albaniana

Gj K Skenderbeu

Skanderbegu n’Europë t’atëhershme

Nji e vërtetë asht se, për sá mund të na marrë nestrasha, po mos t'ishte kenë Skandërbegu, jo vetëm Shqipënija do të kishte rá ndér thoj të Turkut nja disá vjet përpara, por, mos t’ishte kenë Skandërbegu me Shqipënin mbrapa e përbri, rruga e Hungaris kah zemra e Europës do t'…

Skanderbegu n’Europë t’atëhershme

Ideja e atëhershme e Europës

Europa e kohës së Skandërbeut asht a s'asht Europe? Të thomi se ishte porsá e lindun.

Përpara shekuilit të XV — shekullit të Skandërbegut — mirë a keq fjala ishte e njoftun edhè e përdorun në kuptim gjeografik por jo tjetër.

Në kohë të vjetër (kúr Europa ishte nji krahinë e vogël në breg «europjan» të ngushticavet détare të Konstanlinopullit), ideja e nji tanësis së Kontinentit t'inë, përfaqësohej në lamë politike prei Perandoris Romake, e në lamë kulturore prei traditës klasike grekoromake.

Gjatë Kohës së Mesme kjo tanësi kuptohej edhé emnohej si Kështenim (Politia e Krishtit në zonën Byzantine); Perandorija s'ishte veçse shprehja e organizata politike e Kështenimit.

Por ndër qindvjetat e mbrame (XII-XIV) dy fakte u vërtetuen pak ka pak: ringjallja e kulturës filosofike e letrare, ngjallja e «giuhet» (si queheshin atëherë) ose e komevet të ndryshme, të vëlernavet, të fuqivet e të drejtavet të tyne[1].

Shekulli XV pau përhapjen e bujshme të humanizmës e perforcimin ndër kome të ndryshme të kunoravet monarkike vendse hap mbas hapi.

Nuk ká dyshim se këto dy rryma grryen themelet e kështjellit të «Kështenimit». Njisija politike e Europës prendimore q'atëherë e mbrapa mbet anderr e ideal; njisija fétare prendimore shum s’ vonoi e u çá, e vetë Kisha Katholike kje shterngue me marrë tjetër giuhë e tjetër stil per me u ardhc asajë kulturc e lctcrsije humanistike të cillën Ajo muer me e mprojtë, por e cilla nuk ishte shërbëtore as besnike as e përvûjtë.

Mund të thomi se deri atëherë ishte kenë Kështenimi; q'atëherë fillote Europa pá diejtë e pá dashtë, ajo Europë qi endè sot nuk a bá, por nemose njifet e urohet.

Kundrejt asajë farë Europe ngrehej — edhè turrej — nji fuqi, jo vigane ende, duhet me thanë, pse hapësija e sajë mjeftë e madhe nuk ishte aq e popullueme sá ishte e gjanë, por titanike përkah hovi e guximi i rinis së vet, e sidomos e bashkueme top: sulltanija e ré Turke.

Europa e vjetër tjetër nuk lypte por afat për m'u njeshë për shtigjet e reja për të cillat lingote por për të cillat nuk ishte e pregatitun endè; Turkija gja të ré nuk kërkote, veç tjera krahina ku i me shfrý.

Fuqija ushtarake e dý palvet

Nuk kishte ague endè koha e shtetistikave; nji shfletim i plote i arkivavet prendimore (o ma mirë i tepricavet t’arkivavet prendimore qi sot janë ruejtë) nuk a ba, elè ma nji krahasim e nji bashkim i të dhanavet të tyne; arkivi i vjetër i Turkis deri sot mbahet i mbyllun; kronikat janë metodikisht në kundershtim: kû njena kronikë thotë pesëdhetëmijë kah ana e jonë, njiqindmijé kah ana tjetér, tjetra kronikë thotë anasjelltas njiqindmijé e pesëdhetëmijë. Mund të thohet veç, se, ndersá, po të dote sulltani, aj lëshote nji za, e nji ushtri të rregullté e kishte gadi e rreth saj grumbullohej si korbi prej katër anësh ushtrija e párregulltë, n'Europë, kushdò me i thirrë, vijshin po e jo prej shtetevet të ndryshme çeta kreshnikësh vullëndetmirë, togje profesjonistash të paguem simbas gjendjes financjare të sunduesit e do kallablek gjind të pá vaditun.

