që hesht as ai që flet s’ka qenë në gjendje me e përcaktue numrin. Ata [shqiptarë] që i la fuqija kur panë fuqinë mbretnore, kërkuen strehim, iu drejtuen Portës së lumtunisë dhe shpejtuen me pranue angazhimin e nënshtrimit, e tue fitue amnestinë e mbretit, u banë nga ata që mund të krenohen. Kur s’mbeti dyshim se hiç s’kanë me dalë nga kuadri i nënshtrimit dhe se tajfa shqiptare s’ka me zgjedhë rebelimin dhe harresën e të drejtave, dhe për t’i vendosë muslimanët si masë prekocioni, u lëshue fermani që të ndërtohet nji kështjellë e fortë. Mbrenda nji kohe të shkurtë ia duelën me e mbarue dhe u quejtë me emnin Elbasan. Me plaçkë të bollshme u drejtuen kah Edrenja. Nga pompa e zbritjes së sulltanit, fama e këtij qyteti u shtue dhe u ba vendi i përjetshëm i të dy tokave”.

Mbas këtij kapitulli, në f. 509 vazhdon prap nji kapitull tjetër me titull Të nisunit e sulltanit rishtas kundër Shqiptarëve:

Nji nga komandantët shqiptar, i quejtun hajni Skender, i cili ish ba i famshëm, që kish pranue me dhanë xhizje e haraç, e nxori qafën nga zgjedha e nënshtrimit. Për shkak se ishte nga natyra opozicionar dhe për arsye se lakoi nga rruga e të ndigjuemit, ai u ba i dejë për ndeshkim e dënim. Kur u raportue në Portën e lumtunisë se ai kish guxue me i marrë dhent nga kullosat e maleve të Tetovës24Lidhun me këtë ndodhi F. Noli (op. cit. 138) shkruen: „Për të prerë çdo shpresë për marrëveshje, kapërceu kufirin, u vuri zjarrin viseve turke dhe u kthye në Shqipëri me kopera të plaçkitura prej 60 000 lopësh e qesh, 80 000 dhënsh e dhish edhe 300 kuajsh të rrëmbyer nga fermat private të Sulltanit në Kalkandelen (Tetovë — H. K.). tue i sjellë kështu dam popullsisë së vendeve islame dhe se ka rrethue fortesën mbretnore me shtylla të forta Elbasanin dhe këtë qytet e ka plaçkitë, filloi përgatitja e ngutshme e ushtrisë. Për ta shue zjarmin e fitnes, mjaftonte edhe urdhëni dhe ngarkimi me këtë detyr ë i komandantëve kufitarë, mirëpo sulltani zgjodhi që të shkojë personalisht. Për këtë shkak, në pranverën e vjetit 872n, sulltani caktoi vendet e allajve që do ta stolisin ushtrinë sikur lulet e bari livadhet (?).25Fillon më 2. VIII. 1467. Prandaj kjo ekspeditë duhet të ketë ngjanë pranverë të vjetit 1468.

Ushtrinë ia shkatrroi Skenderi kurse kafshët i lidhi siç lidhen kur vjen dimni. Mbreti sovran me dinjitet të naltë, i mblodhi edhe spahitë dhe shpejtoi kah tokat shqiptare dhe Skenderi fatkeq ia shkatrroi rranjët e fuqisë së tij. Nga vendet që ndodheshin nën sundimin e tij, bani dy sanxhaqe dhe pati mirësinë me ua dhanë dy robëve të vet. Mbeturija dhe trashigimi i tij (i Skënderbeut — H. K.) u konfiskue dhe kaluen në duert e hyzmeqarëve të sulltanit. Ai vetë (Skenderi) kokëzbuluet dhe me lot në sy iku nëpër detin freng (Adriatik — H. K.) dhe kështu shpëtoi jetën. I dëshpruem dhe i humbun, i lodhun dhe i xhveshun nga çdo gja, u shtri mbi pluhnin e mjerimit. Lartëmadhnija e tij sulltani, i ndihmuem nga fati, i spastroi ato vende të ndyta nga njerëzit pa fe dhe ushtria islame, përveç plaçkës së madhe, e plotsoi edhe qëllimin e vet.

Nga autori:

Shum qufarë u vunë nën shpatën luftarake

U kthye ushtrija me flamuj fitimtarë

E me shum plaçkë e robë26Nji varg s’kam mujtë me e përkthye.

Kur u arrijtë fitorja në tokat shqiptare në mënyrën ma të mirë, u dha urdhën për t’u kthye mbrapa.

E meqenëse në Rumeli ish përhapë n’ajr sëmundja e fortë dhe kish marrë hov epidemija e mortajës, sulltani nuk hynte nëpër qytete, por pati mirësinë me u drejtue kah brigjet e Detit të Zi...”

Me kaq mbarojnë lajmet që na jep Hoxha Saduddini lidhun me luftimet kundër Skënderbeut. Mirëpo ka mbetë pa u pushtue Shkodra. E lidhun me Shkodrën, dhe luftat rreth saj, kronikat turke na japin shum lajme. Lajmni e parë na e jep Hoxha Saduddini në f. 557, ku thuhet:

„Në kapitujt e maparshëm asht shkrue dhe në faqet e kalueme asht shpjegue se Lartëmadhnija e tij sulltani, mbas ekspeditës në Persi, vendosi që dy vjet t’i kalojë në selinë mbretnore. Për ta përhapë shtetin anemanë botës, dha urdhën që të shpërndahet ushtria. Përmbi të gjithë ai e caktoi beglerbegun e Rumelisë Hadim Sulejman pashën që ta pushtojë Shkodrën shqiptare27N’origj. vazhdimisht Arnavud Iskenderiyesi, për ta dallue nga Aleksandrija e Misirit, që gjithashtu quhet Iskenderiye, ndërtue nga Leka i Madh. dhe me nji ushtrì të madhe e dërgoi n’ato vende. Meqenëse stábiliteti dhe ndërtimi solid i fortesës nuk lejuen marrjen e saj mbrenda nji kohe të shkurtë, komandanti i përmendun u knaq vetëm me plaçkitje. Me mallë pa hesap u kthye në kryeqytet. Në këtë ndërkohë sunduesi i Karabogdanisë u rebelue. Në fronin e naltë u raportue se e ka kalue kufinin. Meqenëse Sulejman pasha nuk duel fitues në pushtimin e Shkodrës, nuk bani shërbim të denjë”.

