albaniana

Kolumne

Reziku i afërm i shqipëtarëve muhamedanë

Një lajmërin i shkurtër Muhamedanëve.

“I hope very much that the Constitution may last long enough for the Albanian people to pull itself together and be able to stand out for independence when Turkey in Europe breaks up.

“Kam shumë shpresë që Konstitucja munt të rojë miaft kohë sa të bashkohet populli shqipëtar dhe të jet’ i zoti të qëndrojë për çlirim kur Turqia n’Evropë të thyhet.

(Nga një letrë të veçantë prej një Englizi të njohur te Dreqtori i ALBANIES, vje*shtë III, 1908). *

ZOTËRINJ, - E thëna e së vërtetës nukë sjell nonjë fitim; po ka një ëmbëlsië më vete, se të qetohet vetëdija kur folë ç’duhej të flisje. Unë e di fort mirë, m’a kanë thënë dhe miq qindëra herë, se do t’ju pëlqeja shumë më tepër sikur të ju veja pas “qejfit”, sikur të flisja ashtu si jini të mësuar të dëgjoni prej të tjerësh. Po natyra imë është ndryshe. Dhe, i shtyrë prej kësaj natyre, dëshëroj sot të ju shkunt nga gjumi, të ju thom ca të vërteta t’ashpëra po të ftohta dhe të matura, dhe të ju bëj armiqt’ e mi sa-do-që nuk më njihni: po të tilë armiq, që, në ca vjet, në pakë vjet, të thoni: “Ah ç’na këshillonte mirë! ah sa të dreqtë kish! ah sikur t’i kishim vënë veshin!" Po pendimi i vonuar nukë sjell dobië.

Ç’kam për të thënë, munt të përmblidhet në një paragraf pesë frasësh:

  1. Osmanllinjtë në pakë vjet do të dbohën nga Evropa; - 2. *Shqipëria, epabashkuar dhe e paqytetëruar, e mbetur nga faji *i saj pa miq të fortë përjashta, do të ndahet; - 3. *Shqipëtarët muhamedanë do të dbohen duke humbur gjithë mallin dhe kamjen; - *4. *Osmanllinjtë nuk do t’iqasin n’Anadoll Shqipëtarët e dbuar; *- 5. në mos idealismi, të pakën buka dhe detyra që kini të fëmija juaj ju shtrëngon të bëni nga dy gjëra njërën: *a të ktheheni te feja e stërgjyshërve t’uaj, a të mbeteni muhamedanë po duke u-lidhur me aqë vërtetësië dhe zëmrë më të krishterët nga gjaku juaj sa t’ijipni kombit t’uaj një karakter gjysmë të krishter.Këto *janë adfirmacione. Zotërinj, i provoj. Ju ftoj t’i bisedojmë. Ju hap ALBANIEN për kundërshtime, në qoftë që dini t’i bëni njërëzisht, dhe jo pas adetit të miletit osmanlli, duke u-përgjigjur n’ato që nukë thashë dhè duke lënë pa përgjigjjë ató që thashë me të vërtet.

Pika e parë është: Osmanllinjtë në pakë vjet do të dbohen nga Evropa.

Zotërinj, gjithë bota e dinë që, sikur të mos kish qënë kasnecuar e vetë-thëna “konstitucjë” në korrik 1908, Maqedhonia do të qe njohur për gjysmë autonome. Të rënat e Xhonëve e qëndruan këtë plan, po jo për gjithënjë. Idealistër dhè trima, Bullgarët e Maqedhonisë shpejt a von do të ngrihen, këtë radhë të ndihur edhè nga Bullgaria, e cila ësht e zonja t’i thyej kokën Turqisë. Pastaj Bullgaria ka edhè Rusinë, ndofta Sërbinë, Rumaninë, Malin e Zi. Ka *tertib *më të mirë se të Turqve, të cilët, më thosh një fiqal, luftën e fundit me Grekët e fituan me të vështirë. Pra, në pakë vjet, Sllavët të bashkuar do t’ i përzënë Osmanllinjtë nga Evropa.

Pika e dytë është : *Shqipëria do të ndahet. *Zotërinj, kush do t’ju njohë lirië juvë, kur s’jini të zotët as një shoqërië t’organizoni, jo një administracjë. Dhe ç’jan’ ato pralla për të lëftuar dhe për të qëndruar? Lufta bëhet me fishekë, fishekët mbushen me barut, baruti bëhet me *salpêtre; *kio lëndë e funtmë vjen nga jashtë, dhe po të dojë Evropa ju a pret armët me një herë, si pritet ujët e një kroji. Çapni ahere të bëni luftë me shkopinj.

Apo a kujtoni së këto nuk i kanë mejtuar dhe nuk i dinë jashtë?...

Evropës i është mbushur koka me kohë të ndahet Shqipëria. Lord Lansdowne-i tha katër vjet më parë që Toskëria i bie Greqisë, etj. Ç’do komb i Ballkanit lakmon një copë të Shqipërisë dhe ka gjetur mpronjëtorë që i a kanë taksur.