Tue keqyrë ma imtë, ushtarët e rregulltë turq ishin të mësuem me nji rregullë e me nji dishiplinë; edhè të párregulltit ishin, për nji pjesë të madhe, të vaditun tjera e tjera herë. Luftarët europjanë kreshnikë luftojshin me nji taktikë të vjetrueme, të paguemt ishin të msuem me nji skencë ushtrrake mbas së cillës synohej me ja mbërrijtë ma të madhit përfitim me ma të madhin kursim jete edhè armësh.

Së fundit, tue pasë, si u tha, Turku përherë sulmin e përandej nisjativen, aj e dijte se ku dote me msŷ, por Europa nuk dijte se kû me e pritë o kû me vrapue për t’i ba ballë gjatë kufinit.

Balli i luftës

Edhè ky kufì o ballë lufte ishte teper i gjatë.

Tue e matë si e matshin Papët — qi synojshin ma fort kundërshtimin fétar se sà dallimet politike — mbate ç’prei grykës së Tunës në Dét të Zi e deri n’Atlantik kù përballoheshin Maroku me Portogalin, nja 8.000 kilometra.

Gjysës i u kërcnote Turku për tokë e për dét; gjysën e gjysës e sulmote për tokë.

Në nji ballë të till, duhej do e mos me zgiedhë pikat kryesore, tue mos pasë fuqi të mjeftueshme per t’i shpërdà gjithkund sogje në çdo va.

E me ç’masë me matë randësin e çdo pikës?

Tue këqyrë fuqit europjane qi e ruejshin, do të thomi se kishte ma randësi në pikpamje strategjike mprojtse ajo fuqi qi kishte nji ballë ma të haptë, sidomos në përpjestim me ushtrit e veta jo aq të forta.

Gjithashtù aj balli qi i paraqitte Turkut kalim ma lét, si p. sh. nji fushë të haptë me rrugë të mirë.

Tue marrë para sysh fuqin e Turkut edhè guximin e tij edhè nji kalim i vshtir pse i mprojtun prej natyre a prej kundërshtarit, mund të këqyrej si pikë me randësi, kúr t’ishte e vetmja ose ma e shkurta rrugë për qellimin e tij, ose edhè rruga e zakonshme.

Deti, gjatë kohës së Skandërbegut nuk ishte, mund të thomi, rrugë per Turq kah Europa; fuqi detare për të sulmue fuqit detare europjane nuk po kishte, as për të bajtë nji fuqi zhbarkimi me gjith hallatin e sajë.

Prandej fushatat turke kah Stambolla e kah brigjet e ishujt e Egjeut, sikùrse kah viset e Ballkanit mund të ja mbrrìjshin atij qellimi pjesnik, por do të ndaleshin aty; kjo, per kah Europa tjetër (pose damit t’atyne vendevet e të sedrës së Kështenimit) nuk ishte rrebesh, por veç për tregtin e sajë.

Rruga toksore ma e shkurta e ma e lëmueta kundra Europës ajo qi Turku njifte e rrihte ç'me kohë, ishte ajo e fushës hungare. Bjerrë Perandorija Byzantine per faj të dasës së Kështenimit, e me te hapë kalimi prej Azije kah Europa, ajo rrugë do të mprohej.

Nji strategji mprojtse largpáse, megjithkëte, nuk do të pritte me i ba ballë Turkut në zemer as në derë të Hungaris por do t’i dilte para, tue ja pré rrugën të mos guxote as mos të mujtte m’u afrue. Për ate do të hijshin në punë Bullgarija, Serbija e Boshnja. Porsè Bullgarija s’ishte ma gjà; Serbija, shtrue nji herë në Kosovë, dalë në vedi teksá kúr u thye Bajazeti I prej Timurlenkut, shtrue mandej rishtas, s mund t’ipte besë se i dilte asaj gjendjeje vasaliteti kù ishte shterngue nen Turq; njinji do të thohet pér Boshnjë, e cilla, ma zi, kishte në gjit të vet trathtarë qi e ligshtojshin.

