albaniana

Artikuj

Tituj librash rreth Kanunit Shqiptar

Nga botimet në gjuhën shqipe grumbullova mbi 39 libra me mbi 9000 faqe ku flitej për doket, të drejtën zakonore shqiptare dhe për kanunin.

Si njëri nga kontribuesit në grupin e pajtimit të gjaqeve dhe ngatërresave prej më shumë se tridhjetë vjetësh, më është dashur

të merrem seriozisht me të drejtën zakonore dhe posaçërisht me kanunin e quajtur të Lek Dukagjinit.

Nuk ndjehem mirë kur shikoj nëpër televizione programe me opinionista për të folur mbi kanunin dhe gjakmarrjen, me njerëz

të quajtur gazetarë dhe opinionistë, që nuk kanë asnjë njohuri se kur ka filluar të veprojë kjo e drejtë zakonore, pse është krijuar,

si ka mundur të mbijetojë për qindra vjet në kombin tonë, si ka vepruar në zona të ndryshme, por e shajnë pa pushim pa sjellur

asnjë provë të gabimeve të tij.

I nxitur nga ky mllef që më është krijuar nga këta të quajtur studiues dhe opinionistë, që për fat të keq ja kanë arritur të

krijojnë vërtetë një opinion të rrejshëm në masat popullore për këtë vepër madhore të krijuar nga populli jonë ndër shekuj dhe që

ka zgjuar vemendjen dhe interesimin e studjuesve në mbarë botën për studimin e vlerave të tij, vendosa që të shkruaj edhe unë diçka

nga eksperienca ime për këtë vepër madhore.

Në intervista televizive kam dhënë disa të dhëna dhe mendime të mijat për kanunin. Shumë shikues më kanë shkruar dhe marrë në telefon duke më këshilluar që ato mendime që jap në intervista t’i shkruaj në ndonjë libër.

Më në fund, vendosa të shkruaj edhe unë diçka por para se të shkruaj, sipas parimeve të mija, duhet me lexue ato që kanë

shkruar më parë të tjerët dhe mos me kopjue as mos me përsëritë ato që kanë thënë dhe shkruar të tjerët.

Nga botimet në gjuhën shqipe grumbullova mbi 39 libra me mbi 9000 faqe ku flitej për doket, të drejtën zakonore shqiptare

dhe për kanunin.

Në internet ishin të publikuara mijëra faqe në gjuhën shqipe dhe në gjuhë të ndryshme, si referate, përkthime, studime, tema

diplome dhe tema doktoraturash, kryesisht në gjuhën italjane por edhe në gjuhë të tjera. Në këto punime vihet re se ka përsëritje

të atyre që janë shkruar më parë dhe nuk po i akuzoj edhe për plagjiaturë ose vjedhje mendimesh, këtë pikë e lë që ta verifikoni

vetë. Nëse fusim në llogari edhe punimet nga interneti, atëherë rezulton që mbi këtë temë janë shkruar dhe publikuar më parë më

shumë se tridhjetmijë faqe dhe para se të ndërmarrësh nismën për të shkruar diçka, duhet të mendohesh mirë.

Në respekt të punës dhe mundit të atyre që kanë shkruar mbi këtë temë, po radhiti më poshtë titujt e librave që kam mundur

të grumbulloj dhe do të përmendi edhe një numër të vogël të punimeve mbi këtë temë në formën e artikujve dhe referateve që

mua më kanë lënë më shumë mbresa për seriozitetin e trajtimit të temave të diskutuara në to.

  1. Statutet e Shkodrës, Universiteti “Wisdom”, Tiranë 2010

  2. Statutet e Drishtit, OMBRA GVG, Tiranë, 2009

  3. Shtjefën Gjeçovi, Kanuni i Leke Dukagjinit, Albinform, Tiranë, 1993

  4. Frano Ilia, Kanuni i Skanderbegut, Shkodër 1993

  5. Ismet Elezi, E Drejta Zakonore Penale e Shqiptareve, shtepia botuese “8 Nentori, Tiranë 1983

  6. Akademia e Shkencave e RPSSH, E Drejta Zakonore Shqiptare “1”, Tiranë, 1989

  7. Margaret Hasluck, Kanuni Shqiptar (Ligji i Pashkruar Shqiptar), Lisitan, Tiranë, 2005

  8. Ismet Elezi, Kanuni i Labërisë, Toena, Tiranë, 2006

  9. Ismet Elezi, Kanuni i Labërisë, botimet Kumi, Tiranë 2023

  10. Haxhi Goci, Kanuni i Bendës, OMBRA GVG, Tiranë, 2010

  11. Ю. В. Иванова, Памятники Обычного Права Албанцев Османского Времени, Москва, “НАУКА”, Издательская фирма “Восточна литература”, 1994( Julia V. Ivanova, E Drejta Zakonore e Shqiptarëve nën Perandorinë Osmane, Moskë 1994),

