“Në gjymsën e dytë të qershorit 1968 vdiq n’Amalfi, ku ndodhej si mis i njâj komisjoni për të shênjue nji çmim poezije, Poeti zâmadh, Çmim Nobel, Salvalure Quasimodo. I lindun në Sirakusa në 1901 nga nji familje e vobekët, kreu studimet me shum vishtirsí, tue qindrue si nëpunës në nji zyre të vogël shtetnore. Kaloi prej Sicilís mâ parë në Romë e në Firenze e mâ vonë zûni vend në Milan, ku trupí i tij u suell për vorrim. Të parat përpjekje poetike i paraqiti në 1930 në vëllimin me titull: Ujna e dhéna. Mandej botoi njânin mbas tjetrit edhe vëllime tjera vjerrshash, qi i a bânë të njoftun emnin…