Lumo SKENDO
(“Diturija”, nr. 12, 1927)
Fjalori i voglë që na ka ruajturë trimi Sulot përfytyron, jo vetëm një importencë gjuhësore për të folët e Çamërisë, po edhe një interes psikologjik nga disa mësime që dalin sijsh, mësime të dhënë prej mbledhje dhe kombinimit të fjalëvet, të mënyrësë me të cilën jipetë kuptimi i frazavet. Vetë këto fraza, thotë njeriu se, kanë dalë prej një farë dhe metodë ndjenje, një mendimi të pshehtë, që manifestohetë befas, i lindurë prej individualitetit të luftarit, ose, më mir’ akoma, prej shpirti së një race.
Na këtu, faqe 27, fjala greqishte agon që dotë thotë luftë, luftim, përpiekje; është përkthyerë me kuptimin punë, sikur të punuarët është më e madheja luftë dhe luftim për shqipëtarin, reziku që duhet t’i ndruhemi, kanosja e mvarurë mbi kryet tënë.
Tehni timion (faqe 31) zanat nderuarë, një kaptinë e tërë munt të shkruhetë për këtë frazë, zanat, punë me dorë, që e çnderon njerinë, që e ul, e poshtëron në syt e botësë, si edhe çdo punë, si çdo send që s’është ndënjtje, shtrihje, prëhje, ose tundje dhe shkundje. Edhe, që të zbutim pakë iden e mjerimit dhe të turpit që sìell me vetëhe të punuarët, kemi pasurë nevojë të shtojmë „nderuarë“ si një ngushëllim të dobët.
Akue, grika, turke (f. 32,) ngjëkoju, kuputo, Turk! I trashë, kokëtrashë, halldup, a s’kanë qënë sinonimë për të rëfyerë përfaqesonjësin e racësë anadollake, atë që kupëton rëndë ?
Gajdharos dhio fores (f. 32), gomar dy herë. Padyshim, ky epitet kaq’ i butë nukë drejtohetë në kafshën e urtë që na shërben aqë besnikërisht, pa u-ankuarë kurrë.
Filiargjiria (f. 33) që dëften neqesërinë, kursimin dhe dashurin e madhe të ergjëndit, të paravet, është përkthyerë me fjalën grususllëk për të stigmatizuarë vesin e neqesit si burrimin e çdo prapësije.
Varvaros (f. 35) kokëtrashë. Nukë munt të gjendetë përkthim mefaforik më i bukurë: të hollo-i mëndjenë dhe ndjenjatë njeriut që të bëhetë dhe i qytétëruarë.
Pié krasi kallo (f. 36) pi verë të mirë. Vera e mirë mungon, a po kur të jet’ e mirë njeriu munt të pijë sa të dojë, pa no një ndrojtje, lumtëri që vetëm perënditë munt ta shijojnë.
Voli megallon (f. 37) plum i madh. Sa të jet’ e mundurë më i math, mbase dhe binjakë, të lidhurë me tel, që të mos dalë dot i gjallë armiku, preokupim i çdo dite, i çdo ore.
Dhimios, ehthros (tër atje; xhelat, hasm. Afërim i tmerrshmë: armiku eshtë pa mëshirë, smiri i tij vete gjer sa të më rjepë lëkurën.
Vuci megallo (f. 38) but i madh. Ëndrë, poezi, buteja plot verë, mbushurë me vaj, pasuri e shtëpisë, rrojtja e siguruarë. Është një pamje, një mirazh, një serab, e një tjatrë farë beduini, banuës i një vëndi, i një mali jo pëllor. Po, dëshirë e pa eksprimuarë, e ndjerë dhe më fort akoma, në theksë të zërit dhe në psherëtimën e hollë, është shpresa që kjo bute, më e madhe se ajo e kështiellës së Heidelbergut, të mbushetë vetë vetiu, mrekullisht, dhe jo një herë si shoqe e saj në atë breg, buzë Neckarit, po kurdoherë, në qoft’ e mundurë prej ëngjëjvet, si rié kuzinë të Murillo-jt, pa u-lodhurë ne, pa marrë as më të pakëtin mundira. Lumtëri e vërtetë, kaqë vështirë për të realizuarë.
Parthenos (faqe 41); fjalën që përdor Markua për të dhënë kupëtimin shqip s’pata kuxuarë tà jap në editët t’ime, as edhe këtu do të munt ta shkronj Fjal’ e ashprë, më realiste dhe „barbare” se një ekspresi latine, pa hollësi ndjenje dhe gjuhe, pa respekt për kriesën e butë dhe të kandshme që me aqë dashuti e quajmë vajzë, grua.
