Periudha Shtator, 1943 — Nandor 1944
Para shpalljes së kapitullimit të Italisë gjendja në Shqipni, tue përfshi edhe vendet fqij shkurtasi paraqitej si vijon:
Ushtrija italjane: Afër 7 divizione të kambësorisë të vendosuna nëpër qytetet kryesore të Shqipnisë, gjatë kufijvet të Greqisë, në Mal të Zi, në Dalmaci dhe në Sanxhak të Pazarit të Ri. Përveç këtyne, ishin edhe dy regjimente të thjeshta shqiptare të kambësorisë të vendosuna në qytetet e Prishtinës dhe të Gillanit në Kosovë. Me përjashtimin e aeroportave të Beranës dhe të Podgoricës (Mali Zi), aeroportet në Shqipni gjindeshin n’at kohë nën kontrollin e plotë të ushterisë gjermane.
Masat ushtarake gjermane: Dy divizione t’ushterisë gjermane, në pritje të ngjarjes së shënueme ma siper, ishin perqindrue rreth e perqarkë të kufijve të Shqipnisë, tue fillue prej Greqisë veriore deri në Mitrovicë, gadi me nderhye me shpejtësi të madhe.
Gjendja e mhrendëshme në Shqipni: Nji qeveri shqiptare nën kryesinë e Ekrem Libohovës, i cili me kohë ishte largue në Itali, gjindej e kryesueme prej Iljaz Haxhi Augushit prej Prishtinës. Kjo qeveri ishte sa për emen, mbasi kishte humbë pothuej krejt kontrollin e drejtimit shtetnor per arsye se vendi gjindej në kaosin e plotë të nji lufte të pamëshirëshme vllavrasje midis nacionalizmit të vertetë dhe komunistave të mbuluem nën emnin e famëshem të “nacional-çlirimtares”. Në Shqipninë e Jugut lufta ne mes të këtyne dy grupeve gjindej në fazen decizive të dallimit të marrjes së fuqisë. Siç dihet, kjo luftë perfundoj muejë ma vonë me fitimin e nacionalçlirimtares. Shqipnija e mesme dhe e veriut gjindej nën presionin ma të madh të agjitacionit dhe të propagandes së mbrendëshem e të jashtem komunist dhe të radiovet përendimore. Nder këto rrethana natyrisht jeta normale e popullatës shqiptare kishte pësue nji tronditje të thellë. Komunikacionet midis qytetevet të Shqipnisë ishin vazhdimisht të rrezikueme jo vetem prej luftës civile, por edhe prej bandave kriminelësh që vritshin dhe plaçkitshin udhtarët. Nder qytete organet e sigurimit të dobsueme dhe të frigsueme nuk ishin në gjendje me mbrojtë jeten dhe pasuninë e popullësisë që gjindej vazhdimisht nën terrorin e atentatave politike dhe të hakmarrjeve personale. Shkurtasi, gjendja në Shqipni të 1913-tes kishte mbrri në nji shkallë që nuk mund të flitej ma per nji jetë të perbashkët të rregullit e të drejtësisë shtetnore.
Gjendja në Kosovë: Në kontrast me sa ma siper, gjendja në Kosovë paraqitej normale edhe e qetë. Me gjith se nuk kishte ma lidhje normale të drejta me Tiranën, administrata shtetnore, tue perfëshi edhe organet e sigurimit publik, vazhdonte me funkcionue në rregull të plotë. Koshjent të rrizikut të perherëshem nga ana e grupeve shoveniste Serbe (çetnikve) formacionet vullnetare Kosovare që ishin ngarkue me mbrojtjen e kufivet, gjindeshin në krye të detyres.
NË PRAG TË KAPITULLIMIT ITALJAN
Në mbështetje të marreveshtjes me Perfaqsuesin të Plotfuqishem per Evropen juglindore të Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, Dr. H. Neubacher, shteti gjerman kishte dhanë sigurime per sa vijon:
a) Bashkimin e krahinave shqiptare të Kosovës, Tetovës etc. që gjindëshin nën okupacionin ushtarak italjan me shtetin shqiptar të 1913-tes;
b) Vazhdimin perkohësisht me mbajtë statusin e deritanishem të 4 Nënprefekturavet të banueme me shumicë prej shqiptarve të Mitrovicës, Vuçiternit, Podujevës dhe të Pazarit të Ri, që gëzojshin nji autonomi shqiptare mbrenda shtetit Serb;
c) Gjermanija, në nji çast të volitshem me ngjarjet ne zhvillim e siper të kapitullimit italjan, do të bante nji shpallje zyrtare, në të cilen të njihen: çkuptja e shtetit shqiptar nga Perandorija italjane dhe pamvarësija shtetnore e tij.
d) Gjermanija per gjatë luftës madhe në vijim do të vendoste formacione ushtarake në disa pika strategjike të Shqipnisë, tue premtue terhjeqjen e tyne të plotë në mbarim të luftës.
