albaniana

Rubrika

Mjafton ndiesija e përbashkët

Gjendja e mbarë botës paraqitet sot dramatike. Ajo e gjindes shqiptare âsht tragjike, sepse s'e ká fatin o vet në dorë: gjithkund, edhe në trollin ku lëshon hije të trishtueshme fantazma e zbét e nji pushteti kallp kombtar, ethniciteti gjindet në rrezik. Kurrkund trû e zêmra…

Nji fat mizuer e ká ndámun gjinden arbnore në trí degë: 1) popullsija e përfshîme në kufijt e Shqipnís së 1913-tës; 2) Shqiptarët qi bâjnë pjesë n’organizme shtetnore të hueja; 3) djaspora, e cila bigëzohet në bashkatdhetarë të shpërndámun nëpër botën mbarë për arsye pune e gjallnimi dhe n’Arbreshët e shpërngulun prej shekujsh nga trolli i të parvet por shkak rrethanash të kalesës së lashtë.

Këta tre cungj, mjerisht sot për sot, ndodhen fare të veçuem njâni prej tjetrit. Jeta e tyne zhvillohet në drejtime të dallueme. Asnji frymë vëllaznore nuk qarkullon mes tyne për me avitun mendimet. Shpesh ngrehen njâna kundra tjetrës me tërbim si t’ishin po pullsína kombesh të ndryshme. Flasin nji gjuhë por ajo gjuhë nuk i ndihmon m'u marrë vesht ndërshêj vetit. Kanë të njâjtin gjak ndër dej, por tallazet o atij gjaku çohen poshë për të tnohuo lidhjet vëllaznore. fíeta shqiptaro âsht o vogël: rob o robí qi pranojnë ta quejnë veten Shqiptarë, aso nga zanafillja shqiptare, mezi kapon në tre miljon frymë. Dasít, botën e vogël t'onë, e zvoglojnë edhe mâ tepër. Shkokrrimi pêngon turret përparimtare. E gjindja shqiptare, o mbetun mbrapa jo aq fort për faj të vet sa proj kushteve të veçanta historike, ka nevojë mos të humbi mâ kohë po desht me dalun no vijë ku ndodhen kombet tjera dhe me ecun krah për krah me to.

Gjendja e mbarë botës paraqitet sot dramatike. Ajo e gjindes shqiptare âsht tragjike, sepse s'e ká fatin o vet në dorë: gjithkund, edhe në trollin ku lëshon hije të trishtueshme fantazma e zbét e nji pushteti kallp kombtar, ethniciteti gjindet në rrezik. Kurrkund trû e zêmra shqiplare s'kanë nji mjet zyrtar krejt të vetin për të mprojtun të drejtat e veta jetësore.

Duhet t’i shtrohemi pa kundërshtim njt gjêndjeje së tillë? Kemi ra gjallë e ngusht. Tym na shef syni rreth e rrotull. Por m’u tregue ndjellazí (pesimist) mbi situatën e sotshëme të shqiptarizmit edhe mbi përspektivat e të së nesërmes te kombit t’onë nuk âsht mjeshtri e vështirë. Të gjitha punët njerzore, në kët shekull plot me lot, priren mâ tepër kah deshtimi se sa kah suksesi. S'duhen mend shum me shfaqun dyshime e me parafolë katastrofa. Burrnija dishmohet tue u kundërshtue me shpirt ndjellamirë (optimist) ngjarjeve shpartalluese. Trimnija e vërtetë qindron në mos-përkulje para padrejtsíve të fatit e në përpjekje me i farkue vetes e kombit nji fat të ri mâ buzqeshun.

E dijmë se, dikuj, ky qindrim i gitet marrí. Por na bâjmë pjesë n'at aradhe qi, në jeten e vet, të shumtën e veprimtarís e ká zhvillue në luftime ideale pa rezultate pozitive kundra fatit të padrejtë e kundra njerzve të pakuptueshëm. Don Kishota pa shpresë qortimi, kemi përbuzun sukseset e përkohëshme e kemi synue — edhe synojmë — në qëllimet e larta, t’amshueme, të gjindes arbnore. Në kët udhë të vështirë nuk na shtyn nji krení kryeneçe niu dallue prej tjerve e m’iu ndá në gisht për qindrirne ekstravagante, por besimi i ngulun se, heret a vonë, e djathta e Zotit do t’i a shpërbleje Shqiptarve flîjimet e bâme për iu qindrue ndër kavaljete besnike gojdhânave themelue në ndér, n’urtí e burrní.

Na besojmë, shkurt, në vërtytet e mshefta të gjakut shqiptar.

Këto vërtyte flêjnë: duhen zgjue e këndellë. Në kët vepër përtrîse përmblidhet detyra e çdo Shqiptari atdhédashës, por sidomos e intelektualvet.

Për të shpëtue shqiptarizmin në rrezik, duhen hjedhë ura prej zêmre në zêmër, në mënyrë qi mbarë gjindja qi flet shqipen dhe ka në dej gjak iliró-thrak, t’avitet e, mundësisht, të lidhet më nji ndiesí. Flasim për ndiesí jo për mendime. Marreveshtja duhet të themelohet pikëspari mbi nji ndiesí të përbashkët; mendimet të lêhen hê për hê në nj’anë.

E duem Shqipnín si nânë? Pranojmë ta quejmë veten Shqiptarë para botës? Deshirojmë të bâjmë pjesë në Bashkarí kombtare?

Atëherë ia njofim njâni tjetrin për vëllá. Jo me fjalë, por me zêmër. T'i lâmë në vend të dytë mendimet politike e të përtrîjmë në zêmër përftimin vëllaznuer, emnuesin (dénominateur) mrekullbâs i cili vetëm mund të shpëtojë shqiptarizmin nga rreziku qi po vjen tue i u kërcnue.

Historija ka shtue vrullin e shtjellimit të ngjarjeve. Koha s'pret. Duhet qi ma Shqiptarët ta theksojmë veprimtarín ndertuese e unjisuese, tue pasun para sysh trí cungjet e botës s’onë."

(“Shêjzat”, 1960)

By Ernest Koliqi