Simvuli timion (faqe 48) simvuleps me nder, sikur ka pasurë nevojë të caktojë se këshilla që jep s’ është për të keqe, për një shpagë ose nakar, për të shkretuarë një shtëpi ose shdukjen e një njeriu; po, përjashtim i rallë, një këshill’ e mirë, e ndershme. Leksikografi s’ka kuxuare të shtojë dhe e dobishme, si i ndaluare mbase prej ndërgjegjëjes’ së tij.
Evharistume (f. 48) bereqavre. Ekspresi tyrke që do të thotë, kur më jep një dhuratë, para ose çdo gjë tjatrë, Zoti ta shtoftë, të dhëntë bereqet. Formulë lëndore, sikur falënderimi dhe mirënjohja nukë munt të jenë veç se për sende që zihenë me dore, që kanë një vieftë monetare, sikur s’venë dot ne gjërratë morale, ne një e mirë që s’e prek gishti, që nukë tingëllon në kuletët.
Korfuz hora (f. 50) Korfuz kasaba. Se jasht’ atij s’ka veç se katunde, pa një aparencë qytetërimi, pa një zbukurim edilërije, pa një aktivitet tregëtar. Tekdo marasma, frika e jetësë, shpata e tiranisë; vetëm atje, në atë çip nisije ku ka shkuarë Veneciani, Francësi, Englezi, vetëm atje ëmblësi e një begatije, lumtëri e një sigurije, shija e një butesi jete që e bën njerinë t’i pëlqejë të rrojturit, të mos e shohë këtë botë si një skëterrë duke priturë vdekjenë.
Qira timia (faqe 52) zonjë timisurë. Ky kujdes për lë vënë pranë fjalësë „zonjë“ mbiemrin „timisurë“ e nderuarë, a nukë ju jep mentime të pikëllashmë, i dashur këndonjës, sikur idé e një gruaje naturisht duhet’ të jetë ndarë prej respektit, prej nderimit? A po është një shënjë galantërije së hollë të një njeriu me ndjenja të lëmuara, për të cilin shoqeja, bashkudhëtareja e jetësë, mbretëresha e shtëpisë dhe mëma e fëmijësë nukë munt të jeté' veç se e nderuarë ? më pëlqen kjo hipotez’ e dytë, ky besim se gruaja me njomësin e ndjenjavet, me dashurinë që ka në zëmrë, me tërhekjenë fizike të bukurisë, është një element qytetëronjës dhe zbutës, një objekt kulti, e respektuarë dhe e nderuarë.
Nukë më pëlqen, as dua të siell në mëndje, që krijesa e mëshirëshme dhe delikate, dora e adhurushme e së cilës është bërë për të shëruarë plagët tona, të jetë një viktim, një martir në duart e më të fortit, një „femrë“ e tiranizuarë, e mirë si kafshë ngarkese, si një shërbëtore, si një plaçkë që, duke folurë prej saj, duhet të themi më parë. “me nder Z sate“.
Të kërkonj ndjesë, e dashurë këndonjëse, prej këti paraleli, dhe të ftonj të mejtohesh, të meditosh.
Soldhia, is to heri (f. 54) asprë ndë dorë. Peshin, tani, jo premtim, jo me të priturë; sot dhe jo nesrë. Mosbesim a po mosdurim? më teprë kjo e dytë. Gjithë misteri atje është mbledhurë: pazotësi për durim, të mos punojmë dot për të nesrëmen, një materializmë dhe indiferencë që e kanë dhe negrët e Afrikësë. As mejtohem, as edhe dua të punonj për motin që vjen, ca më pak’ akoma për njëzet vjet më tutje. Dua sot, ose më mir’ akoma dua dije, që tani, në orët që flas të kems, dhe të mos kem më brengë.
Dhuli jineka (f. 67) hizmeqare grua. Një idé që, mjerisht, plotëson dhe ilustron frazën e mësiprëme „zonjë timisurë” dhe mbi të cilën, refuzojmë të bëjmë çdo koment, se mos biem akoma në gjykime të hidhurë, se mos provohetë që „gruaja padyshim nukë munt të jetë veç, se hizmeqare".
Alevri aspro (f. 67) miell te bardhë. Ëndrë e kotë, padyshim, se, në ciiën mullî të bluajë, me çë mjeshtëri, me çë durim tà sitnjë?
Thiridha ohi (f. 69) penxhere jo. E ç’e do? Për shëndet? çë rëndësi ka: çë vleftë munt të ketë jeta e njeriut? Rri pra në t’errët, pa dritë, pa diell, pa erë, brënda në pluhur e në tym.
Tiri kallo (faqe 71) djathë i mirë. Do me thënë jo baxho, pa gjalpë dhe pesëdhjet për qint kripë, po një gjë e shijshme, e butë dhe njerëzore për qiellëzën, të munt të hedhë pakë pëlqim në jetën e ashprë.
