albaniana

Histori

Pinjolli i fundit i Familjes s'Arjanitasvet [Das Ende der Arianiten»]

Në faqet qi vijojnë do të përpiqemi me ndjekë, së paku në vijat e përgjithëshme, gjurmët e pështjellueme të njii familjeje shqiptare të strehueme n’Itali, pse ndoshta e meritori, qi, ndonsë kanë kalue gadi pesëqind vjetë, të shpëtojë nga gjumi i harresës. E kemi fjalën për…

Pinjolli i fundit i Familjes s'Arjanitasvet [Das Ende der Arianiten»]

Po t’i hidhet nji shikim historis së gadishullit apenin në m barimin e mesjetës, të bjen menjiherë në sý, edhë tue e kundrue sipërfaqsisht, fati i shum vetve veças dhe i shum grumbujve kombtarë, qi për shkak të valës së stuhishme turke, së cilës i u pré hovi përfundimisht në tokën italjane, u përplasën në prendim prej të gjitha viseve t’Europës jug-lindore, mbasi kapërcyen detin Jon dhe detin Adriatik. Nuk janë të pakët ata qi nga ndonjiherë u ndanë në shêj në historín intelektuale të prendimit atëherë kur Stambollit i u desht me i a ulë kryet Mehmetit të II, e qi gjetën nji atdhé të rí në tokën mikpritse t’Italís, ndonsë jo gjithmonë e jo kudo me at nderim dhe at çmim, qi këta «pinjoj të fisevet kreshnike homerike dhe t’Athinasvet të vjetër » (G. Voigt) patën shpresue të gjêjshin ashtu sikursë e meritojshin. Por shum mâ i madh âsht numri i atyne, qi, tue i a kthye shpinën atdheut të vjetër, u hodhën si kalorës bredhës e si aventurjerë për të fitue nderime e pasuní në viset italjane, ku nuk u dihej e kaluemja as zânafilla fisnike. Numri i të tillë njerzve, qi, tue u krenue kinsë vîjshin nga krahinat bizantine, të mësuem me njimijë të mira t’orjentit, patën kërkue fatin e vet n’Italí, e qi shpesh patën dijtë me përfitue nga mirëbesimi i mikpritsvet, âsht mjaft i madh. Menjiherë mbas ramjes së Bizancit (1453) dalin në skenë në Venedik, në Romë e në Napoli, por edhë gjetiu, fytyra të çuditëshme, qi shiteshin të gjakut princnuer, apo të jepshin me kuptue se vetëm ata ishin trashigimtarë të vërtetë mbretnísh lindore.

Papë dhe perendorë u zûnë besë dhe nga ndonjiherë u gënjyen prej tyne për nji kohë të gjatë; u tërhoqën prej hunde. Të tillë njerz fjalëmëdhaj e gënjeshtarë i vûnë, si me thânë, nji vulë kohës së fundit të mesjetës, sá qi Konstantin v. Hôfler (1811-1897) mujti me e stigmatizue ketë vulë me nji trajtesë të veçantë, ndonsè të mbështetun në dishmí të kufizueme. Kjo trajtesë titullohet: «Die Aera der Bastarde am Schluss des Mittelalters» (Pragë 1891) — «Periudha e Bastardhavet në fundin e Mesjetës».

Gjâja qi bjen mâ tepër në sý âsht çâshtja e t’ikunvet nga Shqipnija, të cilët i shpëtuen furis turke tue ikë nga vendet e të parvet, të shtërnguem nga sulmet shkatrrimtare t’Osmanvet; kapërcyen detin e shkuen e ngulën në viset italjane, sidomos në Sicilí e në Pulje (Apulia e vjetër) ndërmjet vjetvet 1450-1744, ku ngrehën banesa të reja e mâ të sigurta. Këta, për kah numri, qenë mâ të shumtit e asaj ushtrije së madhe fatmjerësh; me gjith këtê nuk u ndienë kurr për të keq, së paku në kohët e para, por jetuen tue i u vû punës së qetë si bujq e si puntorë sikursë kishin pasë bâ në Shqipní përpara se të mirrshin rrugën e mërgimit.