Periudha Shtator, 1943 — Nandor 1944
Në dijeni të plotë të gjendjes së pershkrueme ma sipër, mbas nji udhtimit të shpejt prej Belgradit në Mitrovicë, mbrina me 7 Shtator 1943 në Prizren. Pernjiherë mora kontaktet e nevojshme me parinë e Prizrenit dhe me disa personalitete shqiptare që gjindeshin aty, dhe së bashkut vendosëm me ba nji mbledhje, në të cilen të bisedoheshin të gjitha problemat që mund të rrjedhëshin nga kapitullimi italjan. Për kët Qëllim, të gjith ishim të nji mendimit me mbajtë nji Kuvend ne Prizren, ku të merrshin pjesë perfaqsuesë të zgjedhun te te gjitha krahinave shqiptare të ish Mbretnisë Jugosllave per me themellue nji organizatë që do të fliste dhe vepronte në emen te kësaj popullate shqiptare. Në bazë të propozimit të bame prej z Tahir Zajmit, mbledhja pranoj njizanit që Kuvendi i ardhëshem të ket emnin “LIDHJA E II E PRIZRENIT”, si pasardhëse e Kuvendit historik të Lidhjes së Prizrenit. Me qellim me përgaditë sheshin e mbajtjes së këtij Kuvenid u caktue nji Komitet i perbamë prej shtatë personash që kryesohej prej patriotit të vjeter të Prizrenit, Musa Shehut.
Mbas këtyne vendimeve vazhdova udhtimin per në Shkoder, ku me 8 Shtator mësova kapitullimin e Italisë. Pa humbë kohë vazhdova udhtimin per Tiranë me nji qellim të percaktuem, të çlirimit nga kampi i Porto Romanos afer Durrësit të disa prijsave të njoftun të Kosovës që gjindeshin të intemuem prej italjanëve siç ishin: Rexhep Mitrovica, Bedri Peja, Xhelal Mitrovica etj. Bashkë me këta personalitete u formue nji perfaqësi që mund të fliste në emen të Kosovës me perfaqsuesët e dalluemë të Shqipnisë së 1913-tes.
Në ket kohë gjëndja në Shqipni paraqitej mjaft e perzime dhe konfuze per arsye se grupet politike nacionaliste, që sigurisht paraqitshin shumicen e popullit shqiptar, nuk ishin qenë në gjendje jo vetem me krijue bashkim midis tyne, por as me koordinue veprimtarinë e tyne në lidhje me rrethanat e reja që priteshin të ngjajnë mbas kapitullimit italjan dhe nderhymjes eventuale të ushterisë gjermane në Shqipni.
Dy grupet kryesore politike nacionaliste në mbeshtetje të lidhjeve që kishin me misionet aleate veprojshin me koncepte që deri dikund i pengonte me marrë pergjegjësina të hapta në periudhen e realitetit gjerman në token shqiptare. Si rrjedhje e natyrëshme e kësaj gjendje, u paraqiten disa personalitete shqiptare të gjenerates ma të re, të cilët tue pa rrizikun e madh që i kercnohej Atdheut nga verprimtarija e vendosun dhe mirë e koordinueme e t’ashtuquejtunes Lëvizja nacional-çlirimtare e udhehjequn prej emisarve të partisë komunjste jugosllave dhe materijalisht dhe moralisht e perkrahun prej Komandës aleate të Mesdheut, ishin gadi të merrshin përgjegje. sina të randa ndaj popullit shqiptar. U formue nji grup i përbamë prej 22 vetëve, midis të cilëve gjindeshin persona të pakalueme politike të maparëshme, dhe persona qi kishin lidhje si me grupet e mdhaja nacionaliste shqiptare, ashtu edhe me grupin e vendosun anti-komunist që deri dikund kishte pasë lidhje me qeveritë e periudhës italjane.