Prej faqes 562 deri në faqen 567 kemi nji kapitull të tanë me titull Pushtimi i Shkodrës, të cilin po e japim në tanësi:

„Sulltani i cili luftën e ka zanat, gjithnji mendonte se si ka me e marrë Shkodrën shqiptare. Ai ishte shum i prekun dhe s’i dilte nga mendja që Sulejman pasha nuk mujti me e krye atë detyrë. Mirëpo, sikurse e paraqitëm tregimin mbi luftën e Bogdanisë, e cila u shtrue si e domosdoshme, çeshtja e Shkodrës u shty. Kur u dha urdhëni për t’u kthye mbas nji lufte fitimtare, për ta konsolidue ushtrinë, u dha leja mbretnore për pushimin e saj. Gadi dy vjet sulltani i kaloi tue pushue në kryeqytet. Në këtë ndërkohë, në Sarajin e ri që ta gëzon zemrën u ndërtuen murnajat dhe havalet. Komandantët kufitarë, simbas zakonit të vjetër osman, u dërguen me ushtarët akinxhij nëpër vilajetet e qufarëve për t’i plaçkitë. Midis kësaj shumice, më vjetin 88228Fillon më 15. IV. 1477. e dërguen Mihaloglu Ali begun29Ka qenë nji nga komandantët ma të shquem. Pushtimet dhe akinet e tij i ka përshkrue sekretari i tij Prizrenasi Suzi në veprën e vet Gazavâtnâme-i Mihaloglu Ali beg. (Krah. Gazavât-nûmeler ve Mihaloglu Ali Bey’in Gazavât-nâmesi Türk Tarih Kurumu , Ankara 1956). që nëpër Vllahi të bajë akin në Hungari. Mirëpo, s’pati sukses dhe u shkatrrue. Më vjetin e përmendun e dërguen Sulejman pashën që ta zaptojë fortesën e Lepantit, nji nga kalatë e vilajetit të Moresë, mirëpo nuk pati sukses. Kur u kthye, u shkarkue nga detyra e në vendin e tij u emnue Daut pasha. E kur u emnue Gedik Ahmed pasha që të derdhi mundin për pushtimin e Shkodrës, ai kërkoi ndjesë dhe paraqti dorëheqjen, por meqenëse preteksti nuk u pranue, u shkarkue nga detyra dhe simbas urdhënit të mbretit u burgos në fortesën Bogaz Kesen,30Krahaso shënimin nr. 42. Sulltani mblodhi ushtri të panumërt dhe me shenjën e fatit të mirë, më vjetin 88331Ky vjet fillon më 4. IV. 1478., bashkë me ushtrinë fitimtare u nis kah Shkodra. Përpara dërguen Evrenosogllu Ahmed begun bashkë me Turhanbegogllu Omer begun që të rrafshojnë rrugët dhe urat që ndodhen gjatë rrugës t’i meremetojnë e në rast nevoje të ndërtojnë edhe ura të reja. Kur ushtrija mbretnore mbërrijti në kufinin shqiptar e u afrue anëve të Krujës, qufarët që ishin zotue me e mbrojtë, tue mos pasë fuqi me kundërshtue fuqinë aq të madhe të mbretit të madhnueshëm, u nënshtruen dhe kërkuen mëshirë. Me dorzimin e fortesës, ata u amnestuen dhe kështu i shpëtuen shtëpitë dhe pasuninë. Mënyra e re e pushtimit në fillim të rrugës luftarake, e cila e hoqi perden e misterit, ishte arsye gëzimi e hareje dhe shkak për t’i shprehë falënderimin zotit. Mbasi që qyteti u muer dhe u forcue, mbërrijtën mbi Shkodër.

Kjo Shkodra asht ndërtue në nji mal të naltë n’anën perëndimore të vendeve të Rumelisë. Ajo asht nji fortesë e fortifikueme, e cila i dedikohet Lekës së Madh.32Sigurisht marrë në mënyrë analoge me Aleksandrinë e Misirit të cilën e ka themelue Leka i Madh. Nga nji anë rrjedh nji lum i madh si deti i cili asht i famshëm me emnin e vet Dri, kurse nga tri anët e tjera gjithashtu janë ndërtue tri fortesa solide që quhen Lesh, Dërgos dhe Göl Bashi 33Dmth. Lezha, Drishti dhe Zhabjaku.. Të forcueme së tepri, secila prej tyne asht e rrethueme me murnaja të sigurta e të përsosuna. Secila prej tyne e zavendëson tjetrën dhe asht si vendvrojtim i Shkodrës.

Kalaja e Leshit asht ndërtue në vendin ku përpiqet lumi i Bunës me lumin Dri dhe asht fortesë që vështirë mund të hypish në te. Drishti, i ndërtuem mbi nji mal të naltë, asht nji fortesë që vështirë mund të pushtohet. Zhabjaku, ndërtue në grykën e nji gjoli të vogël që ndodhet atje, asht nji kala që vështirë mund të sulmohet. T’ardhunat dhe prodhimet e atij gjoli grumbullohen me anën e tij. Mulla Idrisi34Mulla Idris Bitlisi. ka shënue se çdo vjet mblidhen 40.000 florij t’ardhunash. Me nji fjalë, me përgatitjet e këtilla, me rrugët e shtigjet e mbyllun që të çojnë në fortesën e Shkodrës, e tue pasë mjete të panumërta për mbrojtjen e përfordmin e saj, ajo kishte mbetë qysh në kohnat e lashta në duert e qufarëve të mallkuem.