Per fat të mirë t’Europës njaq sà per fat të keq të vetin, bri rrugës së Turkut gjindej Shqipnija. As Turku s mujtte me mbyllë svt tue mendue se kjo ishte atý për t'i pré rrugën e sulmit, të nozullimevet, edhè të nji të zmbrapunit, as nuk mujtte Shqipënija me pritë kùr t’i tekej Turkut me hjekë qafet atë farë kërcnimi.

Reakcjoni i Europës

Europa, si vûm oroe, kishte tjera telashe, edhè tjera mendime. Por nji perfaqsues e kishte, Papnin, e cilla, herë ma pak, herë ma tepër, si mendja, zemra e fuqija e çdo papës, mirë e keq, me fat o pa fat, s ju dà detyrës, tue nxitë shtetet e ndryshme, të largtat e t’afertat, edhè privatët, me ba ball; edhè vetë, fuqi paqtuese tue kenë prej natyre, tue u zmbrapun tjerët, nuk e là pá rà në fushë të luftimit, e pà u harxhue shum ma tepër se mendohet e shum ma tepër se nuk e lejshin as ndimat e mbledhuna as financat e saja.

Kerkimet e bame prej Qandres Nderkomtare të Palermës mbi periudhën e Kalistit III, e ato qi janë tue u ba prep përmbi te edhè përmbi Papët tjerë të kohës, e diftojnë edhè e provojnë pà faré dyshimi.

Sà për fuqit tjera, per luftë kundra Turkut, ndima finanejare pothue asnjena nuk dha, posé shka, pak a shum, me të mirë a me të keq, patën mirësinë me lanë t’ipshin nështetasit e tyne. Deri sot na del se vetëm Venediku si shtet dha pare të veta.

Në luftë nuk hinë, por veç shtetet e interesueme pse të vendosuna në ballë të luftës, Perandorija Bizantine, Shtetet e vogla të Greqis Gjenova e zotnit e sajë të Lindjes, Hungarija, Serbija, Shqipnija, Boshnja, Venediku. Të gjitha, edhè vetë Hungarija, për periudha të prème pose Shqipnis së Skandërbegut qi luftoi gadi pa da gjith periudhën e gjatë të Fatosit, e deri në 1479.

Por ndoshta nuk do folë gjith aq për shtete as për kome, kur flitet për nisjativë lufte, sa për prisa: kúr e kû u gjetën prisa te zott e trima — sikúrsè imtë e vûni oroe bashkpuntori i im Papasi Injac Parrinoja — atý lufta u ba, veç ne mos paçin vû pengesa dasat e permbrendshme josè zilit e shokvet. Kështû u pán nji Konstantin, ma i mbràmi peranduer i Konstantinopullit, kështû nji Gjon Hunyadi e djali i ti mbret Mati Kurbini në Hungari, kështû në Shqipëni nji Arjanit, nji Zeneviz e dy Kastriotajt, e bri tyne personalisht papët sikúr Nikolla, Kalisti e Piu e nierz kryqi si Kapistrani, Cesarmi e Carvajal.

Emnin e Alfonsit të Napullit s mund e xamë në ketë radhe, pse gja s bani personalisht, as me pare të veta, veç me nji pjesë të vogël të ndimavet qi i falte Kisha; as s kemi ndonji emen venedikas (veç rendit së dytë, si Anton Loredani projsi i Shkodrës), pse regjimi i barasis së Republikës prisa nuk durote; le se as në luftë s kishte si bijte, veç në rasë të pá derman, tue pasë burimet o rrugët e jetesës së vet të shumten në dhè të Turkut, edhè gjith tokët e veta të Lindjes përherë në rrezik pushtimi turk, pá shum mundsi mproje prei së largu.