Folësitë e grupit të 22 vetave, tue pasë mbështetjen e plotë të antarvet, hynë pernjiherë në bisedime paraprake me Perfaqësuesin e Plotfuqishem të shtetit gjerman, Dr. H. Neubacher. Mbas diskutimeve të gjata ma në fund u mbërri nji marrëveshtje në baza që janë shque në pikat e shënueme ma siper. Grupi i 22 vetave, ase Këshilli në fjalë, zgodhi nji Komitet ekzekutiv të perbamë prej 7 vetave, të cilët nga ana e tyne zgodhen si Kryetar z. Ibrahim Biçakun, bir i patriotit dhe ish antarit te Këshillit Naltë, Aqif Pashë Elbasani.
DETYRAT KRYESORE TË KOMITETIT EKZEKUTIV ISHIN:
- Pranimi imediat i dorëhjekjes së qeverisë së fundit të periudhës së kalueme;
- Fuqizimi dhe normalizimi i jetës administrative shtetnore dhe t'organeve të sigurimit;
- Përgaditja e sheshit për mbledhjen e nji Kuvendit Kushtetues Kombtar, që lypsej të mbahej mbrenda nji kohës së shpejt;
- Çlirimi i ma se 2000 të burgosunëve politikë nga kampi i Porto Romanos, midis të cilëve gjindeshin edhe komunista të njoftun.
ZHVILLIMET E NGJARJEVE NË KOSOVË:
Në ket nderkohë Këshilli ekzekutiv i Prizrenit i perbamë prej; Xhafer Deva dhe Aslan Boletini prej Mitrovicës; Musa Shehu, Sheh Hasani, Lukë Simon Mjeda dhe Pjeter Vuçaj prej Prizrenit; Tahir Zajmi prej Gjakovës dhe Qazim Bllaca prej Suharekës, që ishte ngarkue me organizimin e Kuvendit në Kosovë, kishte marrë të gjitha masat e nevojëshme për krijimin e komiteteve përkatëse në të gjitha Prefekturat, Nënprefekturat dhe Komunet në Kosovë, Tetovë, Diber, Ulqin, etj. Pëmjiherë qenë dhanë udhëzimet e nevojëshme për zgjedhjen e perfaqsuesave të krahinavet shqiptare të sipershenueme që do të merreshin pjesë në Kuvend. Mbarë popullësija e këtynve Prefekturave caktoj për secilen Nënprefekturë nga dy perfaqsuesë të zgjiedhun simbas sistemit demokratik me vota të dyta. Mbledhja e Kuvendit u ba me 16 Shtator 1943 nën entuziazmin e madh të popullësisë së Prizrenit dhe te krahinavet tjera të Kosovës. Kuvendi që njizanit u pagëzue “LIDHJA E II E PRIZRENIT”, caktoj pikat e rendit të ditës, mbasi zgodhi Kryesinë të perbame prej: Musa Shehu, Kryetar, Aqif Bluta, Nënkryetar, Rexhep Krasniqi, Nënkryetar dhe Bedri Gjinaj, Sekretar, dhe u muerrë me problemet jetsore të kohës siç vijojnë:
- Bisedim mbi shpalljen e vullnetit të popullit per bashkimin e viseve të Kosovës, Dibrës, Strugës, Ulqinit dhe të Tuzit si pjesë integrale të Shtetit Shqiptar;
- Mbi bashkimin me Shqipni gjithashtu të Mitrovicës, Vuçiternit, Podujevës dhe Pazarit të Ri që ndodheshin nën pushtimin gjerman dhe administrativisht bajshin pjesë në shtetin Serb;
- Mbi organizimin politik e ushtarak të popullit dhe përgaditjen e mbrojtjes së kufijvet ethnik;
- Mbi krijimin e nji Komiteti Qendror me seli në Prizren dhe të Nën-komiteteve në të gjitha qendrat e tokave të lirueme për të drejtue veprimtaritë e nevojeshme të qeverisjes dhe të mbrojtjes së vendit;
- Mbi përpilimin dhe aprovimin e kushtetutës së organizatës Kombtare LIDHJA E II E PRIZRENIT;
- Mbi proceduren që do të ndiqet per zgjedhjen e përfaqsisë së krahinave të Kosovës, Dibrës, Strugës, Ulqinit e të Tuzit per në Kuvendin Kombtar që do të mbahej në Tiranë.
Kuvendi vazhdoj bisedimet e veta mbasi zgodhi të gjitha pikat të shënueme ma siper dhe u shpërnda me 23 Shtator 1943, tue. ngarkue si autoritet suprem nji Komitet Qendror të perbam prej nji Kryetarit, Rexhep Mitrovica, dhe 6 antarëve në Prizren.
Marrë nga:
Xhafer DEVA, "Jeta dhe veprimtarija - A Biographical Portrait", New York, 1980.
[Përgatiti për publikim Albaniana]
By Xhafer Deva