Përveç mbretit, fuqija e të cilit mbërrin deri në qiell, asnji fuqiplotë nuk e ka shtri kah ajo dorën sulmuese, as që ka fluturue ndonji që posedon forcë si zogu i fitores e i fatit, përmbi kullat e saja në të cilat vështirë mund të ngjitesh. E deri n’atë kohë, agimi nuk ka pa shkëlqimin e bajrakut islam që valvitet në kullat e saja, as që ndonji mbret fuqimadh musliman ka mujt'ê me e marrë nga dora e këtyne njerëzve që kanë marrë rrugën e gabueme, me përjashtim të këtij dhandrri t’agimit fitimtar, këtij shkatrruesi t’anmiqve, shtyllës së drejtësisë, sulltanit luftar për fe. Këtë krahinë që ishte e xhevshun nga drita e islamit ai e bani të pandashme dhe e bashkoi me tokat islame të ruejtuna nga zoti, e bani që t’ia kenë zilinë krahinat tjera.Thanun shkurtimisht, kur kjo ushtri mbretnore mbërrijti në afërsitë e Shkodrës, atje ishte vërshue tepër shum lumi shpejt-rrjedhë. Për shkak se u paraqit nevoja, u dha fermani që të ndërtohet nji urë e gjanë që ushtrija fitimtare të mundet me kalue. U nisën nga vendi ku ishin ndalë, e kaluen urën dhe u lëshuen në rrethimin e Shkodrës. Meqenëse ishte e pamundun me kalue me qerret e topave nëpër rrugët e pakalueshme, prunë sasi të mjaftueshme bakri dhe e nxorën ndër vende t’ashpra që dominojnë mbi kalanë. Aty shkrinë topa të mëdhej si azhdaja, dhe me ata topa e banë fortesën bira-bira. Shum vende i shkatrruen. Tue ba mësyemje njana mbas tjetrës, shum luftarë për fe, me shehadet në gojë, e provuen lezetin e të ramit shehit. Mirëpo, meqenëse nuk kishte qenë shkrue që n’at vakt të pushtohet fortesa, pushtimi s’u ba. Atëherë, në mendjen e ndritshme të mbretit, pushtuesit të tokave, lindi ky mendim fatlum: Kalatë që ndodhen rreth e përqark fortesës së rrethueme, të shkëputen nga duert e qufarëve, dhe vendet rreth e përqark të merren të gjitha, rreth kalasë (së Shkodrës) të bahet nji vahale, të vendosen aty shum trima, rrugët e (ardhjes së) ndihmës të prehen dhe anijet me gjana ushqimore të shkatrrohen. Ky plan u pëlqeu të mëdhejve dhe të vogjëlve. Simbas fermanit mbretnor, ushtrija që ishte nën komandën e beglerbegut të Rumelisë Daut pashës, bashkë me komandantët, u angazhue rreth pushtimit të fortesës së Zhabjakut. Kur hynë në luftë së bashku, mbrojtësit e fortesës kërkuen mëshirë dhe dërguen çelsat e fortesës. Pasha u fali mëshirë dhe e zaptoi fortesën.Çelsat e fortesës bashkë me lajmin e pushtimit i dërgoi në selinë e mbretit.Ato ditë iu dha urdhën Beglerbegut t’Anadolit Sulejman pashës që ta pushtojë fortesën e Drishtit. Ai u angazhue me ushtrinë e Anadolit për rrethimin e fortesës së përmendun. Daut pasha, nji të pushtue kalanë e Zhabjakut, u shpall fermani mbretnor që të shkojë kundër Drishtit, të bashkohet me Sulejman pashën dhe t’i ndihmojë në pushtimin e kalasë. Daut pasha, tue veprue simbas fermanit, shpejtoi atje me trimat e Rumelisë dhe u bashkue me Sulejman pashën. Mbasi ata të mjerë që ndodheshin në fortesë vazhduen me rezistue me inat, arsllanat e Rumelisë bërtitën „Yagma” (Plaçkitje!) dhe i lëshuen zinxhirët, kurse trimat e Anadollit, tue pa se ushtrija e Rumelisë ngjitet kullave të fortesës, banë gajret dhe sulmuen edhe vetë. Sa çil e mbyll sytë, flamujt fitimtarë me ajete të Kur’anit e stolisën kalanë. Kur në saje të mbretit fatlum dhe të lumtun, pushtuesit të tokave, e zaptuen edhe ate, çelsat e kalasë dhe lajmin mbi pushtimin e ri të madh i çuen në selinë mbretnore. Tash përsëri u shpall nji ferman, të cilit medomos duhet me iu nënshtrue, në të cilin urdhënohej që sëbashku dhe me të gjitha forcat ta rrethojnë kalanë e Lezhës (Lesh kal’asi) dhe t’ia nisin pushtimit.Kur emni [mbretnor] të cilit i nënshtrohet bota dhe urdhëni të cilin duhet me e zbatue — u mbërrijti atyne dy pashallarëve që pushtojnë fortesa, simbas urdhënit, e rrethuen fortesën e përmendun me ushtrinë ngadhnjimtare. Oficerët e fortesës, të bindun për fuqinë e ushtrisë fitimtare, e cila përpara pushtoi dy fortesa të fortifikueme dhe tue pa forcën e trimninë e saj, nuk hynë në luftë, por lypën mëshirë. E disa beglerë venedikas që kishin ardhë nga ana e Venedikut me e mbrojtë fortesën, i ngarkuen n’anije familjet, teshat dhe pasunitë e tyne tue dashtë që nëpërmjet të lumit të shpejtë që rrjedh pranë fortesës me mbërrijtë në det dhe me ikë. Ordija mbretnore që i ka ra detit anemanë, u ndodh pranë bregut, e kur i pa gjemitë që ikin dhe shkojnë lumit, gazilerët e etshëm për gjak t’anmikut, notues e t’aftë me ba not, u lakuriqën si shpata e deshun dhe u hodhën n’at lum të thellë. Turma e Venedikasve t’urrejtun, tue pa këta trima, tue vu re këta heroj që vijshin si krokodila, u turbullue dhe u frigue kur kuptoi se anija ka me u ndeshë me bregun. Prandej zbriti në breg dhe iku në mal. E gazilerët i kapën anijet e mbushuna deri në majë me mallë, pasuni dhe me bukuroshe të nji bukurije të mrekullueshme, i tërhoqën dhe i sollën në kampin e ushtrisë mbretnore. Pastaj u lëshuen mbas atyne të mjerëve që ikën. Në gjemitë e tyne çuen njerëz, i lidhën të gjallë në zinxhirë dhe i prunë në kampin ushtarak mbretnor. Kështu, pushtimi i tri kalave të përmenduna u ba në nji mënyrë shum të lehtë.

Kur kjo krahinë e tanë hyni nën dominimin e sulltanit, përkundrejt Shkodrës u ndërtue nji fortesë që dominon [mbi Shkodrën] dhe aty e vendosën Evrenosogli Ahmed begun35Evrenosogllu Ahmed begu asht i biri i Gazi Ali begut dhe nipi i Gazi Evrenos begut. Bashkë me t’jatin dhe me të vllaun Evrenosin ka marrë pjesë në akinet në Vllahi më 1462, kurse më 1474 dhe 1478 në luftimet në Shqipni dhe në pushtimin e Shkodrës. Asht gja interesante se në Prizren kemi nji xhami që quhet Arasta apo Xhamija e Jakub beg Evrenosogllit, të birit t ë Ahmed beg Evrenosogllit. Për këtë Jakub begun s’kemi gadi kurrfarë shënimesh, mirëpo kjo gja asht e mundun meqenëse në vakufnamen e Kukli begut, legalizue në vj. 1526 përmenden dyqanet e Ahmed beg Evrenosogllit në Prizren. Në të njajtin dokument përmendet edhe xhamija e Jakub begut, që don me thanë se ajo asht ndërtue përpara vjetit 1526. me ushtrinë guximtare, me qëllim që ata që ndodhen mbrenda në fortesë të mos munden me ikë, aq që të mund të hapen dyert e kalasë që të munden me futë mbrenda municion e gjana ushqimore. Mbasi muerën masa të këtilla për të shkatrrue anmiqt dhe mbasi u furnizuen me material lufte për mbrojtjen e kalasë të pushtueme, u dha urdhëni që bajraqet mbretnorë të nisen drejt selisë së kalifatit. Atëherë, Sulejman pasha u shkarkue nga detyra dhe në vendin e tij u u emnue Gyvegi Mehmed pasha. Kur kaluen gjashtë muej mbas kthyemjes [së sulltanit] në Portën e lumtunisë në Stamboll, popullsija e Shkodrës kërkoi mëshirë me kusht që të mos preken familjet dhe pasunitë e tyne. Korjerët u dërguen prej Stambolli që të japin haber se asht dhanë leja mbretnore. Ata nga ana e tyne kërkuen gjemija nga Venediku që të transportojnë mallnat e tyne. Mbërrijtën pesë gjemija. Garnizoni i fortesës hyni në to me familjet e mallnat dhe e shprazi qytetin, tue e ngushllue vehten se kanë shpètue kryet.

