Sot në lokalet e Shoqatës së gruas shqiptare në Malme të Suedisë u mbajt manifestimi tradicional Flaka e janarit. Manifestim që ka kalue në traditë vjetore në përkujtimin e dëshmorëve Gërvalla, Kadri Zekës, Rexhep Malës, Nuhi Berishës, por edhe të dëshmorëve dhe personaliteteve historike që kanë vdekur në muajin janar.
Organizatore e këtij manifestimi ishte Shoqata kulturore shqiptare "Skanderbeg" në Malme, në bashkë organizim më Shoqatën e gruas shqiptare "Kosovarja" dhe Shoqatën mbështetëse "Nanë Tereza".
Fjalën kryesore në ketë manifestim e mbajti prof. Dr. Muhamet Shatri. Ai ndalojë në rëndësinë e aktiviteteve patriotike të Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës dhe bashkëveprimtarit të tyre Kadri Zekës. Jehona e martirizimit të tyre të populli shqiptar për vazhdimin e aktivitetit politik deri të lufta për çlirimin e Kosovës nën drejtimin e UÇK-së. Profesori theksoi edhe rolin e mërgatës shqiptare, më theks të veçantë të asaj të Suedisë për mbështetjen e Kosovës në vitet e 90-ta, në ndihma materiale, propagandistike, pa harruar edhe atë ushtarake dhe dëshmorët nga mërgata e Suedisë për lirinë e Kosovës.
Medi Behrami foli për masakrën e 14 janarit në Reçak, duke e veçuar jehonën e kësaj masakre në shtypin e jashtëm dhe rolin vendimtar në propagandimin e këtij krimi të ushtrisë serbe nga ana e përfaqësuesit të OSB-së, amerikanit William Walker.
Shkrimtari Sevdail Zejnullahu, lexoj dy vjersha dhe një ese të përgatitur për ketë manifestim.
Zait Pollozhani, lexoj dy vjersha, siç tha ai vet për të shprehur mllefin ndaj politikës shqiptare dhe një tjetër që ishte e mbushur më nostalgji por edhe dashuri për qytetin e Prishtinës në kohën e studimeve.
Haxhi Haxhija lexoj poezinë e Jusuf Gërvallës "Do të kthehem nënë". Dhe është krejt e pamundur që Haxhija që në mesin tonë njihet si Gjergj Arbëria të mos e këndojë një këngë patriotike më qifteli.
Edhe autori i këtij shkrimi referojë për një temë të veçantë, siç është përpjekja e fqinjëve tanë ballkanik për përvetësimin e autorësisë të vlerave artistike të popullit tonë. E që prapa kësaj përpjekje fshiheshin dhe fshihen synime tjera shumë më të mdha, deri të ato territoriale.
Në përgjithësi ishte një takim që vazhdon traditën e mbajtjes ndezur të flakadanit të janarit. Më dëshirën dhe shpresën e vazhdimit dhe masivizimit edhe në vitet e ardhshme të këtij manifestimi të mërgata shqiptare në Malme të Suedisë. Në fund do të ishte e pahijshme të mos e falënderoj në mënyrë të veçantë, kryetarin e shoqatës "Skanderbeg" Shaip Morinën për punën e madhe rreth këtij nanifestimi.
By Zymer Kuqaj