Kapa plirono (f. 74) gunë paguaj. Që është pra prona ime legjitime, as e vjedhurë, as e rrëmbyerë, e marrë me djersën t’ime, me prodhimin legal të punimit t’im, gjë, padyshim, jo fare naturale.
Apothiqi (tër atje) oda e stolisurë. Gjëja, plaçka tregëtare, sendetë që munt të shitenë dhe të kthehenë në ergjënt, në para, malli, me një fjalë, qënkanë e vetëmja stoli e një shtëpije. Odat e tjera, atje ku rrimë, ku shkojmë jetën, s’paskan’nevojë të jenë të bukura si dyqani.
Dhiqeosini (f. 77) sheriat, e vetëmja formë e drejtësisë. Dhe s’dimë ky sheriat a tfaqësh përpara syvet, si e ka vizatuarë Taullah bej Pojani:
O mik mos të zëntë kraba
te sheriati të të shpjenë,
se, si lejleku që ha zhaba,
as mish, as kocka nuk’ të lenë!
a po ashtû si e ëndëronte, dhe e dëshëronte i gjori Marka Gjoni në lëvizjet e motit 1912, që të mos pagojë vergji, të mos vejë nizam, të gëzojë „kadiminë", të pa ndragurë me „bid’ ate“ !
Amathis pateras (f. 83) axhami print. Është një qërtim dhe një psherëtimë për prindin që na ka ngarkuarë me barrën e rëndë të traditavet që duamë t’i shkundim dhe s’i hedhim dot, a po konstatojmë që trimi i moçmë, tani që i u-zbardhë floktë dhe më s’ i punon këmba, është bërë një gjymtyrë e paduhurë e shoqërisë, një axhami pa vleftë ?
Katnaron krevati (tër atje) pastruarë shtrat. Një tragjedi epike në këté tablo me dy fjalë: një shtrat pa pleshta, pa mora, pa çimka, të shpëtuarë prej këtyre armiqve jetikë të lëkurës’ së mjerë. Ke një dyshek i butë, ke një çarshaf i bardhë, padyshim imazhinata nuk’ arrin. Pastaj burri, trimi a nukë duhetë që të meprìzojë çdo pastrëtì, çdo hollësi të toaletësë intime, çdo kujdesje të trupit? Vërtet xhamadani, silaheja, jeleku duhet’ të jenë të artë. Po këmisha, fustani në ësht’ e mundurë duhet të jenë të zes, me lyrë. Xhaponezi ësht’ i turpëruarë dhe e kujton të ndyrë vetëhen e tij në qoftë se nukë bën banjò veç se një herë ditën ! Në një copë tjatrë të këti dheu t’ënë ka mbase njerës që janë krenarë pse nukë janë larë kurrë?
Jam kurioz të di çë mejtojnë gratë tona, çë farë ideali kanë për trupin e njomë të tyre dhe për ëndrën e dashurisë ?
Ormi ekdhiqisis (f. 85) mbi té marr hak. Guido Reni në një tablo të famëshme të pinakotekesë në Bolognë na rrëfen një shënjt që bie me një vrull rrufeje prej qiellit. Fraza lapidare e Boçarit më siell përpara syvet një pamje të kuqe, dora e mëngjrë në perçet, e djathta ka ngriturë jataganë.
Fennimor Cooper-i në romanët e tij na rrëfen Lëkurë-Kuqët, që skalpojnë lëkurën e kafkësë, me ndihmë të gjith’ asaj perçeje. Dajakët e ishullës Borneo stolisin kasollet e tyre me kokë të prera, dhe në Abisini copëza të një ane tjatrë të trupit, të prera mbi njerin e gjallë, konsiderohenë si më e çmuara dëshmi trimërije, që mbase disa prej atyreve që u-ndodhë në Adua e kanë shpravuarë më një mënyrë të hidhurë.
A kakos (f. 92) fare i keq. Pa mëshirë, pa dhëmpshuri.
Allatizo sarka (tër atje) krip kurm (kufomë). Ekspresion me figurë, e kripi, j’a kripi lëkurën.
Ematomenos (tër atje) gjakësuarë. Jo në një aksident, po në luft, prej dorës’ s’ ati që e quajtmë „fare i keq“, që krip lëkurë.
Anoitos horiatis (gjith’ atje) pa lezet fshatar, padyshim pse nukë di t’i ngrihetë më këmbë zotërisë, ose t’i bëjë temenna të gjatë.
Nus, pelellos (gjith atje) mënt, i marrë. Sa pa thënë mirë „mënt“ autori pendohetë, sikur e sheh të teprë dhe të pa nevojëshme këtë cilësi, dhe, që até çast shton „i marrë“.