*Kështu, me ndihmën e zotit dhe fatit osman, në kullë u lëshue zogu i parajsit fatmirë. Prej minareve u këndue ezani i Muhamedit e ndèr minberet u lexue hytbja e sulltanit.”Në kapitullin që vazhdon e që mban titullin Mbi pushtimin e qytetit të Puljës (f. 566) *përmendet përsëri zaptimi i Shkodrës, Otrantos dhe Durrësit si dhe disa luftime tjera në Shqipni. Prandej nuk e përkthejmë tanë kapitullin, por vetëm ato pjesë që kanë të bajnë me tokat shqiptare.

F. 566:

„Tregojnë se lartëmadhnija e tij sulltani Mehmet Hani, tue shkue n’ekspeditën e Shkodrës, zbritte në kambë nëpër nji rrëpinë të thiktë dhe u lodh tepër. Gjatë rrugës, tue ba nji ndejë të shkurtë për të pushue, pati mirësinë me u thanë hyzmeqarëve personalë: „Ja, nuk kam nji vezir si duhet, i cili e kish krye këtë detyrë dhe unë nuk i kisha heqë këto lodhje, ose së paku kishte gjetë ndonji rrugë ma të lehtë nëpër të cilën kishim mujtë me kalue”. N’atë kohë, Hercegogllu Ahmed pasha ishte miralem dhe nji të ndëgjue këto fjalë i tha: „Sikur robit tuej Dedik Ahmed pashës t’ish dhanë ndera me qenë në suitën tuej, këto vuejtje nuk i kishit heqë”. Lartëmadhnija e tij mbreti, në këto fjalë nuk bëzani dhe nuk dha kurrfarë përgjigje, mirëpo iu kujtuen shërbimet e vlefshme të pashës së përmendun dhe mendoj mbi fajin e tij të vogël, e për të vërtetue fjalët e Hercegogllit, të nesërmen i dërgoi ruejtësit [të burgut] të Stambollit nji ferman, të cilit i përulet bota, me anën e çaushit, që Ahmed pashën ta lirojë prej burgu me shum nderë e respekt. E nga ana e mbretit iu dërguen bakshishet dhe robet ceremoniale si dhe iu dha sanxhaku i Selanikut. Kur u dha urdhëni për t’u kthye nga ekspedita e Shkodrës, me qëllim spastrimi të tokave shqiptare nga rebelët e për t’i futë nën sundimin turk dhe për të pushtue vende të tjera, u dha urdhëni që t’i jepet sanxhaku i Vlonës. Pasha i përmendun, mbasi pushtoi disa vende kufitare me anën e shpatës e disa me anë të masave të mira, me pretekst pushtimi të vilajetit t’afërt të Puljës fit. Puglia — H. K.) që ka mbetë nën sundimin e Venedikasve, kërkoi leje të bjerë në gjuj para sulltanit në Stamboll dhe propozoi se asht e nevojshme që të vijë ai personalisht për të parashtrue detalet lidhun me interesat e perandorisë. Leja mbretnore u dha e ai shpejtoi në selinë mbretnore me peshqeshe të mëdha. Kur më vjetin 88436Fillon më 25. III. 1479. u pranue n’audiencë te mbreti, ai deklaroi se asht lehtë me e pushtue vilajetin e Puljës, meqenëse asht afër sanxhakut të Vlonës. Ai kërkoi që t’i japin bashkëluftarë të mirë. Duel fermani i naltë që të përgatitet flota, t’i jipet pajë ushtarake aq sa kërkon, u regjistrue numri i nevojshëm i jeniçerëve e azapçive për shërbim në katarkat37N’origj. kaderga., si dhe u mobilizue ushtrija e zgjedhun nga trima të Rumelisë dhe t’Anadollit, dhe u dha urdhëni që të dërgohen me pashën, pushtuesin e tokave.

Skenderbeut tue mbajtë fjalim - gravurë e vitit 1853

Pasha, i përcjellun nga era e lehtë dhe mëshira e zotit, mbërrijti në bregun e Puljës. Së pari e muer me sulm kështjellën e quejtun Otranto që asht kështjella e fortifikueme ma e afërt e tokave islame t’asaj krahine. Pastaj pushtuen shum kala që ngrihen deri në qiell, disa me forcë e disa me durim dhe menjiherë iu kushtuen sigurimit dhe përforcimit të tyne. Mëkambësi (valiu) i Puljës, qafiri i quejtun Rajka, iku në vendin ma të largët freng dhe kërkoi strehim te sunduesi i Spanjës. Pasha kaloi nji kohë në viset e Puljës. Mbasi e kreu punën rreth marrjes së kalave prej duerve të garnizoneve të tyne, perëndoi dielli i fatit të Mehmed Hanit dhe shkëlqei dielli i fatit të Bajazit Hanit. Kur ndëgjoi se froni mbretnor i takoi atij diademi të çmueshëm që ruen botën, përgatiti hedije të shumta nga gjanat ma të mira t’atyne viseve dhe bashkë me djelmosha e vajza të zgjedhuna, të përshtatshëm për shërbim në haremin e mbretit, i dërgoi në Stamboll. Në rast ndaljeje përpara pragut mbretnor dhe tronit të drejtësisë, përgatiti shumën [e të hollave] të glorifikimit. Qëllimi i ardhjes së tij në kryeqytet ishte që ta përshëndesë në tron dhe ta puthë dorën e sulltanit të ri, si dhe të marrë ma tepër ushtarë dhe pajë lufte për të zaptue pjesën e mbetun të kalave të Puljës. Mirëpo, në faqet e fatit nuk ka qenë e shkrueme t’ia arrijë këtij qëllimi, dhe tue qenë se pushtimi i atyne vendeve nuk ka qenë shkrue [nga zoti], puna dështoi dhe lutja e tij nuk u aprovue. Spjegimi, i paraqitun shkurtimisht asht si vijon: Qafiri i përmendun me emnin Rajka, kërkoi ndihmë prej mbretit të Spanjës dhe tue gjetë rastin e volitshëm kur mungonte pasha, mbërrijti me 40 anije spanjolle në Pulje më vjetin 88638Fillon më 2. III. 1481. dhe befas i sulmoi garnizonet e kështjellave të hapuna me luftarë pa komandantë. Me topat e mëdhej si azhdaja dhe me pamje krokodili, i shkatrruen portat dhe murnajet e kílave. Shumicën i vranë e shum vetë i lidhën me hekura tue i shkaktue në këtë mënyrë humbje shum të madhe popullsisë islame. Kryenaltë për këtë punë, ata menduen se do të munden me e mbërrijtë edhe pashën dhe u lodhën mjaft tue e ndjekë. Mirëpo, nuk ia duelën në krye këtij qëllimi. Pasha mbërrijti shëndoshë e mirë, por lutjet nuk iu pranuen, përpjekjet shkuen kot dhe punët nuk iu realizuen".