Por përsá u përket bujarvet shqiptarë, sidomos feudalvet të mposhtun e të dëbuem nga vendlindja, qi në gjymsën e dytë të shekullit XV, si duket jo në nji numër të vogël, patën kërkue strehim n’Italí, nuk mund të flitet me saktësí prejsë mungojnë hulumtime serjoze. Âsht e vërtetë se na i dijmë dhe i njofìm emnat e pjesës mâ së madhe të bujarvet shqiptarë, qi, tue i ikë sulmit otoman, u strehuen në prendimi për shembull janë të njoftun emnat e bujarvet Spani, Topija, Muzaku, Dukagjini, Gropa, Kastrioti, Arjaniti. Vetëm fati i pakicës së këtyne âsht gjurmue në nji farë mënyre, por edhë këto gjurmime shpesh herë janë përdhosë, pse paraqesin gjenealogjina të rrême dhe japin përshkrime titujsh fisnikë të paqênun[3]. Numri i atyne qi krenohen si të prejardhun prej familjesh të tilla në zâ, e qi prandej shum herë kanë parashtrue pretendime për fronin perenduer bizantin, âsht aq i madh sá me të habitë, e jo vetëm n’Italí, por edhè në Spanjë. Do të na jipshin lândë të mjaftueshme për trajtesë komike. « Ma fando poi pace Venetiani col Turco (ni. 26-1-1470), fumo forzati fuggir tutti, et il detto (— Giovanni, Ghjin) Mosachi venne al Rë de Napoli, li Rassi (lexo: Baisi, Ralshi) in Ungo ria, altri in Venetia, li Ducaguini in la Marca d’Ancona, altri si fero Turchi, sichë tutti andaro in fumo e roina, et il Turco resto monarca de detta Albania» na thotë Teodoro Spandugnino në veprën «Trattato della casa d’Ottomanno », nji kopje të së cilës ai i a pat dorëzue në pashkët e vjetit 1536 Don Costantino Musachi-t në Romë.

Shum prej t’ikunvet (fuorusciti) shqiptarë e grekë, të zotët e armvet, përveç punvet paqsore, shërbyen me kënaqsí në shërbimin ushtarak të shtetevet italjane, sidomos të Venedikut. Emnat e këtyne «Stratiotve» (ushtarë me rrogë — mercenarë) na janë tejtue në shenimet e udhëheqsvet të tyne, si për shembull në « Ditarët » e Marino Sanuto-s me titullin « sumario di stratioti ». Në këto shenime shofìm emna të njoftun si fjala vien ata të Paleologvet (Konstantin. Gion, Nikollë). Kladâs (Theodor, Manoli), Rati, Boccali, Meaaducha, Renessi, etj eti. I a vlente prá barra qirán, qi, në mbështetie dokumentash oi lehtësisht mund të shtîheshin në dorë, të ndërmirrej përshkrimi i filluem nga Constanstine Sathas mbí rándësín e këtyne mercenarve ballkanas në tokën italiane. Vetëm n’arkivet italiane e në kolekcjone librash nieriu mundet me e ndiekë fatin e trishtueshëm të këtvne fiseve qi qenë të shtërngueme me e lânë vendlindien e me kërkue strehë në vise të hueja. Por, fatkeqsisht. laimet oi deri sot ianë nxierrë nga shum burime, má të shumtën e herës nuk u oërgiegiin kërkesavet të njij parashtrese objektive, dhe se prandei âsht e justiñkueme kritika e atyne shkencetarve, të cilët. tue e giykue punën me dreitësí, t.honë qi e vërteta âsht marrë shpesh nepër kâmbë. « C’était la ccmtûme des Grecs de prendre, étant dépouillés de leurs état.s, des titres plus pompeux que ceux qu’ils avaient portés dans le temps de leur plus grand pouvoir » apo, sikursë shkurlazi shprehet V. Laurent tue thânë: « les grecs émigrés n’hésitaient pas à anoblir eux-mëmes pour combattre plus efficacement Vinjortune ». Këto rrethana lipset doemos të mirren para sýsh në çdo studim përkatës, me gjith se jo gjithmonë jemi në gjendje t’a zbresim numrin e aventurjervet. Shekujt 15 dhe 16 na japin shembuj shum të pakët ngatrrestarësh e gënjeshtarësh të shpërngulun nga Europa jug-lindore në viset prendimore për të provue atjè fatin e vet, mâ të shumtën e herës me përfundime të mira, edhè pse nga ndonji herë vetëm përkohësisht. Ma vonë shofim se sillen, jo vetëm n’itali, por sidomos në Gjermani e në Francë, madjè edhè n’Anglín e thartë, Orjenialë t’ardhun në prendim me të njajtat qellime, ku u përpoqën të vijojnë rrugën e hapun nga para-ardhësit, të cilët kishin qênë zhdukë qysh me kohë.

Në faqet qi vijojnë do të përpiqemi me ndjekë, së paku në vijat e përgjithëshme, gjurmët e pështjellueme të njii familjeje shqiptare të strehueme n’Itali, pse ndoshta e meritori, qi, ndonsë kanë kalue gadi pesëqind vjetë, të shpëtojë nga gjumi i harresës. E kemi fjalën për Gjergj Arjanitin e mbas-ardhësit e tij, në mënyrë qi të qitet në shesh ajo fytyrë e historis shqiptare, e cila, pà tjetër duhej të vìhej pranë asaj të dhàndrrit të tij Gjergj Kastriotit, e për të cilin sot për sot me të vështirë gjindet ndokush qi të jetë në gjendje të dijë mà tepër mbi veprat e ndrituna qi kreu në luftimet për lirin e popullit të vet në gjymsën e parë të shekullit XV, tue lânë nji emën të madh në histori.