  12. Xhemal Meçi, Kanuni i Lekë Dukagjinit në varjantin e Mirditës, GEER, Tiranë, 2002

  13. Xhemal Meçi, Kanuni i Lekë Dukagjinit varianti i Pukës, Fiorentina, Shkodër, 2019

  14. Shefqet Hoxha, E drejta Dokesore në Lumë (Kanuni i Lumës), Tiranë, 2013

  15. Xhafer Martini, Pajtimi në Traditën Popullore, Jehona, Tiranë, 2001 16. Xhafer Martini, Kanuni i Dibrës Trashëgimi Etnojuridike, Botimet M&B, Tiranë, 2016

  16. At Zef Valentini, Ligji i Maleve Shqiptare, Plejad, Tiranë, 2007

  17. At Zef Valentini, Studime dhe Tekste Juridike, Plejad, Tiranë, 2009

  18. Sabri Quku, Kanuni i Lekë Dukagjinit në profilin juridik Muzeu Historik Shkodër, 1997

  19. Ndue Dedaj, Kanuni mes Kuptimit dhe Keqkuptimit, Mirgeralb, Tiranë, 2010

  20. Xhyher Cani, Kërkime mbi Kanunin e Skendërbeut, Camaj-Pipa, Shkodër, 2000

  21. Pal Doçi, Vetëqeverisja e Mirditës, Shtëpia Botuese Enciklopedike, Tiranë 1996

  22. Pal Doçi, “Për Kanunin”, shtëpia botuese “Geer” 2003, pa vend botimi.

  23. Abdyl Hoxha, Rexhep Maksutaj, E drejta Zakonore Shqiptare (Trashëgimi Kulturore-Juridike, Faik Konica, Prishtinë, 2017

  24. Zef Benusi, Përmbledhje Sistematike e Zakoneve Juridike të Vjetra Shqiptare, Shkodër, 2002

  25. Mark Krasniqi, Besa në Traditën Shqiptare, Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Prishtinë, 2011

  26. Besim Muhadri, Shtjefën Gjeçovi dhe Kanuni i Lekë Dukagjinit, Gjakovë, 2020

  27. Kazuhiko Yamamoto, Struktura Etike e të Drejtës Zakonore Shqiptare, Tiranë, 2015

  28. At Shtjefën Gjeçovi Shkencëtar dhe Atdhetar, PrizrenZym, 2020 30. Rezana Konomi (Perolla), Rendi Etnojuridik nga Statutet tek Kanunet, Tiranë, 2013

  29. Hyacinthe Hecquard, Historia dhe Përshkrimi i Shqipërisë së Epërme ose i Gegërisë, Plejad, Tiranë, 2008

  30. Johan Georg Von Hahn, Studime Shqiptare, Tiranë, pa vit botimi

  31. Mariano San Nicolo, Administrimi Austro-Hungarez i Shqipërisë 1916-1918, Tiranë, 2018

  32. Ali Galip, Histori Rreth Shqipërisë dhe Shqiptarëve, ALSAR, Tiranë, 2023.

  33. Anton Nikë Berisha, “Kanuni – Dëshmi e Qenësishme e Ligjësive të Lashta të Jetesës së Njeriut Tonë”, Shkup, 2023.

  34. Dr. Ludvig Von Thalloczy “ILLYRISCH - ALBANISCHE FORSCHUNGEN”, Munchen und Leipzig, 1916

  35. Dr. Syrja Pupovci, Marrëdhënjet Juridike Civile në Kanunin e Lekë Dukagjinit, Prishtinë 1971

  36. Francesco Tajani, “LE ISTORIE ALBANESI”, Salerno.

  37. Shaban Gjuraj, E drejta zakonore ne Çermenikë, Kanuni i Mustë Ballgjinit.

Besoj se do arrij të sjell një kontribut modest për studiuesit në këtë fushë.

By Mark PALNIKAJ