Lajmet mbi luftat shqiptaro-turke në shek. e XV që na i jep Hoxha Saduddini nuk mbarojnë me kaq. Në librin e dytë të Tâxhu t-tevârîh (f. 69) kemi gjithashtu nji kapitull me titull Shkuemja e sulltanit kundër Shqiptarëve, i cili u referohet luftave të Bajazitit të II kundër vendeve shqiptare. Në këtë kapitull bahet fjalë mbi qëllimin që ka pasë sulltani me u nisë kundër Beogradit. Mirëpo, mbasi ka mbledhë ushtri të madhe, asht ba pishman, dhe mbasi ishte vu në lëvizje nji ushtri dhe pajë lufte të madhe, sulltani vendosi që ushtrija të niset kundër Shqipnisë:

F. 70—71:

„Ushtrija ngadhnjimtare le të mbërrijë me anën të detit në vendet e vilajetit shqiptar dhe le t'i rrethojë. Anipse nuk qe i mundshëm pushtimi i Beogradit, vemendja jonë le të drejtohet n’atë anë. Për këtë shkak iu dha urdhëni Sinan pashës, i cili n’atë kohë ishte komandanti i marinës që më 300 gjemija, tue lundrue gjatë bregdetit shqiptar, të mbërrijë në Vlonë dhe atje të presë ardhjen e sulltanit39Kjo pjesë ndodhet e përkthyeme edhe në Burimet... II, f. 362, mirëpo, duket se nuk asht përkthye simbas origjinalit, por simbas Glishës. Së pari, teksti i përkthyem nuk ndodhet në f. 69 si citohet aty, por në faqen 70—71. Vërtet, te Glisha qëndron f. 69, por ai ka përkthye edhe nji kapitull përpara. Pastaj, fillimi „Sulltani hoqi dorë nga ekspedita (kundër Hungarisë — Red.) duke mos u zënë besë fjalëve të banit sërb, dhe urdhënoi ushtrinë që të nisej për në Shqipëri...” — nuk gjindet n’origjinalin turqisht. Redaktorët kanë parafrazue tekstin e sipërm. Se shum përkthime i kanë ba nëpërmjet të Glishës e jo t’origjinalit shihet edhe nga nji tekst tjetër që ndodhet në Burimet (f. 279), nga ai i Dursun begut. Aty kemi nji fjali arabisht të cilën s’ka dijtë Glisha me e përkthye dhe vetëm e ka shkrue me germa latine, e po kështu kanë veprue edhe redaktorët e Burimeve..

Kur, simbas zakonit, u përgatitën dhe u banë hazër gjanat e nevojshme për luftë, ditën e tetë të muejit Xhumazia l-áhar të vjetit të përmendun 40dmth. 7.4.1492., flamujt fatlum i përhapën fletët e suksesit si zogu krahartë dhe prej Stambollit fluturuen drejt Sofjes. Porsa u ba fusha e Sofjes qendër e çadrës së pompës mbretnore, nga Sulejman pasha mbërrijti nji korier, i cili parashtroi në tronin mbretnor: „Banat qufarë, nji të marrë vesh për ardhjen e sulltanit fitimtar, përçamjen e shndërruen në bashkim. Ata u dakorduen dhe u bashkuen që ta mbrojnë të birin e kralit të Polonisë dhe t’i mbrojnë tokat hungareze. E banin e Beogradit për shkak të luhatjes dhe qëndrimit të dyshimtë, e thirrën në kryeqytet dhe në vend të tij dërguen nji tjetër”.

„Nji të mbërrijtë lajmi dëshprues mbi dorëzimin e Beogradit, sadoqë ish marrë vendim i premë mbretnor për të pushtue Hungarinë, mbreti i ri e ndreqi ndërtesën e robnisë dhe siç ka qenë i angazhuem përpara, xhizjen e haraçin, bashkë me hedije mbretnore, i deleguemi i tij (mbreti hungarez) që mbërrijti, ia vu përpara sulltanit”.

„Meqenëse të shkuemit e sulltanit u drejtue tash kah pushtimi i Shqipnisë, ai dha urdhën që të nisen nga Sofja dhe rrugës së Manastirit u drejtue kah vendet shqiptare41Pjesa prej „Kur simbas zakonit...” në Burimet (II, 362) asht përkthye kështu: „Mbasi sulltani bëri në Stamboll të gjitha pregatitjet mori rrugën e Sofjes më 8 Xhemaziulahar të vitit 897 (7 prill 1492). Sulltani, duke qenë gjithënjë në Sofje, i ndreqi punët me Sërbinë dhe me Hungarinë; kështu nëpër Manastir, i dha drejtim ushtrisë për Shqipëri...” Po jap vetëm nji pjesë të tekstit origjinal shkrue me alfabetin latin, përkthimi i të cilit fillon me „kur simbas zakonit” te unë, e „mbasi sulltani. në Burimet: „Esbâb-i sefer ’ala hasebi 1,’âde miiretteb ve âmâde olacak, sene-i mezbure cumaziyelaharesinin sâmininde râyet-i ikbâl murg-u zerîn-i bâl gibi best-i cinâh-i necâh ediib, mahrûsa-i Istanbuldan Sofya cânibine pervâz etti. Sofya sahrâsi merkez-i hiyâm-i ihtiçâm-i sultânî olacak, mezbur Suleyman paça tarafindan ulak geliib, kâfir banlari kudûm-u zafer luzûm çâhiden âgâh olacak, ihtilâfi i’tilâfe tebdîl ediib...” Pra, disa pjesë të papërkthyeme e disa të cungueme.. Në Tepelenë Sulltani pat mirësinë me mbetë 24 ditë dhe muejin e agjnimit42Mueji i ramazanit në këtë vjet ka zgjatë prej 27. VI. 1492—26.7.1492. e kaloi aty. Daut pashën, bashkë me trima të zgjedhun nga ushtrija e oborrit dhe jeniçerët i dërgoi me pushtue vendet e kalueshme vështirë n’ato krahina. Ushtrija ngadhnjyese gjithashtu rrethoi shum kala t’atyne nahive dhe bani përpjekje me i zaptue. Vështirsitë e shumta, me ndihmën e Atij që asht shkaktuesi i të gjitha shkaqeve, ato vende të vështira u pushtuen. Luftarët për fe plaçkitën pa masë dhe zunë shum robë, mirëpo ata vetë u banë robë të grave të lidhuna për zullufesh si zinxhir (?). Përveç atyne rebelëve që u banë ushqim i shpatave të luftarëve për fe, ma tepër se nji mijë qafira, të lidhun me hekura dhe rreshta-rreshta u dërguen drejt oborrit mbretnor. Në grupin e këtyne të mjerëve të lidhun ndodhej edhe i biri i kryekomandantit (serdar) shqiptar.