Pika e tretë është: *Shqipëtarët muhamedanë do të xvishën dhe do të dbohen. *Për të vërtetuar këtê, shikoni Vranjën dhe Leskovacin. Kur i mori Sërbia këtô vise, i përmblodhi të gjithë muhamedanët dhe i dboj duke u mbajtur tërë ç’kishin. A protestoj Evropa? jo! Po ndofta bëhet ndryshe gjetkë? Jo, s’ bëhet ndryshe; se në mos ju grabitshin çiltas gjënë, do t’ju mundojnë aqë sa të shtrëngohëni t’a shisni që t’ikëni. Po ahere, do të ndodheni përpara një konspiracjes, e cila një tokë 1,000 lirash do t’ju forcojë t’a lini për 25 lira. Njoha një dipllomat i cili më tha që kur u-bë Bullgaria më vete, vate një Turk dhe i proponoj t’i shesë për dhjetë lira një shtëpi të bukur më disa ara. Tre vjet më parë, flisja më një zot, mik të math të Shqipërisë. Më tha;

“Ferid Pasha bleu një çiflik të ri afër Durësit.”

Thash’ unë:

“Do të vlejë shumë ky çiflik kur të ndahet vëndi nga Turqia.”

“A mê vërtet”, m’u-përgjigj miku, “thoni që Feridi do t’a humbasë fare, se do t’i a marin!"

A ka fjalë më të zonjën të ju bëjë të mejtoheni?

Pika e katërt është: *Osmanllinjtë nuk do t’iqasin n’Anadoll Shqipëtarët e dbuar. *Të ju thom sepse gjer më sot Turqia i ka pritur mirë muhaxhirët dhe u ka falur tokë; po politika e saj ish të bënte qëntra fanatikësh, që më anë të këtyreve të çponte të mbeturit në vende të zaptuara. Kuptoni udobisht që kur të kthehet n’Anadoll Turku, do t’i pritet fare shpresa nga viset e zaptuara, dhe do t’a lêjë politikën e zakonëshme të saj. Pastaj, Turku Shqipëtarët nuk i do as tanî që u ka nevojën; ahere do t’i dojë? ahere kur fajin e dbimit do t’u a hedhë Shqipëtarëve, se do të thotë këta i ngrenë qafirët duke i bezdisur me të këqijat e tyre. Hiqeni pra fare shpresën andej. Kur t’i vëni Turkut n’Anadoll, në vënt që të ju thotë "Hosh gjeldën ", do t’i thresë ushtërisë : "Vur bu qerata Arnautllari, mahv ollsun ibneler!”

Pika e pestë është: *Si munt t’i largoni këto të këqijat? *Unë ju thom: Në doni, kthehuni në feë të stërgjyshërve t’uaj, të cilët, si e bën "ispat" “tarihu”, ishin kaurë, gjaurë, qafirë, po u-bënë muslimanë nga “zullumi”. Këtë e dini edhè vetë, së edhè sot shihni për dita, në vilajet të Shkodrës, të krishterë që bëhen “turq”; Të kthyerit t’uaj në feë të vjetër do të sillte me një herë bashkimin e kombit. Po këtë e thom se bie fjala, e di që s’bëhet dhe s’duhet bërë. Mbetet islamismi. Mbajeni këtê besë, po duke larguar të ligën politikë që sjell, e cila është që i huaji nuk e ndan Turkun nga Shqipëtari musliman. Një shkronjëtor politik i njohur më thosh një ditë: “Evropa nuk do t’a kish dhënë Vranjën të Serbia dha Ulqinin te Mali i Zi, sikur të kish kuptuar që ka një komb shqipëtar të ndryshmë nga të Turkut. Po u-lajthit nga puna e besës”. Duhet pra këtë ndryshim t’a çfaqni:

1.) duke lënë të përdorurit e fjalës "turk" për “musliman” a “muhamedan”; dhe shihni sa të marë jini: Turku vetë ju thret “musliman”, ju nuk e përdorni këtë fjalë po thoni “turk”!

2.) t’ arrini pakë nga pakë të mos e njihni sheh-islamin, po të kini për punët e fesë një synod musliman, të quajtur “Arnautlluk mexhlis-i-’ulemâsi ", dhe kryetari t’emërohet u reis-ul-’ulemâ" ; 3.) ky synod të bëjë ca kanune fetare mê pas zakoneve të kombit t’onë; 4.) sa për bektashinjtë, të reformohen dhe t’organizohen mê mirë; të heqin dorë nga alkoolismi; të kenë një seminar për dervishët, ku të mësohen filosofia dha letrat me profesorë nga Gjermania. Teqetë kanë para sa të duash për këtë punë. (Medreset’ e Turqve këtej e tutje do të kenë edhè një mësonjës të frëngjishtes. Shihni sa poshtë kini rënë: edhè mollahët turq ju shkuan!).

Po të gjitha këto do të jenë më kot po të mos përhapni te populli mëndime njësie dhe vëllazërie me të krishterët. Për këtê dhe për të tjera do të flas më gjatë një tjatër herë.

Ju hapa zëmërën. Në u-pezmatofshi, s’kini arësye, se ju fola lirisht për të mirën t’uaj, ashtu si m’a pret mëndja. Në mos u-pezmatofshi, mejtohuni për këto që ju thom, së s’janë pralla.

Në vapor “Princesse Clementine" nga Dover-i n’Ostende. “Albania”, 1909, 21-24.

By Faik Konica