albaniana

Poezi

Viershe e graxeta

1 Shkova ka dera e ng'ish njeri dola ka udha e nëng të pe, kërkova gjitoni mbi gjitoni e mosnjeri më tha se ti ku je; një miegullëz e zezë m'u vu nd sy, m'u salltin trutë e m'u err gjithë ky dhe; me sytë mbë lotë u prora prapë ndë shpi, i pisruar si zoku pa fole. 2 Thëllëzëz…

1

Shkova ka dera e ng'ish njeri

dola ka udha e nëng të pe,

kërkova gjitoni mbi gjitoni

e mosnjeri më tha se ti ku je;

një miegullëz e zezë m'u vu nd sy,

m'u salltin trutë e m'u err gjithë ky dhe;

me sytë mbë lotë u prora prapë ndë shpi,

i pisruar si zoku pa fole.

2

Thëllëzëz çë ka mali fjuturove

e prëzë mua erdhe e m'u kumbise,

më ruajte me ata sy e trutë m'i mbjove

e mbrënda te kjo zëmër ti m'u stise.

3

Oi mes-holl'e dredhrëz si dhri,

njatër, si ti, kopile nëng ë më,

se bukurizit tënd ng'i ka njeri

e u i ziu shërtonj e gjumë ngë zë.

4

E losen, bukuritë - si borë kur vera e çon,

si nj'yll çë nd'errësitë - shkrehet e strallambar

pëstaj shuhet ky linar - e gjindja na harron.

5

Ishin dy thëllëza ndë një degëz ftoi

e më e madhja keq mua më pëlqeu,

kurmin m'e çeli e zëmrën m'e shpoi,

si petriti m'e pa mua m'e rrëmbeu.

6

U dolla jashtë e pe si vejin retë,

kështu për tina, vashë, më sillen trutë.

7

Kisha një zëmër e ti, vashë, m'e more,

nana ti rri me dy e u pa fare.

By Popullore