Për shkak se ishin shuvn rebelë dhe tepër t’ashpër e kryeneç, ata (robët) e patën mshehë se asht biri i sunduesit (begzade). Kur duel fermani i vrasjes, me shpatë që me gjak e tregon rrugën, ai u dërgue atje nga ku s’kthehet ma. Mbasi u muer e pesta ligjore nga plaçka e bollshme, nga djelmoshat dhe robneshat e grabitun, pjesën tjetër sulltani ua shpërndau gazilerëve. Ata kufij dhe vende u vunë si duhet nën disciplinë, kurse rajës iu caktue haraçi. Meqenëse kishte kalue sezona e luftës, kishin fillue me ra gjethët e afrohej dimni — e atëherë i jipet ushtrisë leje që të pushojë — u dha urdhën që të merret rruga për t’u kthye. Në vend-pushimin midis Manastirit e Përlepit hyni nji njeri me fytyrë gorile, i përlyem, në dukje si dervish-shtegtar, dhe qëndroi në rrugën ku kalonte mbreti fatlum dhe pritte rastin e volitshëm. Ky njeri që i ngjante dervishit shtegtar, nën mbulesë që e kishte veshë, kishte mshehë nji shpatë të mpreftë e të deshun, kështuqë kur mbreti fatlum kalonte në pjesën ma të ngushtë të rrugës ku qysh përpara kishte zanë pritë ky dervish i poshtër shtegtar, në dorën fatkeqe t’atij njeriu, me forcën e demonit, shkëlqei shpata dhe u lëshue kah sulltani fatlum. Ruejtësit e suitës mbretnore, që kishin për detyrë me e ruejtë sulltanin, i preu. Pak u deshtë me e lëndue trupin e sulltanit të mbushun me bamirësi. N’atë çast, veziri i ndërgjegjshëm Skender pasha, me shpatën e çeliktë e qëlloi në kokën cullake plot dregza dhe trupin e këtij të flliqti e prenë në mija copa dhe e banë pluhun...”

Në fund kemi kapitullin Tregim mbi pushtimin e fortesës së Durrësit43n’origj. kisaa-i tashir-i hisar-i Diraç. (libri II, f. 113) ku kemi verzionin e Hoxha Saduddinit mbi pushtimin e këtij qyteti. Ja se ç’thuhet në këtë kapitull:

„Isabegogllu Mehmed begut i ishte dhanë drejtimi i sanxhakut t’Elbasanit. E ndërsa komandanti i përmendun gradualisht i futte në gjendjen e përkulshmënisë e atyne kufijve që kishin dalë nga kuadri i ndëgjueshmënisë, zemrën ia tundi dëshira që ta pushtojë fortesën e quejtën Durrës me kullat e nalta, e cila fortesë ndodhet afër vilajetit të tij. Për të marrë dijeni mbi gjendjen, dërgoi spiunë të përvojshëm, të cilët mblodhën informata se garnizoni i fortesës asht i dobët, si nga sasija, ashtu edhe nga kualiteti, sidomos sa i përket njerëzve të shpatës. Nji t’ia paraqitë këte Mehmed begut, ai bani me komandantët fqinj nji marrëveshje të msheftë dhe me ushtrinë që mujtën me përgatitë, u nisën n’ekspeditë. Në nji vend afër fortesës, i mshehi njerëzit. Të bashkuem, e rrethuen fortesën dhe banë luftë pa pushue. Garnizoni i fortesës, ata t’urrejtun, tue u mashtrue se numri i [muslimanëve] asht i vogël, dolën nga fortesa dhe tue luftue, hynë guximshëm midis ushtrisë islame. Treguen forcë e fuqi dhe disa vetë nga gazilerët i vranë. Me qëllim që t’i shtijnë këta të dalldisun në kurthë, gazilerët u shtinë se po ikin, tue e joshë paravijën e tyne përpara kah pritat e vendosuna. Të mjerët, nga ana e tyne, filluen me i ndjekë dhe me nga mbas luftarëve për fe të cilët ikshin. Kur mbërrijtën afër pritave, pelivanët e mshehun ndër prita si njerëz të padukshëm, e hoqën perden e të mshehunit dhe si vetima e rrëfeja që t’i marrin sytë, u lëshuen kah ana e dushmanëve të dinit. Mbrenda nji çasti i rrëxuen për toke shum të papastër, kurse ata që muerën me ikë kah fortesa, i sulmuen me shpata. Tue ba luftë, u përzinë me turmën e shpartállueme dhe kur mbërrijtën në fortesë, tue ba gara ndërmjet, hynë së bashku në portën e murnajës. Mbrendija e fortesës u mbush me luftëtarë ngadhnjimtarë. E kur mbi kullat e parapetet i ngulën bajraqet e fitores, qufarët që ishin jashtë e mbrenda u thyen, kurse gazilerët që ishin përjashta, me ndihmën e atyne që tashma ishin mbrenda, hynë në fortesë. Kështjella e fortifikueme, e cila vështirë kish mujtë me u pushtue edhe nga nji ushtri e madhe dhe asqerë të panumërt, në saje të masave të mira, u pushtue. Ushtrija islame u gëzue me plaçkë dhe trofe të shumta, kurse çelsat e qytetit, me hedije të shumta, u dërguen në selinë e mbretit fatlum. E kur ia shpjeguen [sulltanit] hollësitë se si ka rrjedhë puna, komandantët dhe ushtrija u nderuen me gradime, bakshishe, simpati dhe ambëlsi mbretnore. U dha urdhën që fortesa e përmendun të ruhet e përforcohet. Meqenëse qyteti qysh në kohët e lashta asht nji vend i madh, u knaq me plotësimin e nevojës, dhe të tretën e shumës44Nuk di nga e cila shumë asht veçue kjo e tretë, ndoshta nga malli i plaçkitun, apo nga ndonji tatim i posaçëm. ia kushtuen meremetimit dhe konsolidimit të kullave, parapetave dhe të mbuluemit me plumb. Shtëpitë dhe banesat ia ndanë ushtrisë dhe qytetarëve. Përmbrenda e përjashta e banuen me rajë të shpërndame. Hala ndodhet nën sundimin e muslimanëve të fesë islame."