Istorikòs venetikòs (f. 93) istoriko veneçan. Për një zanat që „s’të jep bukë“, për një okupim teprë immaterial, pra gjysmë marrëzi, e, Markua s’ ka gjeturë no një shëmbllë as fare pranë tij, as edhe në një komb tjatrë të Balkanit. I u-desh të ngjitetë gjer në çip fare verior të Adriatikut, atje ku „Frënqtë” humbasin kot kohënë.
Faqi akrivi (f. 97) grosh, të shtrënjta. Bereqeti s’u-bë, të lashtatë s’patnë shi, misëri kur u-vual mezi po nxjer farënë. Na edhe groshtë (fjeri) që ësh’ i shtrënjtë. Një perspektivë zije, urije, vuajtjeje përpara syvet.
(...)
Edhe atëhere cila farë vdekje munt që të jetë më e ëmblë se ajo që na godit befas, kur s’ e presim fare, pa na u-rrëfyerë, tinëz dhe qetazi? „Vdeksh më no një ferrë” është një uratë qenikërisht sinqere, dhe një i huaj është zbaviturë me të ngrehurë një statistikë mbi sasinë dhe proporcionin e atyreve që, në malësit t’ona, vdesin prej vdekjeje jo naturale, prej plumbi të armikut, dhe shifratë janë tmerrdhénëse.
Përpara këtyre fakteve a duhet’ të konkludojmë se ideali i akëç populli të voglë është që të vrasë, ose të vritetë, të bjerë prej një plumbi ose të shpravojë zotësin e tij në të qëlluarë ? Në mes të këtyre qëllimeve jeta a është një farë sendi provizor, me shëllirë dhe kollomoq?
Vivlion liambron (f. 98) Vivli që shkelqen. Është një respekt supersticioz për një gjé të pa kupëtuarëshme, plot madhështi misterioze, a po kujtohetë vetëm tropari i kishësë, sikundrë që thotë „Babilonia"?
Elevteria apistos (tër atje) elevteri e pabesë. Skepticismë e hidhurë përpara një lumtërije që s’ ka vleftë për neve veç se në vënshim gjithë besimin t’ënë në té.
Vivliothiqi dhistihi (tër atje) vivliothik e varfërë, ose më drejt bibliotekë fatkeqe. Ndoshta do të kujtojmë se na vjen keq që biblioteka ësht’ e varfrë, jo aq’ e begaçme sa na e donte zëmra. Po, e vërteta ngjan të mos jetë si na pëlqen: Autori heth një mallkim mbi libratë, i shikon si burim mjerimi. A nuk’ ka edhe sot njerës që thonë se libratë siellin varfëri, „grususlluk", fatkeqësi?
Atëhere ç’është fati dhe lumtërija ideale? — Është në të priturë miqtë dhe duaxhinjtë në selamllëk, në të bërë muhabbet, do me thënë të bëjmë planin si të rrëzojmë fqinjin, qysh ta bëjmë të vdes urije, të „shohim mëmën pa burrë, pa le të mbesim edhe ne pa atë“.
Palem fonos (faqe 99) luftë vrarë;
Mana jirevi (f. 102) mëmë kërkon. Dy idé që shpiegojnë njëra tjatrënë, që plotësohenë.
Forema aspron (f. 1031 petkë bardhë. Pa lyrë, pa dhjamë. Një fenomen pakë si monstruoz.
Jenome anthropos (f. 110) bënem njeri. Mësonj mënt, fitonj cilësi morale, jam i zoti të munt vetëhenë, të duronj dhe të reaktonj, marr virtute intime për begatin e frymësë dhe të inteligjencësë? A po bëhem trim, i zoti për luftë, vras armikun, shuanj até që është më i math, më i diturë, më i pasurë se unë?
Skotinon thelima (f. 117) i zi dashuri. Edhe dashurija, ndjenja më e butë, më e njomë e zëmrësë, duhetë që të jetë e zezë, e egrë, e ashprë ?
Perno minjatiko (f. 119) mar rogë muait. Ku? Në Stamboll, Korfuz, Bagdad, Jemen, Fizan? A po „Xhehenneme gjidermisin ? — Ajlëk kaç?‘.
Ahiron krivo (f. 120) kashtë fësheh;
Jevma trogo (tër atje) drekë ha;
Pethami ji (ibid) pëllëmbë dhé. Tri fraza që vargohenë me një ironi të çudiçme: varfërì e madhe që e bën kashtën kaqë të çmuarë, dreka e rallë, dhe pëllëmba tokë për një varr, për të mbyllurë jetënë dhe vuajtjetë.
By Lumo SKENDO