Vendi qi xûni Skandërbegu

Kundrejt ballit hungár, balli i Skandërbegut ishte si ma i shkurtë (nemose tue njehë se kufini hungár shtrihej giatë gjith Tunës çprei Beogradit e deri në Dét të Zi), ashtû edhè jo drejt për drejtë në vijë të sulmit kah Europa, por i shmangun anas.

Politikisht, mbas mendësis së kohës, nuk mund të vehej krahas me mbretnin e shkelqyeshme të Hungaris, as me ate, ma të vogël, por mbretni, të Boshnjës, nji Kastriot, zotni i vogel, vasai i Venedikut e i Napullit: «Madhnit e tyne» me «Bujarin e ti zotni Skanderbegu».

Por nji vend ja krijoi vedit — edhè Shqipnis — së parit me fitoret e veta e me qindresë të patremun e të pálodhun në luftë.

Ma vonë vendin ja lëshoi Hunyadi tue dekë. Qatëherë e mbrapa «athleta Christi» mbet vetëm e vetëm Skanderbegu.

Shpejt e kuptoi edhè kreshniku spanjol papa Kalisti III, qi muej për muej, të thuesh, e përpjekje mbas përpjekjeje të deshtueme për kryqatë, shkoi tue i dhanë Skandërbegut randësi per herë ma të madhe e, së fundi, të vetme: Hungarija Turkut ma s'i bate ballë, jitte Skanderbegu me ja therë brijt.

Kalisti ishte kenë burrë trim e tjetër s po mendote veç kryqatën; porse strateg i madh nuk kje; largshikim diftoi vertè me ndërmarrjen e flotës n Egjé (e cilla veç as nuk kje shpikje e ti), porsi diversiv të menduem mjeftë mire, por praktikisht ma pak të dobishëm se sá i kushtueshëm; sá për tjerat vendime, ja caktuen atŷ per atŷ rrethanat e reja e nisjativa e Turkut.

Ma kadalë duhet thanë, e muer punën Piu II, me gjithe qi jo me zemër ma të ftoftë, e me nji shestim të gjanë e largshikiues; n'ate, zemer fuqija peshtetse kje ajo e Venedikut; fuqija dérmuese si edhè vendi kryesuer në balle e sulmim e xete Skandërbegu, me mjetet qi i u dhanë si mbas nevojës së llogaritun. Të gjitha këto asht tue i provue me dokumenta të mire e të shtjelluem si duhet prep Papas Parrinoja.

Mjerisht Piu II diq tue u nisë me ani per kryqatë, e shestimi i ti ngeli atý. Pali i II e muer punen dalkadalë, si venedikas qi ishte; paret Skandërbegut nuk ja kursei sikursè thonë njipalë; Skanderbegu, hera herë edhè tue u zemrue, si luftár qi ishte, me kadalin e priftënvet, por luftën nuk e preu; deka veç i erdh perpara ushtris ndimse të premtueme.

Skandërbegu e Europa

Lajmet e ngadhnjimevet prei vetë Skandërbegut e miqt e tij u përhapshin në gjith Europën, edhè ishin të pshtetuna prei lavdevet të Papvet, të cillët nuk i përdorshin, sikúrsè desht me thanë dikush, për të mbledhë pare per vedi, por për të nxitë Europën me harxhue për mprojtjen e përbashktë, e me luftue nji anmik, i cilli Skandërbegu diftote se nuk ishte i páthyeshëm.

Ato lavde i dhanë Kastriotit, në sý të botës, namin e mprojtsit t’Europës.

Por a ishte nji e vërtetë në veprim, a por vetëm nji thanë e nji hamènde?

Nji e vërtetë asht se, për sá mund të na marrë nestrasha, po mos t'ishte kenë Skandërbegu, jo vetëm Shqipënija do të kishte rá ndér thoj të Turkut nja disá vjet përpara, por, mos t’ishte kenë Skandërbegu me Shqipënin mbrapa e përbri, rruga e Hungaris kah zemra e Europës do t' ishte çilë qyshë atëherë, e rruga Vlonë-Otranto kah Italija ndoshta do të çilej shum para dekës së Mehmetit II, e zaptimi i Otrantit nuk do të kishte mbetë me kaq.

