Hyrje
Ky punim paraqet një përmbledhje të jashtëzakonshme të burimeve gojore dhe arkivore për origjinën e familjes Karagjorgjeviq dhe lidhjen e saj me fiset shqiptare të Malësisë dhe Malit të Zi. Botimet e hulumtimeve të Andrija Luburiqit, i mbështeti vetë princi Pavle dhe këto, pavarësisht nga qëllimi për t’iu shmangur fakteve, megjithatë ofrojnë një pasqyrë unike të epikës, këngëve dhe rrëfimeve gojore që ruajnë historinë, zakonet dhe përpjekjet heroike të Kelmendasve, Vasojeviçëve, Kuçëve, Bratonozhiqëve dhe fiseve të tjera. Këtë material nuk e kanë përdorur më parë historianët e njohur dhe për herë të parë analizohet dhe interpretohet në lidhje me traditën e barjaktarëve dhe dukëve të Karagjorgjeviqve, duke sjellë në dritë një histori të pasur dhe komplekse për përzierjen e besimeve, migrimet dhe kontributin e këtyre fiseve në formësimin e identitetit historik dhe kombëtar të rajonit. Autor i punimit është Zhivojin Andrejiq dhe punimi u botua në revistën “Arhivsko nasledje” /Trashëgimia arkivore) në Arkivin historik në vitin 2004, pjesa 2.
Përkthimi dy-tri faqeve
Në bashkëpunim dhe me financimin e princit Pavle Karagjorgjeviq, etnologu Andrija Luburiq bëri hulumtime për prejardhjen e familjes Karagjorgjeviq në territoret e Serbisë: në Shumadi, Rashkë (në shqip Arsa), në Kosovë dhe Dukagjin dhe në Mal të zi, Moraçë, Rovcë dhe Drobnjak, gjatë viteve 1933–1935. Një pjesë e këtyre hulumtimeve u botua në librin e tij Vojvoda Jovan Mërshiqi, Kelmendas, gjyshi i Karagjorgjeviqit dhe turqit e Plavës, të cilin e titulloi sipas një kënge epike të myslimanëve, ish-serbëve Kelmendas nga Plava!!!
Luburiqi vazhdoi hulumtimet e veta, duke paralajmëruar se do ta publikonte tërë materialin, por kjo nuk ndodhi. Materialet dhe komentet e këtij libri flasin për prejardhjen e paraardhësve të Karagjorgjeviqve nga Kelmendasit, të cilët autori i quan fis serb ortodoks nga Malësia, i cili, sipas autorit, gjatë shekullit XVII pjesërisht u konvertua në katolicizëm. Si luftëtarë të vendosur kundër turqve, ata u dhanë goditje të mëdha turqve, shpesh u shpërngulën, dhe në shekullin XVIII disa u islamizuan kurse gjatë shekullit XIX u shqiptarizuan! Si ortodoksë, ata u bashkuan me fise të tjera në shekujt XVIII dhe XIX, kryesisht me Vasojeviqët, ndërsa si katolikë dhe myslimanë shqiptarë sot njihen si Kelmendas.
Këngët epike dhe rrëfimet, të cilat i kanë ruajtur trashëgimtarët e ndryshëm gojorë nga fiset Kuç, Bratonozhiq, Vasojeviq, Shekullarc, Piper dhe myslimanët e Plavës dhe Gucisë, tregojnë për paraardhësit ortodoksë dhe katolikë të Karagjorgjeviqve, të cilët ishin Kelmendas gjatë shekujve XVII dhe XVIII. Asnjë nga historianët serbë nuk i ka përdorur këto burime, madje as profesori Jovan Jovanoviq, për të cilin të dhënat ngjajnë shumë me ato të Luburiqit, edhe pse ky i fundit i kishte mbledhur para Luftës së Parë Botërore. Të dhënat e botuara të Jovanoviqit dhe Luburiqit i kemi analizuar dhe vlerësuar për herë të parë, duke i lidhur me njohuritë paraprake për origjinën e dukëve dhe barjaktarëve të Karagjorgjeviqve.
Ky punim, përveç materialeve të botuara, trajton gjithashtu material të papublikuar nga Arkivi i Andrija Luburiqit, i cili ruhet në Arkivin Historik të Serbisë, dhe ka të bëjë me fisin Vasojeviq, Kuç, Bratonozhiq, Piper, Kelmendas dhe dhe paraardhësit e Karagjorgjeviqve.
Nga ky punim do të përkthejmë vetëm disa pjesë të shkurtra dhe titujt e disa këngëve, të cilat autori i quan si serbe:
-
Beteja e Kelmendasve me Bratonozhiqët flet për kohën më të hershme që epika e ruante në rrethin e Plavës nga viti 1670.
-
Kënga e botuar po këtë kohë (rreth vitit 1680) të cilën e kanë ruajtur Bratonozhiqët: Marash Gjonoviqi, gjyshi i Karagjorgjeviqit dhe Marko Biluriqi.
-
Në këngën e tretë flitet për fundin e shekullit XVII dhe ka të bëjë me Kuçët dhe Kelmendasit nga një rrëfimtar i panjohur, ndoshta nga Polimla.
-
Burrëria e mbretit të vogël, nga Polimla, rreth vitit 1687, të cilën e këndoi lahutari Bogdan Zogoviq, në të të cilën flet për paraardhësit e Karagjorgjeviqit dhe etikën e udhëheqësit të Kelmendasve.
-
Më pas e kemi këngën për Kelmendasit dhe turqit, rreth vitit 1693 nga Kuçi.
-
Për gjyshin Karagjorgjeviq, vojvodën Jovanin, nga Plava: Beteja e Vojvodë Jovanit Kelmendasit me Mahmudbegoviqin.
-
Vijon kënga tjetër rreth vitit 1697: Vojvoda Jovan Kelmendasi, gjyshi i Karagjorgjeviqit, i shpëton robërit kelmendas.
-
Nga Plava është edhe kënga e Vojvodë Jovan Kelmendasit, Karagjorgjeviqi e marton motrën e vet, rreth vitit 1698.
-
Kënga për vdekjen e Vojvodë Jovanit, 1715, të cilën e rrëfen Bogdan Zogoviqi.
-
Në betejën midis fisit shqiptar Shekularc dhe Vasojeviq: Beteja e Kelmendasve dhe Shekularëve në malin Mokra, rreth vitit 1735, të cilën e rrëfen lahutari Vuksan Jevtov Lekiq nga Shekularci, dhe të cilën e shkroi kryepriftia Andrija Popoviq Shekularci.
• Në faqen 17 flitet për Kelmendasit e islamizuar nga rrethi i Rozhajës, që luftojnë kundër serbëve dhe kënga Kelmendasit e mbrojnë popullin e vet, rreth vitit 1800, të cilën e rrëfen Osman Kuçi nga Rozhaja.
Në faqet 17 dhe 18 autori jep të dhëna jashtëzakonisht interesante biografike për paraardhësit e Karagjorgjeviqve, të cilat, fatkeqësisht, për shkak të kohës, do të jenë vetëm në serbisht.
Në faqen 19 gjendet pema e familjes Karagjorgjeviq.
By Naile Mala