Zânafìlla dhe kushtet e përparshme të fisit të tij, i cili ishte, pá dyshim, ndër mâ të nderueshmit e ndër mâ të pasunit e vendit, kanë mbetë deri sot n’errsinë të plotë. Në se këtij fisi mund t’i mvishet rândësija për t’u vendosë në faqet e historís së përgjithëshme të Shqipnís, sikursè kërkon të dishmojë Dhimitër S. Shuteriqi (Tiranë) në dy artikuj, ku pohon se ky qe themeluesi i vërtetë dhe sunduesi i «Shtetit Arbën » në krahinën e Elbasanit, do të lipsej të paraqiteshin dishmi ma konkrete, të mbështetuna në burime të dokumentueme, gjâ qi përpiluesi, i emnuem tash së voni si profesor n’universitetin e Tiranës, nuk e ká pá të nevojshme t’a thellojë.

Kah gjymsa e shekullit 13 nji farë «Goulamos», për të cilin Karl Hopf-i thotë se âsht nji shtrembnim i emnit «Guglielmo», ndërsá, simbas të gjitha gjasve, nuk âsht tjetër veçse fjala slave golem (i madh), pat marrë për grue nji princeshë prej Komnenasvet, së cilës deri tash nuk i dihet as emni as zânafilla. Në vjetin 1253 përmendet si sundimtár i «Albanon»-it nji farë Golèm-i, grueja e të cilit, simbas Georgios Akropolites (1217-1282, botue nga I. Bekker [Bonn 1836], f. 98) ishte e farefisit të perandoreshës Irene. Marin S. Drinov-i (11) besonte se ishte nji bijë e Zhupanit të Madh, mbretit të mâvonshëm Stefanit të Serbis (1223) dhe e Eudokís, e bija e perendorit Alexios III Angelos Komnenos (1195-1203), gjâ qi n’atë kohë mund të sillte dyshim (12).

Ekrem Bej Vlora (Romë), i cili gjith jetën ásht marrë me historín e vendit të vet e me traditat popullore të tija, më ká tregue se kujtimi i kësaj martese bizantine jeton endè sot në popull, i cili pohon se kunorzimi âsht bâ në kishën e monastirit të Shën Dëllís, qi sot âsht vetëm nji rrenojë, por qi nderohet me shtegtime fetare si nga të krishtênët ashtu edhé nga musulmanët. Më ká kallxue edhè se ai ká pá në Metropolín e Beratit në vjetin 1906 nji pëlhurë të qindisun, punue nga grát e kështjellit t’atij qyteti e qi i a kishin pasë falë kishës së Shën Dëllís në rasën e asaj martese. Kjo pëlhurë âsht zhdukë kah fundi i luftës së parë botnore. Ky vend gjindet ndërmjet katundit Aranitas dhe fshatit të vogël Kahlenja në Mallakastër, ku edhè sot mund të shifen rrenojat e mëdhá të monastirit e të kishës, qi janë të kohës mesjetare. Në nji zbraztinë në múr, në të cilën, simbas mendimit t’Ekrem Beut, gjindej altari i kishëzës, në vjetët 1923-24 rrinte ndezë ditë e natë nji kandil me voj të mirë, për të cilin kujdesej popullsija musulmane. Në rrethet e katundit Aranitas, prroni Povla përshkon nji grykë të thellë mali; gojëdhâna thotë se këtu nji vigan ká mbytë nji drangue. Emni Povla e Aranitasit na kujtonte deri në kohët e vona feudalët e pasun të dikurshëm t’atij rrethi.

Mbí shtrîsín e Sundimit t’Arjanitasvet, të cilët qyshë në kohët e para duket se ishin të ndamë në dý degë (13) nuk mund të thuhet kurrgjâ me sigurí. sikursè ngján kurdoherë kúr kërkohet të jipen lajme të sigurta mbí të tilla çâshtje. Âsht afër mendësh se me anë trashigimesh dhe martesash mund të kenë ngjá ndryshime kufîjsh toksorë.

Prej kësaj martese rrodhi nji pjesë e breznís së numrueshme, së cilës i përket me sigurí Andronika («Donika»), qi mâ vonë u martue me Gjergj Kastriotin, të quejtunin Skandërbeg. Vajza e dytë, e quejtun Gojsava, u martue me Gjergj Crnojevic-in (vdiq në vj. 1490) (16), sunduesin e Malit të Zí, dhe qe e âma e aventurjerit Gjergj Crnojevic-it, të cilin do t’a takojmë gjatë këtij studimi, dhe e njij farë Maksimi i cili, nën emnin Skandërbeg, sundonte Malin e Zí si Sanxhakbej. Si shifet, kishte rrokë besimìn musulman. Trí vajzat e tjera, mbas hamendjes të trija prej kësaj martese së parë, d.m.th. Ana, Helena e Dhespina, u martuen me pjestarë të familjes bujare të Shqipnís së 1864.

(përktheu: Karl GURAKUQI)

By Franz Babingeri