Por prep, po pëvesim, këto rrjedhime a i synote vetë Skandërbegu, apor rrodhën vetëvetiu pá mendue Skandërbegu veç me mbajtë Shqipënin?

Dy fakte na diftojnë kjartas se Skandërbegu nuk e ngushtote menden e veprën e vet mbrenda interesés — sádó shèjte — t'atdheut të vogël të vetit.

I pari àsht fushata e tij per mprojtje të Ferdinandit të birit t’Alfonsit të Napullit, e, me kaq, për pajtimin e Italis n'interes të mprojtjes s'Europës. I dyti, fushata e Fatosit shqiptar në More, për pshtim t'atyne kryengritasve kundra Turkut, edhè, me ketë diversiv, të Hungaris qi sulmohej e s kishte qindresë. Pér të dyja, për randsin e për qellimet e tyne mbrenda planevet të përbashkta të Skandërbcgut e të Papvet, kà gadi dokumentim e studim prep Papas Parrinoja.

Këto janë fakte.

Por ç'farë mendesije europjane kishte Skandërbegu? Me e pëvetë do t’ishte njisoji si me pëvetë ç'farë mendesije fétare kishte; pse aso kohnash, tue lanë mb anesh do dijetarë rryme së ré e do princa si i përshkruen Makjaveli, për kedó «Europë e Kështenim», sikúrsè «fé e nacjon», ishte njinji.

Skandërbegu dijtas e dashtas ishte ba prep i keshtëne, Zotin Kishën, Klerin, i nderote; nevojvet, edhe prirjevet fetare të popullit u vijte; fés i mbate besën; sá për tjetër, nuk ìshle theolog, veç kryete detyren e vet. . ..

Gjithashtû, tue lypë ndimën e Europës, dijte mirëfilli me qite arësyen se aj luftote për mbarë Kështenimin; e se nuk ishte vetern shkajk i qitun, e diftojshin veprat, si e thám. S do te lypim qi te na kétë lanë nji traktat për europeizëm, as qi të përmendte Europen nder fjalimet qi u mbate ushtarvet të vet (në paçim vërtè nji fjalim qi të jétë i tij e jo i trilluem prei letrarësh); atyne mjeftote me u përmendë grát e fëmijt e shpijat e kishnat e tyne per t u mprojtë.

Punët i diejte; mbas atyne veprote pá shum fjalë; stërhollimet na i lete neve.

Europa e Skandërbegu

Edhè Europa atëherë e kuptoi.

Mjeftë me përmendë të përhapunit qi patën gjith jetëshkrimet e tija të shumta, e jo vetëm atëherë.

Edhè mbrapa vazhduen vepra disi historike, letrare, deri muzikore, qi fëtyrën e Skandërbegut ja paraqitshin — si po shpresoj, do t’a provojë gjanas miku i ynë Prof. Angelo Tamborra — çdo komit europjan qi rrezigote lirin e fén e vetë per t'i dhimë zemer e qindresë.

Mjefton me i hjedhë nji shikim kësajë mostre ikonografike e bibliografike, qi pregatiti këtû me aq mjeshtri Atë Vinçenc Malaj e qi ju desht me zgiedhë mbrenda nja sásije shum ma të madhe qi mblodh Instituti i Studimevet Shqiptare të Romës, e asajë edhè ma të madhe qi asht e shperdáme anë e kand neper Europe. Asht për t’u besue se, tue i njehë të gjitha, kapen në njimijë.

Asnji nieri i madh politike ase lufte i asajë kohe e ndoshta i shum kohve tjera, nuk e ká kujtue e naltsue Europa me kaq shum vepra historije a arti.

Mirë se Shqipnin e Skanderbegut, të ráme në robni, Europa e harroi, si mos t’ishte nji me Skandërbegun. Por kúr u çue zani profetik i Hieronim De Radës për t’a këndue të páfatin Skandërbeg, me emen të Kastriotit edhè ai i Shqipnis gjet përsëri bindjen e sympathin e Europës.

Sot, mbas zanit të Papës Palit VI, edhè nji herë gjith Europa Skandërbegun e kujton; në klimë ekumenike të soçme Europa ká pse njef — nepër hije të Skandërbegut — edhè vëlerën e Europës Lindore.