============



  1. Nuk e di pse redaktorët e „Burimeve...” ofiqin Hoxha ia kanë ndërrue në Koxha. Hoxha (tur. hoca nga pers. haxhe, me germa arabisht shkruhet hawaxhe), dmth. njeri i mësuem, fetar musliman (prift musliman), mësues feje, profesor i medreses, kurse koxha (tur. koca) dmth. plak (krahaso Koxha Ragib pasha, Koxha Sinan pasha etj.). Edhe në historinë e tij emni i tij përmendet si Hoxha e jo Koxha. N’asnji burim deri më sot s’e kam gjetë si Koxha. E kur dihet se Mehmed Saduddini ka qenë vjet me radhë profesor i medreses, s’ka arsye me dyshue. Madje edhe dy fëmijët e tij që kanë zanë pozita me randësi janë quejtë Hoxhazade (i biri i hoxhës) Esad efendi dhe Hoxhazade Mehmed efendi. Edhe Sami Frashëri shkruen Hoxha e jo Koxha (Qâmûsu l’a’lâm, IV, 2568 s. v. Sa’duddîn efendi (Hoca efendi). Duket se redaktorët i ka mashtrue transkripcioni në Enzyklopaedie des Islam II, 1034 ku asht shkrue khodja, por dihet mirë se ha-ja guturale e arabishtes në këtë vepër, për arsye teknike, asht transkribue me kh. Veç kësaj, jo vetëm autorët e „Burimeve”, por edhe të librave të folklorit, tue shpjegue fjalët arabe, persiane e turke kurrktmd s’kanë përdorë as transkripcion as transliteracion. Asht për t’u çuditë se si edhe Dizdari s’përdor kurrfarë transkripcioni në „Huazimet orientale..." (botohen në vazhdime në „Studime filologjike”) gja që përveç të metave të tjera të shumta meto dologjike e faktologjike, ia pakson vleftën shum. Por mbi të gjitha këto çashtje do të bahet fjalë në nji artikull të posaçëm.

  2. xhihâd (ar.) dmth. luftë e shejtë, luftë për përhapjen e fesë. Në përkthim me dashje kemi lanë mjaft turcizma, qoftë si termine teknike, qoftë fjalë të njoftuna ndër ne.

  3. Ky yjet fillon më 6. III. 1383.

  4. Arnabud vilayetine azimet edüb.

  5. Ky tekst asht përkthye edhe në Burimet... II, f. 190, por simbas Glishës dhe ma tepër mund të quhet parafrazim se sa përkthim.

  6. Arnabud Iskenderiyesi hâkimi.

  7. N’origj. pişer-u asker. Te Glisha krejt pa lidhje me tekstin: "i tako je bila upućena nebrojena vojska”.

  8. N’origj. Sirf hakimi olan Las ve Bosna kirali ve Arnabud Isknderiyesi hâkimi.

  9. Vjeti 827 H fillon më 31. XII. 1388.

  10. Ky vjet fillon më 5. XII. 1423.

  11. Fillon më 9. IX. 1431. Kjo ngjarje duhet të ketë lidhje ose me pushtimin e Janinës më 1432, ose me shkatrrimet që i bani Ali beg Evrenosi prej vjetit 1432—1433, kur, tue përdorë si bazë Krujën, shkatrroi Shqipninë prej Vlone deri në Shkodër. (Krah. F. Noli, op. cit. f. 22). N'ato vjetë vazhdojnë edhe kryengritjet fshatare nën udhëheqjen e Gjergj Arianitit. (Krah. Historia e Shqipërisë I, f. 266 e vazhdim).

  12. dmth. Heşt bihişt t’Idris Bitlisit. Bitlisi numrohet midis kronistëve m a të shquem turq të shekullit të XV. Nuk dijmë se kur ka lindë. Ka jetue n'oborrin mbretnor në Stamboll. Ka marrë pjesë në luftimet e Bajazitit të dytë në Persi. Ka vdekë më 1520. Ka fitue famë me veprën e vet të madhe në gjuhën persishte Hešt bihišt (Tetë bashçe të xhenetit). Çdo sulltani, nga tetë sulltanët osman i ka kushtue nga nji bashçe (bihišt), tue fillue prej themeluesit të dinastisë Osmanit e deri te Bajaziti i dytë. Historia e tij nuk asht botue. Deri më sot janë zbulue shtatë dorëshkrime komplete, dhe gjashtë jokomplete, midis tyne edhe ai i Vjenës. Disa pjesë nga përshkrimi i tij i Ballkanit janë botue në Prilozi za orijentalnu filogogiju XII—XIII/1962—63, Sarajevo 1965, kurse në Studime historike 4—1967 janë botue disa pjesë mbi luftat e shqiptaro-turke në shek. e XV, por nuk thuhet asnji fjalë mbi autorin, as që përmendet se historija e tij asht shkrue në gjuhën persishte. (Ma gjatë mbi Bitlisin: Dr. Franz Babinger, Die Geschichtsschreiber. 54—46; Enzyklopaedie des Islam 1, 745; Islam Ansiklopedisi V, 936).

  13. Evrenosogllu Ali begu asht i biri i Gazi Evrenosit, pushtuesit të pjesës ma të madhe të Greqisë dhe Shqipnisë. Ali begu asht nji nga komandantët ma të shquem të akinxhive në Rumeli. Në pushtimin e Selanikut ka luejtë nji rol tepër të madh. Nji pjesë të madhe t’akineve kundër Shqipnisë i ka udhëheqë Ali begu, psh. 1432—1433, ka shkatrrue pjesën ma të madhe të Shqipnisë, më 1434 ushtrinë e tij e shkatrroi plotësisht Gjergj Arianiti. (Ma gjatë mbi Ali begun dhe familjen e Evrenosave: Islam Ansiklopedisi s. v. Evrenos). Ka qenë sanxhakbegu i parë i Shqipnisë.

  14. Fillon më 27. VII. 1435, e meqenëse asht kah fundi, duhet të jetë në pranverë të vjetit 1436.

  15. Këto të dhana të Hoxha Saduddinit na duken mjaft të randësishme. Shohim se varianta e Hoxha Saduddinit përputhet me ate të Ashikpashazades se Skënderbeu ka qenë iç-ogllan, dmth. në shërbim n’oborrin mbretnor, si dhe se asht emnue vali i vendeve që i ka pasë i ati.

  16. Përmbi Ishakbegogllu Isa begun krahaso: GliSa Elezovid, Turski spomenici u Skoplju (Preštampano iz Glasnika Skopskog naućnog društva, sv. 1,2).

  17. Fillon më 24.VI. 1468. Përshkrimi i kësaj disfate turke te Hoxha Saduddini asht i ngjahsëm me ate të Ashikpashazades, ndoshta bile nga ai e ka marrë. Mirëpo, ndërsa te Ashikpashazade kjo ngjarje ka ndodhë më 1442/3, simbas Hoxha Saduddinit ka ndodhë katër vjet ma heret. Unë përsëri mendoj se asht në lidhje me disfatën e Turqve nga Arianit Komneni.

