“Zullulandi, siç e dini, është një vend në Afrikë të Lindjes. Njerëzit që rrojnë atje, zullutë, janë negër të mëdhenj dhe të fortë, të egër dhe të tërbuar, gjakpirës me famë,që nga Tunuzi dhe gjer në Transval. Rrota e Fatit, e cila bëri të lirë aq popuj që nuk e meritojin,u zgjoi edhe zulluve oreksin për vetëqeverim. Dhe ashtu, një ditë vere,na zbriti në Paris një negër,i ngarkuarar nga bashkëvendësit me misionin që të punojë për lirinë e Zullulandit. Ky njeri, i quajtur Denizullu-Serpe, kish udhëtuar në Afrikë të Veriut, dhe kish qenë ca kohë shërbëtor i Dervishëve të Sudanit. ku, prej…