(...)

*(1968) Atë Zef Valentini (1900-1979)

Një jetë e tërë në shërbim të popullit shqiptar. Veprimtaria e misionarëve etërve jezuitë në Shqipëri e ndër shqiptarë u përqendrua kryesisht në dy fusha: apostullimin ungjillor e kultivimin e kulturës. Në këto dy fusha ata shkrinë pa kursim të gjitha energjitë e tyre shpirtërore, intelektuale, morale, duke lënë pas gjurmë të pashlyeshme. Ndërmjet tyre, i paharrueshmi Atë Zef Valentini, njeriu me jetë të lodhshme, jezuiti të cilit iu deshën shumë mund, djersë e shqetësime, për të lënë pas vëllime e vëllime të tëra për historinë e Shqipërisë e shqiptarëve.Jezuiti Atë Zef Valentini lindi në Padovë më 1 korrik 1900, por jetoi më shumë në Shkodër, ku njohu virtytet racore, vlerat intelektuale e shpirtin patriotik të popullit shqiptar. Këndej, krijoi një lidhje të fortë e të sinqertë shpirtërore, e cila ia ushqeu e ia mbajti gjallë dëshirën fisnike që të punonte për vendin e misionit. Edhe kur u largua nga Shqipëria, s’pushoi së lypuri ndihma e s’u zhyturi ndër arkiva, në kërkim të dokumenteve të reja për historinë e vendit, i cili e konsideronte të padëshirueshëm. Mbeti jashtë tij, por duke jetuar e duke punuar përherë në një mjedis shqiptar. Ndër miqtë e bashkëpunëtorët e tij po përmendim Ernest Koliqin, Karl Gurakuqin, Martin Camajn..., me të cilët dha kontributin e vet të vlerësuem e të vlerësueshëm për dobinë e kulturës shqiptare.I konsideruar si armik nga regjimi komunist, i akuzuar si spiun i Vatikanit, i sulmuar me armën e tmerrshme të harresës, Atë Valentini vijon të mbetet një nga figurat më të shquara në kulturën shqiptare.E gjatë, lista e veprave që shkroi, duke nisur nga ‘Kolegja Saveriane ndër 50 vjetët e para”: ‘Biografi e Garcia Morenos”; përkthimi i ‘Polieucte’ të Kornejt e ‘ Sauli’ të Alfierit; “Studim mbi hakmarrjen historike të shqiptarëve’; ‘Kronologji mbi historinë e Shqipërisë nga viti 313 e deri në shekullin XIII; ‘E drejta e komunitetit në traditën juridike shqiptare”(1956), “Ligji i maleve shqiptare 1880-1932”(1969); “E drejta juridike shqiptare”; “Akte shqiptaro-veneciane të shekujve XIV-XV”; Revista “Letture” (Themeluar prej tij në vitin 1946 në Itali); “Shkodra dhe poeti i saj” (Kushtuar Ernest Koliqit); ‘Fishta’ (studim për Gjergj Fishtën) etj, etj. Kujtojmë se vetëm në revistën ‘Shêjzat” botoi mbi njëqind artikuj e studime, që prekin të gjitha fushat e kulturës.Atë Zef Valentini nuk ishte shqiptar, por ndjehej shqiptar; e fliste dhe e shkruante shqipen më mirë se një shqiptar dhe bëri për kulturën shqiptare, atë që pak shqiptarë e kanë bërë. Për kontributin e madh që dha si njeri kulture e si bari shpirtrash në Shqipëri, e kujtojmë sot me nderim të thellë, duke cituar fjalët që tha për të Papa Pali VI më 25 prill 1968, me rastin e festimit të 500-vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, në Romë: “Shqiptarë, duenie At Valentinin, se Ai ju dashunon me zemër. Çmonie se Ai punon pa prâ, për t’ia ba të njohun botës vlerat shpirtnore e artistike tueja. Ai asht i jueji, pse ia ka kushtue çashtjes suej menden e zemrën e vet”.*

By Zef Valentini