  18. dmth. 851 simbas Hixhrës, fillon më 19. III. 1447.

  19. Krahaso shënimin nr. 37

  20. dmth. 861 H, i cili fillon më 29. XI. 1456

  21. Me fjalën frenk historianët arabë të vjetër nënkuptojshin Evropjanët, por këtu ma merr mendja se duhet me nënkuptue Venedikasit.

  22. N’origj. Memâlik-i mahrûsa. Arapët, e tue ndjekë shembullin e tyne edhe Turqit tue përmendë ndonji qytet ose tokë muslimane, zakonisht kanë përdorë atributin al-mahrûsa që don me thanë i ruejtun (nga zoti). 23 Fillon më 13. VIII. 1466.

  23. Lidhun me këtë ndodhi F. Noli (op. cit. 138) shkruen: „Për të prerë çdo shpresë për marrëveshje, kapërceu kufirin, u vuri zjarrin viseve turke dhe u kthye në Shqipëri me kopera të plaçkitura prej 60 000 lopësh e qesh, 80 000 dhënsh e dhish edhe 300 kuajsh të rrëmbyer nga fermat private të Sulltanit në Kalkandelen (Tetovë — H. K.).

  24. Fillon më 2. VIII. 1467. Prandaj kjo ekspeditë duhet të ketë ngjanë pranverë të vjetit 1468.

  25. Nji varg s’kam mujtë me e përkthye.

  26. N’origj. vazhdimisht Arnavud Iskenderiyesi, për ta dallue nga Aleksandrija e Misirit, që gjithashtu quhet Iskenderiye, ndërtue nga Leka i Madh.

  27. Fillon më 15. IV. 1477.

  28. Ka qenë nji nga komandantët ma të shquem. Pushtimet dhe akinet e tij i ka përshkrue sekretari i tij Prizrenasi Suzi në veprën e vet Gazavâtnâme-i Mihaloglu Ali beg. (Krah. Gazavât-nûmeler ve Mihaloglu Ali Bey’in Gazavât-nâmesi Türk Tarih Kurumu , Ankara 1956).

  29. Krahaso shënimin nr. 42.

  30. Ky vjet fillon më 4. IV. 1478.

  31. Sigurisht marrë në mënyrë analoge me Aleksandrinë e Misirit të cilën e ka themelue Leka i Madh.

  32. Dmth. Lezha, Drishti dhe Zhabjaku.

  33. Mulla Idris Bitlisi.

  34. Evrenosogllu Ahmed begu asht i biri i Gazi Ali begut dhe nipi i Gazi Evrenos begut. Bashkë me t’jatin dhe me të vllaun Evrenosin ka marrë pjesë në akinet në Vllahi më 1462, kurse më 1474 dhe 1478 në luftimet në Shqipni dhe në pushtimin e Shkodrës. Asht gja interesante se në Prizren kemi nji xhami që quhet Arasta apo Xhamija e Jakub beg Evrenosogllit, të birit t ë Ahmed beg Evrenosogllit. Për këtë Jakub begun s’kemi gadi kurrfarë shënimesh, mirëpo kjo gja asht e mundun meqenëse në vakufnamen e Kukli begut, legalizue në vj. 1526 përmenden dyqanet e Ahmed beg Evrenosogllit në Prizren. Në të njajtin dokument përmendet edhe xhamija e Jakub begut, që don me thanë se ajo asht ndërtue përpara vjetit 1526.

  35. Fillon më 25. III. 1479.

  36. N’origj. kaderga.

  37. Fillon më 2. III. 1481.

  38. Kjo pjesë ndodhet e përkthyeme edhe në Burimet... II, f. 362, mirëpo, duket se nuk asht përkthye simbas origjinalit, por simbas Glishës. Së pari, teksti i përkthyem nuk ndodhet në f. 69 si citohet aty, por në faqen 70—71. Vërtet, te Glisha qëndron f. 69, por ai ka përkthye edhe nji kapitull përpara. Pastaj, fillimi „Sulltani hoqi dorë nga ekspedita (kundër Hungarisë — Red.) duke mos u zënë besë fjalëve të banit sërb, dhe urdhënoi ushtrinë që të nisej për në Shqipëri...” — nuk gjindet n’origjinalin turqisht. Redaktorët kanë parafrazue tekstin e sipërm. Se shum përkthime i kanë ba nëpërmjet të Glishës e jo t’origjinalit shihet edhe nga nji tekst tjetër që ndodhet në Burimet (f. 279), nga ai i Dursun begut. Aty kemi nji fjali arabisht të cilën s’ka dijtë Glisha me e përkthye dhe vetëm e ka shkrue me germa latine, e po kështu kanë veprue edhe redaktorët e Burimeve.

  39. dmth. 7.4.1492.

  40. Pjesa prej „Kur simbas zakonit...” në Burimet (II, 362) asht përkthye kështu: „Mbasi sulltani bëri në Stamboll të gjitha pregatitjet mori rrugën e Sofjes më 8 Xhemaziulahar të vitit 897 (7 prill 1492). Sulltani, duke qenë gjithënjë në Sofje, i ndreqi punët me Sërbinë dhe me Hungarinë; kështu nëpër Manastir, i dha drejtim ushtrisë për Shqipëri...” Po jap vetëm nji pjesë të tekstit origjinal shkrue me alfabetin latin, përkthimi i të cilit fillon me „kur simbas zakonit” te unë, e „mbasi sulltani. në Burimet: „Esbâb-i sefer ’ala hasebi 1,’âde miiretteb ve âmâde olacak, sene-i mezbure cumaziyelaharesinin sâmininde râyet-i ikbâl murg-u zerîn-i bâl gibi best-i cinâh-i necâh ediib, mahrûsa-i Istanbuldan Sofya cânibine pervâz etti. Sofya sahrâsi merkez-i hiyâm-i ihtiçâm-i sultânî olacak, mezbur Suleyman paça tarafindan ulak geliib, kâfir banlari kudûm-u zafer luzûm çâhiden âgâh olacak, ihtilâfi i’tilâfe tebdîl ediib...” Pra, disa pjesë të papërkthyeme e disa të cungueme.

  41. Mueji i ramazanit në këtë vjet ka zgjatë prej 27. VI. 1492—26.7.1492.

  42. n’origj. kisaa-i tashir-i hisar-i Diraç.

  43. Nuk di nga e cila shumë asht veçue kjo e tretë, ndoshta nga malli i plaçkitun, apo nga ndonji tatim i posaçëm.

Dr Hasan KALESHI (foto e vitit 1943).

Dr Hasan Kaleshi (foto e vitit 1943)

By Hasan Kaleshi